Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026

Rebecca duket elegante në të bardha, por një detaj i veshjes surprizon

11 Gusht, 2026

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

11 Gusht, 2026

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 12 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Maqedoni: 400 persona dhe 95 kompani nën hetime për keqpërdorime financiare në vitin 2025

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me konstituimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pronave, Maqedonia krijon mekanizëm qendror dhe të koordinuar për luftën e intensifikuar kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe fitimit të paligjshëm të pronës.
Në mbledhjen e sotme konstituive, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se themelimi i këshillit paraqet hap krucial nga politikat deklarative drejt qasjes sistemike të bazuar në përgjegjësinë të qartë, koordinimin institucional dhe rezultatet e matshme.
“Hetimet financiare dhe konfiskimi i pronës së fituar në mënyrë të paligjshme nuk janë vetëm çështje sigurie dhe drejtësie, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në stabilitetin fiskal, integritetin e sistemit financiar dhe besimin e qytetarëve në institucionet”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Siç theksoi ministrja, Ministria e Financave, si institucion qendror në këtë proces, ka kompetencë shumë dimensionale përmes institucioneve nën ombrellën e saj – Drejtorinë e Policisë Financiare, Drejtorinë Doganore dhe Sistemin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në kuadër të Strategjisë nacionale për hetimet financiare dhe konfiskimin e pronave për periudhën 2025–2028, Ministria po ndërmerr aktivitete konkrete, të matshme dhe thelbësore që orientohen në përmirësimin e efikasitetit të sistemit.
“Në këtë drejtim, po përforcohet korniza juridike që përkrah drejtpërdrejt efikasitetin e hetimeve financiare. Sipas Ligjit të ri të Drejtorisë Doganore krijohet bazë më e qartë dhe më efikase për qasjen në të dhënat përkatëse dhe monitorimin e flukseve financiare dhe mallrave që lidhen me aktivitetet kriminale. Në këtë drejtim, duke përmirësuar kornizën ligjore të Drejtorisë së Policisë Financiare, po përforcohet roli i saj në kryerjen e hetimeve financiare, konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme dhe profesionalizimin e kuadrit të saj.”
Theks i veçantë u vendos mbi rezultatet e arritura në periudhën e kaluar.
“Drejtoria e Policisë Financiare në vitin 2025 nisi 58 hetime financiare që përfshinin rreth 400 persona fizikë dhe 95 persona juridikë, ku 33 hetime tashmë kanë përfunduar dhe pjesa tjetër është në vazhdim. Në suaza të Ligjit për Konfiskimin e Pronës në Procedurën Civile, me iniciativën e prokurorive publike, janë siguruar masa gjyqësore për pronat me vlerë mbi 38 milionë denarë”, theksoi ministrja dhe nënvizoi faktin se në vitin 2022 u kryen vetëm 9 hetime financiare, në vitin 2023 u kryen 17 hetime dhe në vitin 2024 u kryen 10 hetime financiare.
Ministrja theksoi se këto numra tregojnë qartë se hetimet financiare nuk janë vetëm procedura formale, por destinohen në konfiksimin real dhe në mbrojtjen e interesit publik.
Njëkohësisht, siç tha ministrja Dimitrieska-Koçoska po investohet në forcimin e kapaciteteve institucionale përmes përforcimit sistematik të kuadrit, pajisimit teknik me faza dhe dixhitalizimit të njësive të specializuara, ndërsa segment kryesor është krijimi i ndërveprimit të plotë dhe shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve, si parakusht për hetimet financiare në kohë dhe të suksesshme. Paralelisht me aktivitet vendore, po përforcohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar me agjencitë e Bashkimit Evropian dhe rrjetet ndërkombëtare realevante, mes të cilave me EUROPOL-in, CEPOL-in, EUROJUST-in DHE OLAF-in, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe praktikave adekuate.
“Krijimi i Këshillit Nacional është sinjal i qartë se shteti po krijon një mekanizëm për monitorimin, koordinimin dhe mbështetjen politike të vazhdueshme për zbatimin e strategjisë. Si Ministri e Finanacave, do të kontribuojmë që Këshilli të jetë funksional dhe operativ ndaj rezultateve”, theksoi ministrja Diomitrieska-Koçoska.
Ajo përfundoi se qëllimi përfundimitar është krijimi i një sisitemi me të cilin pronat e fituara në mënyrë të paligjshme të identifikohen, konfiskohen dhe të kthehen në funksion të shoqërisë, me një mesazh të qartë se krimi nuk është dhe nuk do të jetë fitimprurës.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

Zëdhënësja e Qeverisë zbulon agjendën për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “25 vjet dhe përtej”

Eklipsi pjesor i Diellit nesër mbi Maqedoni: Ja orari i saktë për Shkupin, Kumanovën, Tetovën dhe Strugën

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.