Autor: Suad Avdiu
Në një sistem ku për vite me radhë korrupsioni është mbrojtur nga heshtja dhe pushteti është keqpërdorur si mburojë për të paprekshmit, vendi sot po hyn në një fazë të re, fazën e llogaridhënies reale. Mbledhja konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë nuk është akt formal dhe as ceremonial. Ajo është sinjal i qartë se shteti po e zhvendos betejën aty ku korrupsioni dhemb më shumë: te pasuria e pajustifikuar dhe te rrënjët e kapjes së sistemit. VLEN e vlerëson këtë hap si moment kthese në ndërtimin e një shteti që nuk toleron pandëshkueshmëri.…
Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit -5 gradë, në Kriva Pallankë janë matur -4, në Shkup – Petrovec – 3. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli me dy gradë, informon LAMM. Në Kodër të Diellit ka edhe më shumë borë 34 centimetra, në Krushevë shtresa e borës është 18, ndërsa në Hanet e Mavrovës 11 centimetra. Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 6 deri 11 gradë. Në Shkup,…
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deklaroi se “të gjithë do të flinin rehat” në rast se në krye të presidencës do të ishte Ramush Haradinaj. Sipas Tahirit, Ramush Haradinaj është “kandidat shumë serioz, e kishëm flejtë të gjithë rehat e kishëm ditë që është në krye të asaj zyre, Ramush Haradinaj”, tha Tahiri në Frontal. Ai shtoi se “Kosova së paku kurrë nuk do të shkonte mrapa e nuk do t’i lëndonte marrëdhëniet me aleatë dhe do ta ruante fuqishëm interesin kombëtar dhe shtetëror”, në rast se Ramush Haradinaj do të ishte president i vendit. Gjithsesi,…
Nga Enver Robelli 120 vetura, vila me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, 1,5 milionë franga dëm, kredi të papaguara. Një sheh nga Kosova përfshiu familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy ndihmës, në mashtrime sistematike. Nga një gjykatë zvicerane ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg – dhe 3 vjet ndalimhyrje në Zvicër. Një skemë mashtrimi në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit afër Zürichut, duke zbuluar prapaskenat e një jete përrallore të ndërtuar mbi gënjeshtra, mashtrime dhe keqpërdorime të shtetit zviceran. Në qendër të këtij skandali është një 57-vjeçar nga…
Skandali u thellua edhe më tej pasi Departamenti i Drejtësisë publikoi gabimisht dhjetëra fotografi nudo, ku shfaqeshin trupa dhe fytyra të vajzave të reja, ose me shumë gjasë të mitura Dosjet e publikuara së fundmi mbi Jeffrey Epstein kanë hapur një kapitull të ri tronditës të njërit prej skandaleve më të mëdha seksuale të dekadave të fundit. Sipas një email-i të përfshirë në dokumentet zyrtare, aludohet se Epstein ka pasur një fëmijë sekret rreth 15 vite më parë. Email-i në fjalë mban datën 21 shtator 2011 dhe pretendohet se është dërguar nga Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Andrew Mountbatten-Windsor. Në një…
SHKUP, 2026 – Publikimi i të dhënave të fundit për koston e jetesës ka vendosur Shkupin në një pozitë interesante rajonale. Ndërsa qytetarët po përballen me shtrenjtimin e shportës konsumatore, krahasimi me metropolet fqinje tregon se Shkupi mbetet një “ishull” stabiliteti krahasuar me rritjen galopante të çmimeve në Tiranë. Analiza e Shifrave: Ku po goditet xhepi i shkupjanëve? Sipas indeksit të fundit, kostoja e jetesës në Shkup qëndron në 38.1. Kjo shifër e vendos Shkupin në mesin e artë mes dy ekstremeve: • Më shtrenjtë se Prishtina: Banorët e Shkupit paguajnë rreth 32% më shumë për jetesën e përgjithshme sesa…
Intervistë e plotë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshem të BDI-së Arbër Ademi dhenë Gazetës Lajm me gazetarin Fejzi Hajdari G: Përshëndetje miq të Gazetës Lajm dhe Lajm TV, mirësevini në intervistën e radhës, ku mysafir e kemi sekretarin e përgjithshëm të BDI-së, Arbër Ademi. G: Safe City nuk po zbret nga aktualiteti i fundit. Kemi lloj-lloj vlerësimesh nga ju si opozitë dhe nga VLENI si pjesë e Qeverisë. Përderisa ata i mbrojnë këto masa, ju keni një qëndrim ndryshe, cila është e vërteta, cili është vlerësimi i partisë tuaj? ARBËR ADEMI: I gjithë opinioni e dinë që BDI nuk ka dhënë…
Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha në Click Plus në TV21, deklaroi se nuk do të hyjnë në Qeveri pa marrëveshje politike. Tutje, Hoxha tha se kjo është e vetmja Qeveri në historinë e shtetit që ndërtohet pa program politik të implementuar nga partitë politike shqiptare. “Qëllimet e Mickoskit kanë qenë të qarta. Si ta dobëson pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të hakmerret për të gjithë ato të arritura të shqiptarëve që kanë ndodhur në formë të natyrshme. Dhe i duheshte një grusht njerëzish për ta legjitimuar politikën e tij. Se nëse ata nuk do të ishen pjesë…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe erë të dobët deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 9 gradë. Nga e mërkura moti do të jetë pjesërisht me vranësira…
Dita e parë e vënies në funksion të kamerave të sistemit “Safe City” në Kumanovë ka rezultuar me gjoba për gjithsej 55 shoferë. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjithsej 24 gjoba janë shqiptuar për kalim në semafor të kuq në Kumanovë, 35 në Shkup dhe pesë në Tetovë. Sa i përket tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, janë konstatuar gjithsej 582 kundërvajtje, prej të cilave 445 në Shkup, 36 në Tetovë, 31 në Kumanovë dhe 70 në korridoret rrugore. – Me këtë rast janë shqiptuar gjithsej 101 ndalesa për drejtimin e automjetit motorik, bazuar në të dy llojet…
