Autor: Suad Avdiu
Më 23.01.2026, në orën 11:20, SPB Tetovë ka pranuar njoftim se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, pranë f. Sllatinë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I. (33) nga fshati Dobrosht, rrethina e Tetovës dhe një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.H. (36) nga f. Nerashtë, rrethina e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësuan të dy shoferët, ndërsa lëndime trupore pësoi edhe bashkudhëtari B.A. (26) nga fshati Nerashtë, rrethina e Tetovës, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen…
Ministria e Punëve të Brendshme i ka njoftuar qytetarët se në kuadër të projektit „Qyteti i Sigurt“, nesër, më 25 janar, do të zbatohen aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje të komunikacionit në zonën e qyteteve të Kumanovës dhe Tetovës, informon Telegrafi Maqedoni. Siç thuhet në njoftim aktivitetet do të realizohen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 20:00, me ç’rast në secilin lokacion me kamerë të vendosur procedura do të kryhet një herë dhe do të zgjasë pak, përafërsisht nga 15 deri në 30 minuta. Gjatë zbatimit të aktiviteteve në lokacionin…
Sot u përkujtua 78-vjetori i lindjes së Arbën Xhaferit. Me këtë rast, Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule tek varri i të ndjerit. “Rruga dhe baza që Arbën Xhaferi vendosi për politikën e shqiptarëve të Maqedonisë por edhe më gjerë, është rruga e vetme në të cilën duhet të ecim bashkërisht”, theksoi kryetari Thaçi pas homazheve.
Sot u përkujtua 78-vjetori i lindjes së Arbën Xhaferit. Me këtë rast, Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule tek varri i të ndjerit. “Rruga dhe baza që Arbën Xhaferi vendosi për politikën e shqiptarëve të Maqedonisë por edhe më gjerë, është rruga e vetme në të cilën duhet të ecim bashkërisht”, theksoi kryetari Thaçi pas homazheve.
Me zbatimin e sistemit modern të trafikut “Safe City”, autoritetet e sigurisë rrugore nisën monitorimin ndaj shkeljeve të rregullave të komunikacionit duke përdorur një rrjet të kamerave dhe sensorëve të vendosur në kryeqytet dhe në qytete të tjera si Tetovë dhe Kumanovë. Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë në rrugë dhe të ulë numrin e aksidenteve të shkaktuara nga shpejtësia e lartë dhe sjelljet e rrezikshme të shoferëve. Regjistrimi i shkeljeve: Gjatë periudhës provuese, vetëm në Shkup janë regjistruar dhjetëra e mijëra shkelje të trafikut, ku mbi 90 % ishin përtej kufijve të shpejtësisë, duke përfshirë edhe raste ekstreme si…
Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezikshme. Për vite me radhë, gjithçka dukej normale – një vajzë e re që shkonte në shkollë, bisedonte me shoqet, ëndërronte për të ardhmen. Por brenda saj, diçka po ndryshonte ngadalë dhe fshehurazi. Vajza filloi të përdorte substanca narkotike në moshën 16-vjeçare… dhe Flutura nuk e kuptoi menjëherë. “Momenti kur e kuptova ka qenë sikur të ma nxirrnin zemrën nga vendi”, kujton ajo për Radion Evropa e Lirë. Flutura përpiqej ta këshillonte vajzën, por ndjehej e pafuqishme. “Vetë kam…
Zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë sekuestruar mbi pesë kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar një person, gjatë një aksioni të realizuar pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 14:00, në bulevardin “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh të tipit “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se pesë kilogramë marihuanë. I dyshuari është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet…
Me një temperaturë prej minus 4 gradë Celsius, Berova ishte vendi më i ftohtë në vend. Pas saj vjen Kodra e Diellit dhe Kriva Pallanka, ku u matën minus 3 dhe minus 2 gradë. Temperatura nën zero u regjistruan edhe në Pozharane dhe Tetovë me minus 2, ndërsa minus 1 gradë u mat në Shkup-Petrovec, Topolçani dhe Mavrovë. Një temperaturë prej 0 gradësh u mat në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep. Një gradë mbi zero u regjistrua në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë u matën në Kumanovë dhe Gjevgjeli. Më e ngrohta…
Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se një pjesë e shërbimeve më të kërkuara të Librave Amë tani mund të kryhen online, duke shmangur pritjet dhe radhët në sportele. “Një ndryshim që prek përditshmërinë e secilit qytetar. Qytetarët nuk duhet të humbin kohë për dokumente bazë”, ka theksuar Fazliu. Përmes portalit uslugi.gov.mk, qytetarët mund të marrin lehtësisht dokumente si: Certifikata e lindjes, Certifikata e martesës, Certifikata e vdekjes, Vërtetim për gjendje martesore të lirë. Drejtori Fazliu nënvizon se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një administrate më funksionale, më afër qytetarëve, ku stresi dhe humbja…
Sot në RMV kemi mot pjesërisht me vranësira në mëngjes dhe me mjegull në disa lugina. Gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, dhe në male borë. Do të fryjë erë e dobët, dhe përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 1, dhe maksimale do të arrijë 6 deri në 12 gradë.
