Autor: Suad Avdiu
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka bërë deklarata të ashpra politike duke folur për zhvillimet në Kërçovë dhe për situatën e daljes së votuesve në zonat shqiptare. Ai tha se “një njeri që para një muaji e gjysmë e humbi Kërçovën, ia morën maqedonët, del sot dhe flet sikur nuk ka ndodhur asgjë”, duke theksuar se përgjegjësitë politike nuk mund të shmangen. “Çka do të bësh para 20 apo 30 viteve, atë do ta korrësh”, u shpreh Thaçi. Ai u bëri thirrje qytetarëve të brezit të tij që, kur takojnë të rinjtë, t’u tregojnë për periudhën kur, sipas tij, Ali…
Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga Reparti i Ndihmës së Shpejtë. Mjeku Sejfullah Ademi, tregon se përballet çdo ditë me raste të tilla dhe kërkon sensibilizim më të madh të shoqërisë, që jeta e fëmijëve të mos vihet në rrezik. “Fatkeqësisht, edhe ne si Ndihmë e Shpejtë ballafaqohemi me raste të këtilla, ku shohim që fëmijët konsumojnë në mënyrë të pakontrolluar pije energjetike. Pijet e tilla energjetike nuk janë aspak të preferuara për fëmijët, duke pasur parasysh problemet që mund të ndodhin…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot (01.02.2026) vizitoi qendrën kompjuterike të “Qytetit të Sigurt” në SPB Shkup, ku sot u lançua zyrtarisht projekti “Qyteti i Sigurt” për regjistrimin e shkeljeve të trafikut. Toshkovski dëshmoi për fillimin e suksesshëm të projektit, se ai po ecën sipas parametrave të planifikuar dhe se qytetarët, siç pritej, po i respektojnë rregullat e trafikut në numër të madh. “Sot është 1 shkurti, rreth orës 8 të mbrëmjes. Kemi një rënie të ndjeshme të numrit të shkeljeve të trafikut krahasuar me dy muaj më parë kur filluam periudhën testuese. Kemi afërsisht pesëqind shkelje të…
Ukë Rugova nga LDK-ja e ka cilësuar presidenten Vjosa Osmanin si rugoviste. Në një prononcim për Reporteri.net, Rugova ka thënë se sa i përket votës për të si presidente, këtë do e shohim kur të vjen koha. “Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vjen koha”, ka thëni. “Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova.
Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012. Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet: Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë. Gjithë të mirat, Daniel. Nuk dihet nëse ky takim u zhvillua vërtet. Ndryshe, Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe…
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në Pastel të TV21 tha se institucionet e Serbisë janë fajtorë për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc. Sinani tha se MPB-ja serbe arsyetohet me faktin që pika kufitare është në afërsi të vendbanimeve, gjë që thotë se është absurde. “Nuk është faji nga ana e Maqedonisë së Veriut, por edh e përgjigjen e fundit që e kemi marrë nga MPB e cila…është dhënë një përgjigje jashtëzakonisht banale, ku thuhet se nuk mundet të hapet ky vendkalim kufitar sepse po kalon nëpër Miratoc, nëpër vendbanim, gjë që është e palogjikshme sepse edhe kufiri te…
Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë thotë se është një organizatë apolitike dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me politikën, dhe kryetari dhe drejtuesit nuk guxojnë të jenë anëtarë të ndonjë partie politike. “I them këtu përfaqësuesit të Qeverisë dhe përfaqësuesit faktikisht të partisë politike të gjejë një argument që dikush diku është politikisht i orientuar dhe i ngjyrosur. Por politikanët nuk i frikësohen politikanëve, shohim se ata bien dakord me njëri-tjetrin. Politikanët i frikësohen punëtorëve”, theksoi Slobodan Trendafilov, kryetar LSM-së.…
Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë pronar të ri. Megjithëse nga buxheti komunal për të ishin ndarë 67.000 euro, pronari i ri do ta marrë pothuajse falas. Nga Komuna e Strugës për Alsat thonë se vlera e saj aktuale e vlerësuar është 618.602 denarë, ose vetëm 10.060 euro. Shitja e automjetit do të realizohet përmes ankandit publik elektronik. “Çmimi fillestar i shitjes do të jetë i barabartë me vlerën e vlerësuar, të përcaktuar nga vlerësues i autorizuar, në përputhje me rregullativën ligjore. Çmimi përfundimtar…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin e 36-vjetorit të vrasjes së Elfete Humollit, e cila u vra gjatë demonstratave të popullit në Lupç të Poshtëm, dy javë para se të mbushte 17 vjeç.Ai kujtoi rëndësinë e qëndresës së nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta që i paraprinë kryengritjes së armatosur. Kurti kujtoi se demonstratat e vitit 1990 kishin prekur gjithë Kosovën dhe kishin vijuar për disa ditë.“Para 36 vjetësh kishte demonstrata anembanë Kosovës, nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës. Një natë më herët, më 31 janar 1990, ka pasur demonstrata të fuqishme në Podujevë, e të…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e ushqimit të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026 zgjat nga sot deri më 5 shkurt të vitit 2026. “Të drejtën për racion të subvencionuar për studentët mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve pasdiplomike të cilët kanë të ardhura më të vogla nga neto paga minimale, por edhe studentët të regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në shtet. Studentët që plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani mund të dorëzojnë një…
