Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë propozim nga Qeveria për ndryshimin e Ligjit për funksionimin e Qeverisë, raporton TV21. Ai theksoi se procesi i ndërprerjes së modelit të qeverisë teknike duhet të realizohet përmes konsensusit politik.
Sipas Gashit, nga aspekti ligjor dhe procedural, një vendim i tillë mund të miratohet edhe me 61 vota në Kuvend, pa pengesa formale. Megjithatë, ai vlerësoi se rëndësia politike e çështjes kërkon dakordim më të gjerë mes aktorëve politikë.
“Nga pikëpamja ligjore dhe procedurale, nuk ka problem që një vendim i tillë të merret edhe me 61 vota. Por, duke pasur parasysh peshën politike të kësaj çështjeje, mendoj se duhet të synojmë konsensus me të gjithë aktorët politikë, në mënyrë që bashkërisht të konkludojmë se nevoja për qeveri teknike ka përfunduar dhe vendi të vazhdojë të funksionojë normalisht, si çdo shtet demokratik me procese të rregullta zgjedhore,” deklaroi Gashi.(INA)

