Dy persona nga fshati Çerkezë i Kumanovës mbetën pa automjetet e tyre dhe u arrestuan pasi policia zbuloi se po drejtonin mjete pa leje drejtimi.
– Më 04.02.2026, rreth orës 13:40, në fshatin Ljubodrag të Kumanovës, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga fshati Çerkezë, Kumanovë – informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtojnë nga policia, gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë ndaluan një automjet “Škoda” të drejtuar nga D.J. dhe një automjet “Opel” të drejtuar nga F.A., dhe pas marrjes së masave u konstatua se ata po i drejtonin automjetet pa e kaluar provimin për patentë shoferi.
– Është njoftuar prokurori publik dhe sipas udhëzimeve të tij automjetet janë konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, thuhet në njoftim./ Kumanovski Muhabeti

