Autor: Suad Avdiu
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka gjetur shkelje kushtetuese në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq, të cilin e kishin favorizuar deputetët e LVV-së, për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka qartësuar gjithçka. Kurti tha se pret vendimin e plotë për të marrë një qëndrim nëse do ta respektojnë apo jo. Megjithëse nuk ka hezituar që ta përsërisë se nuk e ka telashe formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit, Kurti ka kërkuar bashkëpunim me ish-opozitën për t’i siguruar 80 vota të nevojshme për tejkalimin e sfidës së zgjedhjes së presidentit dhe miratimin e…
Ka nderruar jete Xhelil Tairi, nje nga deputetet e pare shiptare ne Maqedoni, ne sistemin shumëpartiak. Lajmi eshte bere i ditur nga familja Tairi, e cila njoftoi se i ndjeri ia dorëzoi shpirtin Krijuesit në moshën 71-vjeçare. Xhelil Tairi ishte nje figure e rendesishme e jetes politike shaiptare në Maqedoni. Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 1991, në Parlamentin e parë pluralist, pas renies së sistemit njëpartiak. Në atë perberje parlamentare u zgjodhen 23 deputete shiptarë, dhe Tairi ishte pjese e ketij grupi historik që shënoi perfaqësimin e parë institucional të shqiptareve në Maqedoninë e pavarur.…
Sot në mëngjes, policia ndaloi një “Skoda Octavia” në autostradën Gjevgjeli–Shkup dhe arrestoi dy shtetas turq, S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dyshuar për trafikim emigrantësh, përcjell TV21. Në automjet u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15–35 vjeç. “Sot (31.01.2026), punonjësit e policisë arrestuan shtetasit S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dy shtetas të Republikës së Turqisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të trafikimit të emigrantëve. Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, punonjësit e Policisë nga Stacioni Policor për Kontrollin Kufitar dhe Mbikëqyrjen e Kufirit “Bogorodicë” ndaluan një automjet pasagjerësh “Shkoda Octavia” karavan,…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 100 m është në rrugën Shën Nikollë, Saramzalino dhe Veles, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët që hyjnë dhe dalin nga vendi. Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.LAMM rekomandon shpejtësi…
Sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët me reshje të lehta lokale të shiut, dhe në male dhe vendet më të larta borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 11 gradë. Në Shkup, pjesërisht i vranët me reshje të lehta të shiut. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 10 gradë. Vazhdon periudha e motit pjesërisht i vranët me reshje të shiut…
Sa i takon pyetjes se a do bëhet një parti VLEN, Fetai me përgjigje: “VLEN është me e bashkuar se kurrë, rezultati i zgjedhjeve lokale e ka dëshmuar këtë, si në komuna dhe votë që kemi marrë si VLEN. Taravari kishte thënë se VLEN me të ka pasur diku 107 mijë vota, pa të 91 mijë, unë e shoh se AKI kishte 137 mijë vota, ndërsa me të ka 107 mijë, i ka humbur nja 30 mijë vota, pra ky është impakti i këtyre zgjedhjeve lokale. Kemi harmoni që nuk e kemi pasur gjatë periudhës paraprake sa ishte aty Taravari…
Liridon Rexha, veteran i UÇK-së, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori në veshkë. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes ai duhet të trajtohet jashtë vendit dhe nuk po mund ta përballojë vetëm koston e trajtimit. Ai ka nevojë për ndihmë. May be an image of ticket stub and text that says ‘Republika Kesoves Republika 0v2-Republic Kosova Univerzitetska Bolnickai Sherbimis TeL:038 003 3123 Universitari Urelogjise Clinical Service Raport mbiemrii pacicntit Liridon Rexha per trajtim jashte Institucioneve Shendel Shendelésore Publike Datac Sindjes *Adresa/ endbanimi: Vajnike *Dg. udhezuese: personal: 1004828123 Gjinia: M-x cuT thrombesis *Komuna: .a…
Një shef firme (drejtor menaxhues) dhe imam i vetëshpallur nga Kosova është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe vepra të tjera penale. Ai gjithashtu u urdhërua të largohet nga vendi për tre vjet. Pas një procesi gjyqësor që zgjati disa ditë, Gjykata e Qarkut në Dietikon ka shpallur të enjten vendimin e saj në rastin e një drejtori menaxhues 57-vjeçar kosovar i cili kishte shpallur veten imam. Ai dhe familja e tij, si dhe kontabilisti i tij, u akuzuan për krime të shumta financiare. Prokurori kishte kërkuar një dënim me burg prej shtatë vjet e gjysmë…
Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka të sigurt mbështetjen nga Lëvizja Vetëvendosje për mandatin e dytë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili udhëheq këtë parti, tha se synon të bashkëpunojë me opozitën, qoftë për rizgjedhjen e Osmanit apo edhe për zgjedhjen e një presidenti të ri. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e deklaroi hapur mundësinë për mbështetjen e një kandidature tjetër për president, pavarësisht se Vjosa Osmani e synon mandatin e dytë. Ai udhëheq partinë që ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin që ka 120 anëtarë dhe tha se tema e presidentit do të tregojë nëse ka atmosferë për…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:03 në lagjen Vizbeg të Shkupit. Në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, një veturë e tipit “Opel”, me targa të Shkupit, ka përplasur një fëmijë. Si pasojë e aksidentit, i mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ai është mbajtur për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Nga ana tjetër, autoritetet policore kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident./TVNEWS
