Autor: Suad Avdiu
Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve DOJSH, e konfirmoi se të enjten në orën 16:45 në Qeveri do të ulen në tryezën e negociatave lidhur me kërkesat e Sindikatës për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë. Nga Sindikata e DOJSH-së, mes tjerash, theksojnë se Qeveria, sipas tyre, menjëherë ka dalë me ofertë për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë pas protestës së mbajtur më 28 janar. “Theksojmë se të punësuarit kanë të drejtë për të drejtat e fituara, të caktuara me marrëveshjet kolektive dhe rritjen e re…
Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se në Bruksel ka zhvilluar takim të rëndësishëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti. “Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, zhvillova një takim të rëndësishëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti. Biseduam për progresin e Maqedonisë së Veriut në Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, me fokus te sundimi i ligjit, digjitalizimi dhe administrata publike. Jam i bindur se me bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë, Maqedonia e Veriut po ecën me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian.”, ka…
Bitcoin po sheh një rënie të ndjeshme në bursat globale të kriptomonedhave sot, duke u tregtuar në një interval prej rreth 82,000 deri në 84,000 dollarë, niveli më i ulët në dy muaj. Pas një periudhe të shkurtër stabilizimi dhe optimizmi të moderuar në javët e fundit, kriptomonedha më e famshme është vënë përsëri nën presion, si pjesë e një tërheqjeje më të gjerë nga instrumentet financiare të rrezikshme në tregjet globale. Analistët e tregojnë rënien si të lidhur me rritjen e pasigurisë në tregjet globale të aksioneve, politikën monetare më të shtrënguar dhe kujdesin e investitorëve. Rënia e çmimit…
Kanë hyrë në javën e tretë të bojkotit të mësimit rreth 100 nxënës në Shkollën fillore të Vaksincës. Prindërit nuk tërhiqen për të filluar gjysmë vjetori i dytë pa u larguar nga shkolla mësuesja e anglishtes S.S. që sipas tyre ka probleme shëndetësore. Por, ka një javë që Këshilli i prindërve dhe drejtoria e Shkollës fillore “Rilindja” janë në pritje që Inspektorati i arsimit të ndërmerr masa pasi që i kanë dorëzuar dosjen me peticionin e prindërve dhe me raportet mjekësore të arsimtares së anglishtes. TV21 mori përgjigje nga Ministria e Arsimit që inspektorati sot ka urdhëruar drejtorinë që të…
MPB njofton se më datë 01.02.2026, rreth orës 00:20, në zonën e Qendrës së Shkupit, punonjës policie nga SPB Shkup kanë arrestuar E.B. (25) nga Gostivari, pasi ka sulmuar fizikisht një punonjës policie, njoftoi MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet kallëzim i përshtatshëm penal.
Policia e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar qytetarët e saj në lidhje me dënimet që mund të vijnë për shkak projektit “Safe City” në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Për automjetet me targa të huaja ku bën pjesë edhe Kosova, nëse shtetasi i huaj kryen shkelje të konstatuar nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë përqind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj…
Me konstituimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pronave, Maqedonia krijon mekanizëm qendror dhe të koordinuar për luftën e intensifikuar kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe fitimit të paligjshëm të pronës. Në mbledhjen e sotme konstituive, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se themelimi i këshillit paraqet hap krucial nga politikat deklarative drejt qasjes sistemike të bazuar në përgjegjësinë të qartë, koordinimin institucional dhe rezultatet e matshme. “Hetimet financiare dhe konfiskimi i pronës së fituar në mënyrë të paligjshme nuk janë vetëm çështje sigurie dhe drejtësie, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në stabilitetin fiskal, integritetin e sistemit…
Hulumtimi i publikuar nga revista Fokus, “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës”, ngre dyshime serioze dhe të argumentuara për lidhje klienteliste, familjare dhe politike në tenderët publikë në Komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, krahu u Taravarit. Sipas këtij hulumtimi, thonë ata, kompani të afërta me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë të tjerë të pushtetit aktual kanë përfituar tenderë publikë në vlerë mbi 6 milionë euro, duke krijuar indicë të qarta për korrupsion, konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk. “Veçanërisht shqetësues është favorizimi i kompanisë…
Dje në ora 17:00, në SPB Shkup, F.J. (26) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03:00, në zonën e Qendrës, një person që drejtonte një automjet taksi i ka kërkuar telefonin celular për të kryer një telefonatë dhe, pasi ia ka dhënë, i ka marrë edhe çantën në të cilën kishte dokumente dhe sende të tjera, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Shkup, 2 shkurt – Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka akuzuar qeverinë aktuale VMRO-VLEN-ZNAM për bllokim të qëllimshëm të ndryshimeve ligjore që do të mundësonin dhënien e Provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë veprim si dëshmi të pafuqisë politike dhe mungesës së vullnetit për zgjidhjen e problemeve reale të shqiptarëve, shkruan gazeta KOHA. Sipas Llogës, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 janar 2024, pas një procesi paraprak të përgatitur institucionalisht nga Ministria e Drejtësisë në kohën kur ai ushtronte funksionin…
