Autor: Suad Avdiu
Studentët që studiojnë në 100 universitetet më të mira në botë me bursë shtetërore ose studiojnë në Maqedoni si dhe ata që janë shpallur studentët më të mirë, do të kenë përparësi kur të punësohen në universitetet shtetërore, si staf mësimor dhe shkencor, paralajmëroi ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska. Ajo po ashtu bëri të ditur se është vendosur një mënyrë e re e financimit të institucioneve të arsimit të lartë. “Po forcojmë kriteret për avancim në titujt e fakultetit. Kushdo që aplikon për zgjedhje në titullin – profesor asistent, profesor i asociuar ose profesor i rregullt, që tani…
Një grua nga Shqipëria, e martuar dhe me familje në Maqedoni, e punësuar si punëtore higjiene në një shkollë, u maltretua dhe u ofendua nga shefi i saj, i cili i drejtohej me emrin “Nuse” dhe e pengonte të kryente detyrat e punës, duke i mohuar çelësat e dhomave që duhej të pastronte, përcjell portali SDK.mk. Rasti u paraqit në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili konstatoi ngacmim interseksional në punë bazuar në etninë, kombësinë, gjininë dhe statusin personal të punëtores. Para kallëzimit, drejtoresha e shkollës kishte ndërmarrë masa mbrojtëse, duke i hequr kompetencat shefit dhe duke…
Sistemi “Qyteti i Sigurt” duhet të fillojë së shpejti të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të shërbejnë si një mjet për disiplinë më të madhe në rrugë. Një pjesë e infrastrukturës është tashmë në teren: katër kamera janë instaluar në seksionin e autostradës Ohër-Kërçovë, pranë Gorencit dhe Trebenishtës, si dhe pranë Botunit dhe Novo Sellës në Debrcë. Për momentin, kamerat nuk vendosin sanksione – sistemi është në fazën e testimit teknik dhe kontrollit të pajisjeve. SPB Ohër raporton se qëllimi është të zvogëlohen shkeljet dhe…
Çairi vazhdon të mbetet i fundit në listën e përfituesve të fondeve evropiane. Në një kohë kur edhe komunat më të vogla rurale në gjithë vendin po përfitojnë miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për rrugë, shkolla, ujësjellës dhe shërbime publike, Çairi vazhdon të mos përfitojë asgjë. Zero projekte. Zero fonde. Zero vizion. Kjo nuk është rastësi. Kjo është pasojë direkte e mungesës së dijes, vullnetit dhe kapacitetit institucional të udhëheqjes aktuale të komunës për të dizajnuar projekte serioze dhe për t’i absorbuar fondet evropiane. Fondet ekzistojnë, thirrjet janë të hapura, por Çairi nuk është aty ku duhet –…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin “FOLI SHQIP o taj!”,duke i dhënë zë një nisme që lidhet me kërkesat e studentëve shqiptarë të Fakultetit Juridik në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zyrtare.net Edhe pse në postim nuk jepen detaje shtesë, mesazhi i publikuar i referohet kërkesës së studentëve që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Aktualisht, ky provim ofrohet vetëm në gjuhën maqedonase, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime nga studentët shqiptarë të cilët kanë nisur edhe një peticion. Nisma ka ngjallur reagime në opinion, ndërsa pritet…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se Ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi, përcjell TV21. Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe. “Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20 për qind e…
Një vajzë shtatëvjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi mbrëmjen e djeshme është goditur nga një automjet në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë. Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 05.02.2026 rreth orës 19:05 është raportuar se një automjet i tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.V. (23) nga Kumanova, ka goditur një fëmijë të mitur shtatëvjeçar nga i njëjti qytet. Siç bëjnë të ditur nga policia, e mitura ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, prej nga është transferuar për trajtim…
MPB Maqedoni njofton se dje (05.02.2026) në orën 15:25 në Radovish, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, arrestuan E.B. (23) nga Radovishi. “Ai u dënua me pesë vjet e 10 muaj burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, dhe kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu i Strumicës, ku kishte tre vjet e tetë muaj dënim për të vuajtur”. “Personi u dërgua në Qendrën Korrektuese të Burgut të Strumicës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga MPB.
Pas aksionit të madh të Ministrisë së Brendshme dhe sekuestrimit rekord të marijuanës rreth 27 tonë, në opinionin publik janë nxitur debate se sa licenca dhe si janë dhënë për kompanitë që kultivojnë kanabis për përdorim mjekësor. Kompanitë që merren me kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore duhet të kenë marrë licencë nga Ministria e Shëndetësisë, me miratimin paraprak të Qeverisë. Që nga ligji i vitit 2017, rreth 60 kompani në Maqedoninë e Veriut kanë marrë leje për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas të dhënave të fundit, deri më tani 14 prej këtyre kompanive u janë marrë licencat,…
Muharem Hasani ka reaguar fuqishëm përmes një postimi në Facebook pas pretendimeve se disa persona kanë ushtruar me Adem Jasharin gjatë viteve ’90. Sipas Hasanit, këto deklarata janë të pavërteta dhe përbëjnë një shkelje të rëndë morale dhe historike. “Të deklarosh se, ‘në vitet ’90-a kam ushtruar me Adem Jasharin’ ndërsa nuk ke qenë pjesë në asnjërën nga tri luftërat çlirimtare, është më shumë se idiotësi! Në fakt, është tradhti ndaj idealit të vet Adem Jasharit dhe gjithë kauzës shqiptare!”, ka shkruar Hasani. Ai thekson se keqpërdorja e emrit të figurës së shquar çlirimtare dhe falsifikimi i historisë nuk duhet…
