Autor: Suad Avdiu

Në email-e të lidhura me milionerin amerikan të ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, shfaqen pretendime se tru nga persona të vdekur në Maqedoni janë ngrirë dhe transportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjoja janë përdorur për qëllime kërkimore. Megjithatë, email-i në asnjë mënyrë nuk lidhet drejtpërdrejt me skandalin e Jeffrey Epstein, por është pjesë e një hulumtimi gazetaresk të “Bloomberg Businessweek”, realizuar nga gazetarët Cynthia Koons dhe Robert Langreth. Artikulli mban titullin: “Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën amerikane të vetëvrasjeve” (bëhet fjalë për ketaminën). Në tekst thuhet se, në kuadër të një…

Read More

Këtë vit, duhet të zgjidhet Prokurori Publik Republikan, i 9-të me radhë në shtetin e pavarur dhe sovran të Maqedonisë së Veriut. Në krye të këtij institucioni udhëheqës dhe kyç në luftën kundër krimit të profilit të lartë, u votuan individë të emëruar nga pushteti ekzekutiv, mirëpo u larguan nga ky pozicion me kritika të shumta për joprofesionalizëm dhe anshmëri në punën e tyre, shkruan analiza javore e Portalb.mk. Nga zëvendës në Prokurorinë Publike të Republikës Socialiste të Maqedonisë së atëhershme, në vitet 1988/89, mori drejtimin e këtij institucioni dhe e udhëhoqi atë deri në vitin 1996. Me këtë Marko…

Read More

Kumanovë: Ndërprerje e përkohshme e energjisë elektrike në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” Një pjesë e bulevardit “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë do të mbetet sot pa energji elektrike gjatë ditës. Sipas informatave nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë objektet në afërsi të “Casino Win”, “Tehno Market” dhe marketit “Kiper”. Në të njëjtën periudhë, ndërprerje të energjisë do të kenë edhe konsumatorët që figurojnë në adresën “Revolucioni i Tetorit” numër 22. Bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara nga EVN Maqedoni./Kumanovski Muhabeti

Read More

Njoftimi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit u bë nga familjaret dhe nga Fshati Hotë./ Me dhimbje në shpirt, por me krenari të lartë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta nëna e Dëshmorit të Kombit, Asip Emrullait, si dhe nëna e Nizës dhe Isës. ​Për shumë vite, ajo jetoi me imazhin e djalit të saj hero në sy dhe me mallin që ia përvëlonte zemrën. Sot, ky mall mori fund. Ajo u largua nga kjo botë për t’u takuar me Asipin në amshim, aty ku dëshmorët dhe nënat e tyre gjejnë qetësinë e përjetshme. ​Të gjithë…

Read More

Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imerlije Saliu ka uruar 1 Shkurtin, Ditën Ndërkombëtare të Mbulesës. Të ngjajshme Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s “1 Shkurti Dita Ndërkombëtare e Mbulesës Për mua, kjo ditë nuk është vetëm simbolikë, që nga data 11.08.2011 është histori personale, është rrugëtim, është dëshmi. Një dëshmi se besimi në vete edhe kur nuk është i lehtë, të çon aty ku duhet. Këmbëngulja për të besuar se edhe me mbulesë mund t’ia dalësh, se mund të jesh zë, përfaqësuese dhe vendimmarrëse, sot nuk është më vetëm bindje, është realitet. Këtë 1 Shkurt, kjo datë përsëri më…

Read More

OpenAI ka njoftuar se së shpejti do të fillojë të shfaqë reklama për përdoruesit e ChatGPT që nuk paguajnë për versionin premium të këtij ‘chatboti’. Kompania e inteligjencës artificiale bëri të ditur se reklamat ende nuk janë lansuar, por testimi i tyre do të nisë në javët në vijim. Është përpjekja më e fundit e kompanisë me seli në San Francisko për të gjeneruar të ardhura nga mbi 800 milionë përdoruesit e ChatGPT, shumica e të cilëve e përdorin shërbimin falas. Edhe pse vlerësohet në rreth 500 miliardë dollarë, kjo kompani aktualisht shpenzon më shumë sesa fiton dhe prej kohësh…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira me kushte për reshje të lehta shiu dhe bore në pjesët perëndimore, ku do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 2, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë pjesërisht…

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli paralajmëron raste penale dhe civile në gjykatat në Kosovë, Shqipëri, Emirate e Libi, ndaj “një njeriu që i ka besuar” për 20 vite, siç thotë ai në një shkrim të publikuar në Facebook. “Gjëja më e shëmtuar është momenti kur njeriu përballet me faktet e pabesisë nga “njeriu “ të cilit i kisha besuar pa masë, për më shumë se 20 vite”, shkruan ai. Më tej Pacolli thekson se “faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre…

Read More

Fatura të fryra të energjisë elektrike po shkaktojnë reagime të ashpra te qytetarët dhe mërgimtarët, të cilët gjatë qëndrimit të shkurtër në vendlindje po përballen me shuma marramendëse për shpenzim të rrymës. Një rast konkret vjen nga fshati Dobridoll i Vrapçishtit, ku Sadri Bahtijari, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Gjermani bashkë me familjen, ka pranuar një faturë prej 66.453 denarësh, apo rreth 1.100 euro, për vetëm 20 ditë qëndrimi në shtëpi. Në një reagim për gazetën KOHA, Bahtijari shprehet se nga 15 dhjetori deri në fillim të janarit ka qëndruar në Dobridoll, duke u ngrohur me sistem…

Read More

Deputeti nga radhët e ASH-Sela, Elmi Aziri njoftoi se sonte ka ndërruar jetë nëna e tij, përcjell TV21. Aziri njofton se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër pas kohë së drekës në varrezat e qytetit, ndërsa ceremonia mortore nis në Xhaminë e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Read More