Urime të përzemërta për kryetarin e ri të Degës së BDI-së në Likovë, z. Avni Saliji! I urojmë shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do ta ushtrojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion politik, në shërbim të qytetarëve të Likovës dhe të kauzës sonë të përbashkët për unitet, zhvillim dhe avancim të interesave të banorëve tonë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e deritanishëm të degës, z. Mirsad Ibrahimi, për kontributin, angazhimin dhe punën e çmuar ndër vite. Së bashku me të gjitha strukturat tona, do të vazhdojmë përpara, të bashkuar dhe më të fortë. 🤝 Me respekt, Erkan Arifi, Nënkryetar i BDI-së .

