Autor: Suad Avdiu
VLEN në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për Punësim 2025 po jep rezultate dhe se të rinjtë marrin guxim dhe aplikojnë për të nisur bizneset e tyre. Nga VLEN thonë se me Besar Durmishin në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ky plan po e orienton mbështetjen aty ku prodhon më shumë ndryshim. “Te të rinjtë dhe te gratë. Vetëpunësimi, vetëpunësimi në partneritet, punësimi i subvencionuar dhe trajnimet profesionale po kthehen në mundësi konkrete për punë dhe pavarësi ekonomike. Edhe të dhënat e konfirmojnë qartë drejtimin 86,5 për qind e përfituesve janë të rinj. Kjo tregon…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, András Klein, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i eurointegrimeve të vendit. “Sot zhvillova një takim me Ambasadorin e Republikës së Hungarisë, András Klein. Diskutuam për procesin e eurointegrimeve, me theks të veçantë në dinamikën e përshpejtuar të reformave dhe vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Sali. Ai theksoi se mbështetja e Hungarisë paraqet një faktor të rëndësishëm në këtë rrugëtim, duke riafirmuar përkushtimin…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i gatshëm që të bëjë marrëveshje me opozitën që qeveria teknike të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato, por me kusht që pas tyre e njëjta të shfuqizohet, përcjell TV21. “Tani nuk mund të fitoj në vend të tyre! Ja në zgjedhjet e ardhshme sërish le të ketë qeveri teknike. Nëse kemi zgjedhje të rregullta në vitin 2028, unë do të jap dorëheqje në janar të vitit 2028, nuk është problem, vetëm le të merremi vesh që në zgjedhjet e ardhshme mos të ketë qeveri teknike. Ata le të…
Ish kryetarja e partisë LQE, Gjyle Çeliku ka dhënë dorëheqje nga politika. Në një shkrim të fundit të saj ajo thotë se tëhreqja nga politika nuk është dobësi por vetëdije. Ja teksti i plotë i saj! Vjen një moment në jetë kur e kupton se tërheqja nga politika dhe aktivitetet qytetare nuk është dobësi, por vetëdije. Nuk është humbje, por zgjedhje për të mbrojtur paqen dhe vlerat e tua. Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të jem gruaja e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut që ka udhëhequr një parti politike. Kam ngritur zërin kur edhe burrat heshtnin. Kam protestuar kokën…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën. Ai shtoi se FSK-ja tashmë njihet për kapacitetet në kërkim-shpëtim dhe deminim, por edhe për kontribute të tjera në misione ndërkombëtare. “Unë jam Kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqen në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe, në vende…
Më datën 29 janar, rreth mesnate, 19 vjecarja e ka sulmuar fizikisht nënën e saj 58-vjecare, tek shtëpija në “Bit Pazar” Shkup. Viktima e ka paraqitur rastin në policia, kurse pjestarë kompetentë të MPB-së po ndërmarrin masat e nevojshme për ta zbardhur rastin deri në fund. Tani për tani akoma nuk dihet arsyeja për sulmin ndaj 58-vjecares e as për pasujat nga sulmi fizik.
Fatura të fryra të energjisë elektrike po shkaktojnë reagime të ashpra te qytetarët dhe mërgimtarët, të cilët gjatë qëndrimit të shkurtër në vendlindje po përballen me shuma marramendëse për shpenzim të rrymës. Një rast konkret vjen nga fshati Dobridoll i Vrapçishtit, ku Sadri Bahtijari, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Gjermani bashkë me familjen, ka pranuar një faturë prej 66.453 denarësh, apo rreth 1.100 euro, për vetëm 20 ditë qëndrimi në shtëpi. Në një reagim për gazetën KOHA, Bahtijari shprehet se nga 15 dhjetori deri në fillim të janarit ka qëndruar në Dobridoll, duke u ngrohur me sistem…
Në brifingun e sotëm me gazetarët, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, informoi për prioritetet kryesore të Ministrisë, me fokus të veçantë në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Ministri Hoxha theksoi se transparenca, përgjegjësia institucionale dhe puna në terren do të jenë parime udhëheqëse gjatë mandatit të tij, duke nënvizuar se sfidat mjedisore do të adresohen përmes bashkëpunimit me institucionet, vetëqeverisjen lokale, sektorin civil dhe qytetarët. Në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, u theksua se nga shtatori i vitit 2027 hyn në fuqi Ligji i miratuar për…
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota. Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare, si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet. Sipas të dhënave të GFP-së, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 114-të sipas fuqisë ushtarake, me indeks të fuqisë ushtarake 2.4956. Nga vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 77-të, Greqia në vendin e 30-të, Bullgaria e 62-ta, Serbia e…
NEW YORK, NY – NOVEMBER 15: Pedestrians walk through a wintery mix of snow and ice in Manhattan on November 15, 2018 in New York City. New York experienced its first snowfall of the season on Thursday with expectations of over an inch of snow to fall on the area. (Photo by Spencer Platt/Getty Images) Moti sot në të gjithë vendin do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale shiu, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin…
