Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në Maqedoni

22 Shtator, 2026

Ambasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

22 Shtator, 2026

“Të gjithë bëjnë gabime!”, Taulant Xhaka në mbrojtje të Granitit dhe përgjigjet mediave zvicerane

22 Shtator, 2026

Adelina Tahiri e ndryshon mbiemrin, tani zyrtarisht gjysmë maqedonase

22 Shtator, 2026

Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

22 Shtator, 2026

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

22 Shtator, 2026

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit – Shasivari duhet të japë dorëheqje

22 Shtator, 2026

VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet

22 Shtator, 2026

Mickoski: Frustrimi tek qytetarët e Maqedonisë është i madh, kemi bërë shumë lëshime në të kaluarën

22 Shtator, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 22 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Janar, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb nuk është bërë në përputhje me dispozitat kushtetuese.

Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata ka sqaruar se e drejta për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë i takon grupit parlamentar që ka numrin më të madh të deputetëve brenda atij komuniteti, në këtë rast komunitetit serb.

Sipas Kushtetueses, kjo e drejtë buron si nga Rregullorja e Kuvendit, ashtu edhe nga fryma dhe shkronja e Kushtetutës, si dhe nga praktika e deritanishme gjyqësore e vetë Gjykatës. Ky standard, sipas saj, është thelbësor për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe legjitim të komuniteteve joshumicë në institucionet shtetërore.

Gjykata ka vlerësuar se përfaqësimi efektiv i komuniteteve që nuk janë shumicë është përgjegjësi kushtetuese e shumicës parlamentare, por njëkohësisht edhe vetë komunitetet duhet të ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me rregullat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.

Në aktgjykim theksohet gjithashtu se mekanizmat e ashtuquajtur “debllokues”, përfshirë kufizimin e votimit për të njëjtin kandidat deri në tri herë dhe përdorimin e shortit, mund të aplikohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Sipas Gjykatës, këta mekanizma janë të paraparë vetëm për të mundësuar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh dhe nuk duhet të përdoren jashtë këtij qëllimi.

Duke analizuar rrethanat konkrete të rastit, Kushtetuesja ka konstatuar se shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për propozim, duke paraqitur gjithsej nëntë kandidatë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Për pasojë, sipas Gjykatës, zgjedhja e Nenad Rashiqit nuk ka ardhur si rezultat i propozimit të shumicës së deputetëve serbë, e as si pasojë e ndonjë refuzimi nga ana e tyre për të ushtruar këtë të drejtë. Në këtë kontekst, Gjykata ka vlerësuar se përdorimi i mekanizmave debllokues nuk ka qenë në përputhje me qëllimin dhe frymën për të cilat ata janë paraparë.

Nenad Rashiq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës më 10 tetor 2025, me mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai kishte marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime.

Ndërkohë, nëntë kandidatët e propozuar nga Lista Serbe nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme, çka i hapi rrugë propozimit dhe zgjedhjes së Rashiqit në këtë pozitë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në praktikën e ardhshme të zgjedhjes së përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë në Kryesinë e Kuvendit.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

Abdixhiku për identifikimin e tre shqiptarëve të zhdukur në luftë: Kujtesa dhe drejtësia janë borxh ndaj tyre

Aksident i rëndë, humbën jetën dy vajza të reja nga Sarajeva

Kryeziu: Pas sqarimeve me Gani Gecin, e pimë një kafe në Prishtinë

Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe një pjesë tjetër të videos

Thika luftarake, simbole nacionaliste e pajisje të dyshimta në Jarinjë – dy serbë lirohen

Lajmet e fundit

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në Maqedoni

22 Shtator, 2026

Ambasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

22 Shtator, 2026

“Të gjithë bëjnë gabime!”, Taulant Xhaka në mbrojtje të Granitit dhe përgjigjet mediave zvicerane

22 Shtator, 2026

Adelina Tahiri e ndryshon mbiemrin, tani zyrtarisht gjysmë maqedonase

22 Shtator, 2026

Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

22 Shtator, 2026

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

22 Shtator, 2026

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit – Shasivari duhet të japë dorëheqje

22 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.