Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

15 Shtator, 2026

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

15 Shtator, 2026

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi

15 Shtator, 2026

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/Sheshi “Skënderbej” – Shkup

15 Shtator, 2026

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

15 Shtator, 2026

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

15 Shtator, 2026

Doktoroi deputetja Ilire Dauti në shkencat ekonomike

15 Shtator, 2026

QMK: Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

15 Shtator, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

15 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 15 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: “Safe City” është çështje e sigurisë publike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Flasim për rrugë më të sigurta, për familje që nuk duhet të humbasin më baballarë, fëmijë apo motra për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër, kështu deklarojnë nga koalicioni VLEN.

Ata shprehën se qëndrimi i BDI-së, dëshmon edhe një herë se kjo strukturë nuk ka asnjë lidhje me interesin e përgjithshëm publik.

“Për ta, çdo vendim është pazar, çdo proces është llogari e brendshme, dhe asgjë nuk udhëhiqet nga parimet apo nevoja reale e qytetarëve. Rasti i “Safe City” e zbulon hapur krizën e thellë të brendshme në BDI. Një ditë deklarojnë se “në parim janë pro”, ndërsa ditën tjetër e rrëzojnë të njëjtin qëndrim. Kjo dëshmon rrëmujë politike dhe mungesë totale kontrolli. Është e qartë se Ali Ahmeti nuk e kontrollon më as grupin e tij parlamentar. Anija e tyre politike po fundoset. Sapo u aktivizua klika e vjetër, me Sadulla Durakun në krye, çdo pretendim për reformë u shua. E ashtuquajtura “risi” e BDI-së u zhduk në momentin kur foli e kaluara e tyre. Kjo është arsyeja pse kjo parti nuk mund dhe nuk përfaqëson interesin e shqiptarëve sot. BDI mbetet peng i njerëzve dhe mendësisë të së kaluarës, një mendësi që ka prodhuar krizë pas krize. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, zgjedhin bllokadën. Kur kërkohet përgjegjësi dhe vendimmarrje, zgjedhin kaosin e brendshëm. Kur kërkohet llogaridhënie, kthehen te logjika e pazareve. Refuzimi i tyre për të mbështetur “Safe City” nuk ka të bëjë me përmbajtjen e projektit, por me frikën nga rendi, ligji dhe transparenca. Sepse aty ku ka rregull, nuk ka hapësirë për ndërhyrje, ndikim dhe lojëra prapa perdeve siç janë mësuar çdoherë”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.Ata shtojnë se qytetarët duhet ta dinë qartë se problemi nuk është “Safe City”, por sipas tyre problemi është BDI.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/Sheshi “Skënderbej” – Shkup

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

Lajmet e fundit

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

15 Shtator, 2026

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

15 Shtator, 2026

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi

15 Shtator, 2026

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/Sheshi “Skënderbej” – Shkup

15 Shtator, 2026

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

15 Shtator, 2026

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

15 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.