Autor: Suad Avdiu

LSDM në një kumtesë për media thotë se ende nuk ka përgjigje se si kaluan 5 ton drogë kufirin e Maqedonisë dhe përfunduan në Serbi. Nga LSDM thonë se është e qartë se pa mbështetjen e strukturave në qeveri, Ministrinë e Brendshme, Doganat, është e pamundur që 5 ton drogë të kontrabandohen përtej kufirit. “LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen midis strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi. Qeveria hesht, ashtu siç hesht për fotografitë e Mickoskit me kriminelin Sime. Tani qytetarët po shikojnë një fushatë mediatike me sekuestrime kanabisi dhe përpjekje të qeverisë për të shpërqendruar nga pyetja…

Read More

Mbrëmë në një operacionin policor në Shkup dhe Strumicë, janë sekuestruan 27 ton marihuanë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Maqedoni. MPB dhe Prokuroria pritet që sot të publikojnë detajet dhe të japin informacione rreth aksionit. Disa media kanë raportuar tashmë se mbrëmë ka pasur një rrethim policor të disa objekteve në Strumicë dhe rajonin e Strumicës, si dhe në Shkup. Është raportuar se dhjetra furgonë dhe disa kamionë dhe automjete policie kanë hyrë në ambientet e një ish-fabrike. Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në lajmet në RMTV mbrëmë në lidhje me sekuestrimin e ditëve më parë…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media dënon qëndrimin dhe deklarimet të ministrit të Drejtësisë, në lidhje me kërkesën e studentëve të juridikut, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Nga BDI thonë se “në mënyrë brutale dhe të papranueshme, ministri ka injoruar kërkesat legjitime juridike të studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit tëjurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj”. “Ky veprim përbën precedent të rrezikshëm institucional, ku Ministri i Drejtësisë vendos veten mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi Qeverinë dhe mbi çdo institucion tjetër të vendit, duke cenuar rëndë…

Read More

Kryetari i komunës së Kumanovës dhe kryetar i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, komentoi mbrëmë në emisionin e TV “21” kërkesat aktuale të Bashkimit të Sindikatave (SSM) për rritjen e pagës minimale, për shkak të rritjes së ndjeshme të kostos së jetesës, përfshirë shtrenjtimin e ushqimit dhe produkteve bazë. Dimitrievski, si kryetar i një partie në pushtet, u shpreh kundër rritjes së pagës minimale, duke thënë se në këtë temë ka “shumë politikë dhe pak substancë”. Ai pranoi që pagat në Maqedoni janë të ulëta, por theksoi se rritja e pagave, përfshirë rritjen e pagës minimale, “do të sjellë edhe rritje…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata dhe herë pas here të lagura. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra vërehet në afërsi të Gjevgjelisë, deri në 100 metra në Strumicë, Negotinë dhe Saramzalinë dhe deri në 150 metra në Demir Kapi, njoftoi LAMM. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, në mëngjes në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale…

Read More

Dy persona nga Çerkezi i Kumanovës mbetën pa automjetet e tyre dhe u ndaluan pasi policia zbuloi se po drejtonin pa leje drejtimi. “Më 04.02.2026 në orën 13:40 në fshatin Ljubodrag të Kumanovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kanë ndaluar D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga fshati Çerkez i Kumanovës”. “Gjatë një kontrolli të trafikut, oficerët e policisë ndaluan një automjet “Skoda”, të drejtuar nga D.J., dhe një “Opel”, të drejtuar nga F.A., dhe pas marrjes së masave, u vërtetua se ata po drejtonin automjetet pa pasur provim të kaluar për vozitje”.…

Read More

Arsim Bajrami Studentët e fakulteteve juridike në universitete publike dhe kolegjet private në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë të garantuar kushtetuese të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kjo nuk është thjesht një kërkesë politike– është një e drejtë legjitime që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e cila e përcakton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë për të respektuar këtë të drejtë është antikushtetuese, që cenon Marrëveshjen e Ohrit dhe parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe barazisë ndërmjet gjuhëve. Kjo praktikë nuk…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Lutjet e Mëngjesit” (National Prayer Breakfast) në Uashington, një ngjarje që bashkon liderë politikë, fetarë dhe shoqërorë nga mbarë bota. Sipas njoftimit të tij, Gashi e cilësoi pjesëmarrjen si një “nder dhe privilegj”, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për promovimin e dialogut dhe vlerave universale në udhëheqje. “Është nder dhe privilegj të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, një ngjarje domethënëse që gërsheton politikën, besimin, vlerat dhe përgjegjësinë globale”, tha Gashi. Ai shtoi se ceremonia, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i…

Read More

Më 04.02.2026, në ora 10:10, në autostradën Gradsko–Veles, pranë nyjës Karasllari, zyrtarë policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria F.J. (35) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në komunikacion, është ndalur një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Prilepit, i cili drejtohej nga F.J., edhe pse ndaj tij ishin shqiptuar tri masa ndalimi për drejtimin e automjetit motorik të kategorisë B. Më 04.02.2026, në ora 21:45, në Probishtip, zyrtarë policorë nga NJPB Probishtip e kanë privuar nga liria K.A. (29) nga fshati Zletovë, komuna e Probishtipit. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndalur një automjet pasagjerësh “Opel Corsa” me targa…

Read More