Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e AAK-së thuhet se ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota. Gjatë qëndrimit të tij, thuhet se Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e…

Read More

BDI-ja në një reagim në Facebook thanë se: Të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. REAGIMI I PLOTË:  Të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet si prani dytësore. Këta sektorë që prodhojnë narrativë, memorie dhe identitet kulturor administrohen sipas një hierarkie të njëanshme, ku kultura maqedone ruan dominimin strukturor, ndërsa ajo shqiptare mbetet sistematikisht në periferi. Pabarazia bëhet…

Read More

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se qeveria hesht për “5 ton drogë përfunduan që në Serbi nëpërmjet Maqedonisë dhe se një bashkëpronar i një kompanie maqedonase është midis të arrestuarve” Nga LSDM thonë se nuk ka përgjigje se kush lejoi që një sasi e madhe droge të kalonte kufirin e Maqedonisë. “Nuk ka përgjigje as për fotografitë e Mickoskit me kriminelin e njohur si Sime, i arrestuar në një rast tjetër me një sasi më të madhe droge, armësh, municionesh dhe një sasi të madhe parash. LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen e…

Read More

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e duket se nuk është aspak i kënaqur në Ligën e Parë, por synon Superligën. Dëshiron ta arrijë me ekipin e tij, Bodrumspor, i cili ndodhet vetëm 4 pikë larg zonës që të ngjit direkt në elitë, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka një meritë të veçantë. Ka shënuar 12 gola këtë sezon, dhe e fundit ishte në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj rivalit Sherikspor. Seferi realizoi rrjetën e tretë, ndërsa për pak ishte autor edhe i…

Read More

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm, kur fokusi është te rritja e efikasitetit, përmirësimi i shërbimeve dhe përmbushja e objektivave strategjike të spitalit. Ajo e merr këtë përgjegjësi me synim forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët. Doktoresha Meral Uzeiri Ferati është një profesioniste e dëshmuar dhe e përkushtuar në fushën e gjinekologjisë, me përvojë të gjatë si në praktikën mjekësore ashtu edhe në jetën publike, duke…

Read More

Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105 mijë e 671 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK). Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë lindur gjithsej 27 mijë e 418 fëmijë. Prej tyre 14 mijë e 135 meshkuj dhe 13 mijë e 284 femra. Numri i fëmijeve të lindur në vitin 2025 ka pësuar një rritje, krahasuar me një vit më parë, pasi që gjatë vitit 2024 numri i fëmijëve të lindur ishte 26 mijë e 549 fëmijë. Prej tyre 13…

Read More

Koordinatori nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së, Latif Arifi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me themelimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke e cilësuar këtë hap si një pikë kthese në luftën kundër korrupsionit, përcjell tetova1 Sipas Arifit, struktura të tëra janë mësuar të veprojnë pa dhënë llogari, ndërsa mekanizmi i ri synon goditjen e drejtpërdrejtë të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Arifi ka theksuar edhe rolin e zv.kryeministrit Arben Fetai, i cili për herë të parë si shqiptar drejton këtë trup, duke e cilësuar si…

Read More

Gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (50) nga Shkupi. Rreth orës 16:15 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë qenë të përfshirë një automjet udhëtarësh “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M., një automjet “Tojota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (25) dhe një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (32), ndërkaq lëndime pësuan A.G. dhe bashkudhëtarja L.G. Pas masave të marra, u konstatua se M.M. e ka drejtuar automjetin nën…

Read More

Një gjykatë kishte urdhëruar bur8gosjen e tij për 10 muaj, por Erdogan, asokohe kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999. Pas daljes së tij nga bu8rgu, ish numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, ka jetuar 3 muaj në një qytet shqiptarësh. Erdogan, që sot përveç postit të presidentit të Turqisë mban edhe postin e kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ka kaluar një pjesë të vogël të jetës së tij në…

Read More

Më 02.02.2026, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria dy persona për posedim të lëndëve narkotike. Rreth orës 02:00, në rrugën “Partizanska”, u arrestua M.R. 18-vjeçar nga Manastiri, tek e cila u gjet një substancë pluhur. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye kontroll edhe në banesën e saj, ku u sekuestrua marihuanë. Po të njëjtën ditë, rreth orës 01:05, në rrugën “Ilindenska”, u arrestua O.N. 40-vjeçar nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi substanca narkotike, sende metalike me mbetje droge, peshore digjitale dhe objekte të tjera të lidhura me veprimtari…

Read More