Autor: Suad Avdiu
Kompania IFL Watches në faqet e saj në rrjetet sociale publikoi se çfarë orësh mbajnë krerët e shteteve dhe qeverive, udhëheqësit e NATO-s dhe sa kushtojnë ato. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit mban një nga orët më të shtrenjta, transmeton Portalb.mk. IFL Watches thekson se zgjedhja e orëve të dorës së udhëheqësve të 32 shteteve anëtare, kryesisht të udhëhequra nga presidentë ose kryeministra, e definon stilin e tyre të udhëheqjes, prejardhjen dhe madje edhe karakterin. Nga tridhjetë e dy udhëheqësit, IFL Watches ka “informacion” për 20 prej tyre. Në mesin e atyre për të cilët kanë informacion, orët…
Universiteti i Tetovës e largoi Artan Grubin nga ueb-faqja e tyre një ditë pas lajmit të Portalb.mk se Grubi i Listës së Zezë Amerikane që ndodhet në arrati pavarësisht se u shkarkua nga Universiteti i Tetovës para më shumë se një viti, ai ende figuronte në ueb-faqen e universitetit si profesor në Fakultetin Juridik. Një ditë pas publikimit të lajmit, Portalb.mk verifikoi ueb-faqjen e UT-së dhe pa se e kishin larguar Grubin nga aty. Nga UT-ja nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse Grubi qëndroi aty më shumë se një vit edhe pasi u shkarkua nga kjo detyrë. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk. (Fotot printscreen nga ueb-faqja…
Avokati i sapozgjedhur i Popullit, Faton Selami sot dha deklaratën e tij solemne. Me këtë akt formalizohet marrja e detyrës në një institucion me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. “Zgjedhja dhe konstituimi i këtij institucioni, i cili për një periudhë ishte pa udhëheqje dëshmon se dialogu dhe përgjegjësia institucionale është rruga e duhur për forcimin e institucioneve demokratike. I urova z. Selamit sukses në ushtrimin e mandatit të tij, duke vepruar me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nisur procedurë penale ndaj një shtetaseje kroate 30-vjeçare, me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e cila dyshohet se ka dhunuar dhe plagosur bashkëshortin e saj. Prokurori publik, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, ka vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore dhe i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës. “Dje në orët e mëngjesit, në gjendje të dehur me 2.61 promilë alkool në gjak, e dyshuara ka ushtruar dhunë në familje dhe e ka lënduar nëpër trup bashkëshortin e saj.…
Policia e Strugës ngriti kallëzime penale kundër katër banorëve të Shkupit të moshës 18 deri në 35 vjeç, të dyshuar për rrëmbimin me dhunë të një vajze 23-vjeçare. “Drejtoria Rajonale e Policisë së Strugës ngriti kallëzim penal kundër A.A. (25), D.K. (35), R.K. (18) dhe R.K. (21), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim” dhe “Bashkëpunim në Rrëmbim”. Të akuzuarit e kanë kryer krimin në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, në dëm të një vajze 23-vjeçare nga Shkupi. Pasi 25-vjeçari AA e vuri re vajzën, ai e ndoqi atë…
Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend. Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion. Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor. Plani është që bllokadat të zgjasin shtatë ditë, por protestuesit janë të gatshëm t’i ndërpresin ato nëse BE-ja nis negociata për zgjidhjen e problemit. “Nëse qoftë ditën e parë apo të dytën…
Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj. Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur. Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur. Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka…
Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Flasim për rrugë më të sigurta, për familje që nuk duhet të humbasin më baballarë, fëmijë apo motra për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër, kështu deklarojnë nga koalicioni VLEN. Ata shprehën se qëndrimi i BDI-së, dëshmon edhe një herë se kjo strukturë nuk ka asnjë lidhje me interesin e përgjithshëm publik. “Për ta, çdo vendim është pazar, çdo proces është llogari e brendshme,…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Qemal Qamili. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ahmeti e vlerësoi lart figurën dhe kontributin e të ndjerit, duke theksuar përkushtimin dhe guximin e tij gjatë rrugëtimit të përbashkët. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim, Qemal Qamili. Kontributi, përkushtimi dhe guximi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë, si vlera që do të përcillen ndër breza te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e çmuan rrugëtimin dhe veprën e…
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në një kumtesë për mediat kanë njoftuar se vitin e kaluar janë kryer mbi 125 mijë kontrolle në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Mes tjerash nga AUV bëjnë të ditur se janë shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 618 mijë euro. Kumtesa e plotë e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë Mbi 125 mijë kontrolle inspektuese nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, u realizuan vitin e kaluar nga veterinerët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Krahas…
