Gjatë gjithë karrierës sime profesionale, punës gjithmonë ia kam dhënë hakun.
I jam përkushtuar me dëshirë dhe pasion për dekada të tëra, duke iu përmbajtur parimeve, principeve, sinqeritetit dhe ndershmërisë ndaj miqve dhe shokëve, gjithmonë ballëhapur, pa u marrë me thashetheme dhe pa i bërë padrejtësi askujt.
Kur puna bëhet me elan dhe motiv, gjurmët mbesin, sukseset janë të prekshme dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen/Televizioni News

