Autor: Suad Avdiu

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, viktimat e së akuzuarës Nadica Cepkenović kanë rrëfyer për media pas seancës së parë gjyqësore, duke përshkruar dhunë sistematike, tortura fizike e psikike dhe kushte çnjerëzore gjatë kohës sa ishin të burgosura në paralelen për femra në Lipjan në vitet e luftës. Dëshmitë u dhanë pasi Cepkenović, e cila akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, u deklarua e pafajshme në seancën fillestare, ndërsa viktimat thanë se ballafaqimi pas më shumë se dy dekadash ka rikthyer kujtime të rënda dhe traumatike. Viktima tjetër Zahrije Podrimçaku Subashi tha se gjatë qëndrimit në burg ishte përballur vazhdimisht…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,77 % në raport me vendimin e datës 26.1.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 den/kg dhe…

Read More

Joana Sarafimovska është emëruar ushtruese detyre drejtoreshë e Institucionit Kombëtar Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë. Ajo ka përvojë shumëvjeçare profesionale në këtë institucion, ku ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore profesionale për veprimtari dramatike. Emërimi është bërë në fund të javës së kaluar nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Sarafimovska zë vendin e Sasho Todorovskit, i cili e ka ushtruar funksionin e drejtorit për dy mandate radhazi.

Read More

Më 01.02.2026 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan M.K. (24) dhe J.S. (18), të dy nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e M.K., të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një peshore dixhitale. Pas marrjes së masave shtesë, u përcaktua se ata e posedonin dhe e rishisnin drogën së bashku. Ata u dërguan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

Read More

Zv.Drejtori i Doganave të RMV-së Mustafa Dauti ka theksuar se VLEN ka kaluar 16 muaj pune, sakrificë dhe beteje për të vendosur standarde të reja. Sipas tij, sot kjo dëshmohet me vepra konkrete, duke iu referuar seancës konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë. Dauti vlerëson se VLEN çdo minutë e kësaj rruge, së bashku me zv/kryeministrin Arben Fetai, duke treguar se institucionet po funksionojnë me integritet dhe transparencë.

Read More

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 15,943 urdhërpagesa të lëshuara, 3,683 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. “74 persona u privuan nga liria për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 67 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka deklaruar se OEK e sheh me shqetësim kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike si për bizneset ashtu edhe për qytetarët, duke paralajmëruar se një rritje e re do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e prodhimit, standardin jetësor dhe fuqinë blerëse. Ai ka thënë për Ekonomia Online se për bizneset rritja e çmimit të energjisë rrit kostot operative dhe të prodhimit, sidomos për prodhuesit vendorë, duke theksuar se importet kanë kaluar mbi 7 miliardë euro, ndërsa eksportet kanë rënë në 940 milionë euro, krahasuar me 944 milionë euro një…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se aktualisht janë në procedurë mbi 50 lëndë për korrupsion të lartë, të cilat, sipas tij, për vite me radhë kanë qenë të fshehura, të zvarritura ose të injoruara informon Tetovasot. Këtë ai e tha në seancën konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke theksuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk po zhvillohet me deklarata, por me veprime konkrete. “Janë më shumë se 50 lëndë për korrupsion të lartë në procedurë. Kjo nuk është fundi, por vetëm fillimi. Presim hapjen e rasteve të reja, hetime të…

Read More

Kryetari i Kuvendit ttë RMV-së, Afrim Gashi, nga sot deri më 7 shkurt do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Uashington. Gjatë vizitës, Gashi do të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme tradicionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare. Fokusi i bisedimeve do të jetë i orientuar drejt forcimit të partneritetit institucional dhe politik. Në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit do t’i drejtohet edhe Forumit të Sigurisë në Kongresin Amerikan, ku do të marrin…

Read More