Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se qeveria hesht për “5 ton drogë përfunduan që në Serbi nëpërmjet Maqedonisë dhe se një bashkëpronar i një kompanie maqedonase është midis të arrestuarve”
Nga LSDM thonë se nuk ka përgjigje se kush lejoi që një sasi e madhe droge të kalonte kufirin e Maqedonisë.
“Nuk ka përgjigje as për fotografitë e Mickoskit me kriminelin e njohur si Sime, i arrestuar në një rast tjetër me një sasi më të madhe droge, armësh, municionesh dhe një sasi të madhe parash. LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen e strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi”.

