Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

13 Shkurt, 2026

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

13 Shkurt, 2026

LSDM: Këshilltari i Mickoskit propozohet për gjykatës kushtetues

13 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Plani për rikthimin e të rinjve nga diaspora në Maqedoni ende pa zbatim

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Plani i premtuar për kthimin e të rinjve nga diaspora assesi të konkretizohet dhe të zbatohet në praktikë, pavarësisht se ka kaluar mbi një vit që kur ministri i Rinisë Fatmir Limani e premtoi të njëjtën. Procesi vijon të mbetet në dokumente dhe procedura. Ministria paralajmëroi edhe ligj të ri për migracionin dhe të kthyerit nga diaspora.

Në një deklaratë për portalin Portalb.mk, Limani pati paralajmëruar përgatitjen e një plani të posaçëm për rikthimin e të rinjve, por deri më sot, ky premtim nuk ka gjetur zbatim në praktikë.

Nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinisë theksuan se gjatë periudhës së kaluar kanë përgatitur Projekt-Planin e Veprimit 2026-2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinj 2023–2027, i cili është dorëzuar për miratim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Të rinjtë janë në qendër të Programit të Qeverisë për vitet 2024-2028, me fokus fuqizimin e tyre përmes edukimit, zhvillimit të aftësive dhe promovimit të pjesëmarrjes aktive në shoqëri. Qëllimi është krijimi i kushteve për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen në vend dhe sigurimi i vendeve të punës të sigurta dhe të paguara mirë. Prioritet i kësaj Qeverie është sigurimi i vendeve të punës të sigurta dhe me paga të mira për të rinjtë në Maqedoni, përmes krijimit të një klime më të mirë biznesi dhe hapjes së vendeve të punës. Plani parashikon masa konkrete për inkurajimin e të rinjve që të qëndrojnë dhe të punojnë në vend, si dhe për nxitjen e kthimit të atyre që kanë emigruar”, thanë nga thanë nga Ministria e Politikës Sociale.

Sipas ministrisë, ky plan parasheh këto masa:

  • Përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri dhe fuqizimin e sektorit rinor;
  • Uljen e emigrimit ekonomik të të rinjve dhe rritjen e migracionit të ardhshëm përmes politikave rajonale ekonomike të forcuara dhe sundimit të ligjit;
  • Modernizimin e sistemit arsimor dhe lidhjen më të mirë me tregun e punës;
  • Zhvillimin e punës rinore përmes punonjësve profesionalë rinorë;
  • Mbështetje më të madhe për pjesëmarrjen e të rinjve në kulturë;
  • Përmirësimin e shkollimit shëndetësor dhe qasjen në shërbimet për shëndetin mendor, fizik dhe seksual;
  • Nxitjen e stabilitetit financiar dhe rritjen profesionale të të rinjve;
  • Masa për rritjen e sigurisë, uljen e dhunës nga bashkëmoshatarët dhe dhunës bazuar në gjini, përmirësimin e sigurisë në internet, etj.

Ministria e Politikës Sociale njoftoi se po përgatit Ligj të ri për punën rinore dhe po punon në Strategjinë Kombëtare për zhvillim demografik dhe rezistencë demografike, duke bashkëpunuar ngushtë me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Politikës Sociale, po punohet në këtë Ligj të ri sistemik për menaxhimin e migracionit dhe riintegrimin e kthyesve nga diaspora.

Sipas tyre, ky ligj do të formalizojë rrjedhën e migracionit, do të përcaktojë mundësitë dhe përfitimet për integrimin e kthyesve dhe do të shoqërohet me një program të veçantë për riintegrim, me përfitime konkrete për përfaqësuesit e diasporës që vendosin të kthehen në vendlindje.

“Të gjitha këto do të bëhen sipas kushteve të qarta dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme”, thanë nga Ministria.

Megjithatë, as për këto iniciativa nuk janë dhënë afate konkrete se kur do të përfundojnë dhe kur do të fillojë zbatimi i tyre.

Ndërkaq, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për Portalb.mk njoftuan se procedura për miratimin e Projekt-Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinj 2023–2027 nuk është ndalur dhe se konsultimet me institucionet përkatëse janë ende në proces.

Ngjashëm, as nga Qeveria nuk dhanë përgjigje konkrete se kur do të nisë zbatimi i këtij plani.

“Procedura për miratimin e Projekt-Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinj 2023–2027 nuk është ndalur, por konsultimet me institucionet ndërqeveritare që duhet të japin mendimet e tyre dhe vërejtjet e mundshme janë ende në proces. Pas përfundimit të këtyre konsultimeve, pritet që dokumenti të miratohet”, thanë nga Qeveria.

Nga Qeveria theksuan vetëm se me miratimin e planit do të fillojë zbatimi i masave konkrete, dhe se publiku do të informohet në mënyrë të përshtatshme dhe me kohë.

Ndryshe, vendi mori kritika edhe nga Komisioni Evropain në raportin e fundit për papunësunë e të rinjve. Ndërkaq, analiza e Portalb.mk për vitin 2025 tregoi problemet me të cilat të rinjtë u përballën gjatë vitit të lamë pas. (Portalb.mk)

Lexuar: 104

Lajme te ngjashme

Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

Lajmet e fundit

Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

13 Shkurt, 2026

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.