Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka zhivlluar sot në Zagreb një takim pune me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër për Çështje Detare, Transport dhe Infrastrukturë, Oleg Butkoviq, në të cilin siç njoftojnë nga qeveria, është konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral mes dy vendeve. Nga qeveria informojnë se në fokus të bisedimeve mes dy zëvendëskryeministrave ishte problemi me të cilin po përballen transportuesit pas vendosjes së sistemit të ri të evidencës elektronike në vendet e zonës Shengen. Nikolloski ka theksuar se bëhet fjalë për një sfidë thelbësore që nuk prek vetëm transportuesit e…

Read More

Inspektorati i Punës do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Publike për ngjarjen tragjike, në të cilën dy javë më parë, në një objekt banimi në ndërtim e sipër në Ohër, humbi jetën fotografi Kristijan Lushev. Në momentin e tragjedisë 28-vjeçari, së bashku me një person tjetër, po barte elemente, ndërsa u pengua në një kovë, humbi ekuilibrin dhe ra në hapësirën e parashikuar për ashensor në bodrum. “U konstatua se dy subjekte juridike nuk kishin ndërmarrë masa në përputhje me rregulloret në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Për këtë arsye do të paraqiten kallëzime penale në Prokurorinë…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S. Xhiang Siaojan. Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S. Xhiang Siaojan, gjatë të cilit diskutuam mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. U theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm politik dhe e bashkëpunimit në kuadër të marrëdhënieve parlamentare dhe formateve multilaterale. Shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Ambasadës në zhvillimin e vendit, si dhe riafirmova gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm konstruktiv.

Read More

Sot përkujtoj 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të revolucionarit Rafi Halili, një personalitet i rëndësishëm i organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve. Rafi Halili ishte pjesë e përpjekjeve të pandërprera për liri, drejtësi dhe barazi, duke dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, si dhe në veprimin politik e revolucionar të kohës. Ai drejtoi organizatën revolucionare “Kushtrimi i Lirisë”, si dhe gazetën me të njëjtin emër, e cila shërbeu si organ i kësaj organizate dhe zë i rezistencës politike të asaj kohe. Si bashkëveprimtar dhe shok i Rexhep Malës e Gafurr Lokut, Rafi Halili i përkiste brezit…

Read More

MPB njofton se më datë 28.01.2026 në orën 00:35, V.I. (39) nga Gostivari, në DPB Gostivar ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 21:30 në rrugën “Tode Bogdanoski”, dy vajzat e saj të mitura janë sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit, pas një debati paraprak verbal me shoqen e tyre, nga shtëpia ka dalë nëna e shoqes së tyre, F.M., e cila i ka sulmuar ato, duke përdorur edhe një send druri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Read More

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu. Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe konstruktive, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve në rajon. Pas takimit, pata nderin ta shtroj një drekë për Ministren Koçiu, duke vazhduar bisedën në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë. Takime të tilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve tona” ka shkruar Ali Ahmeti

Read More

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, mori pjesë në forumin tematik “Përdorimi i të dhënave mbi pronarët përfitues për reduktimin e korrupsionit”, të organizuar nga Qendra për Komunikime Civile me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Fetai theksoi se transparenca e pronësisë përfituese është një instrument kyç për parandalimin e korrupsionit, konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të fondeve publike, duke nënvizuar se kjo çështje përbën një prioritet të rëndësishëm të agjendës qeveritare dhe të procesit të integrimit evropian. Ai vuri në dukje progresin e…

Read More

Evropa është rajoni me shkallën më të lartë të duhanpirjes në botë, ku mesatarisht 25.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç përdor produkte duhani, tregojnë të dhënat e platformës “Brilliant Maps” bazuar në raportin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për trendet e përdorimit të duhanit dhe nikotinës nga viti 2000 deri në 2022, me parashikime deri në vitin 2030. Vendet e Ballkanit janë ndër shtetet evropiane me shkallën më të lartë të duhanit. Numri më i madh i duhanpirësve aktivë është regjistruar në Bullgari dhe Serbi, ku 39.5 për qind e popullsisë përdor duhan. Më pas vijnë…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, ku janë shqyrtuar marrëdhëniet e ngushta dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë politikën evropiane, ekonominë, arsimin dhe kulturën. Theks i veçantë, siç informojnë nga Ministria për Çështje Evropiane, u vu mbi procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e avancimit të reformave të brendshme dhe përmbushjes së kritereve evropiane. Në takim u trajtua gjithashtu agjenda reformuese në zhvillim, e cila synon përforcimin e institucioneve,…

Read More

Ja reagimi i tij i pare pas zgjedhjes: Të nderuar miq, kolegë dhe bashkëqytetarë, ​Me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, ju njoftoj se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, jam zgjedhur në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. ​Ky besim i dhënë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit është jo vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vendin tonë. ​Zotohem se gjatë mandatit tim do të angazhohem maksimalisht për: ​ Transparencë të…

Read More