Autor: Suad Avdiu
Sindikata e Pavarur ka alarmuar për kushtet e këqija në kazermat ushtarake pas shfaqjes së sëmundjes ngjitëse zgjebe në kazermën “Aleksë Demnievski-Bauman” në Veles. Sipas sindikatës, kjo situatë ka nxjerrë në pah problemet serioze me kushtet e jetesës dhe punës së ushtarëve profesionistë në kazermat në mbarë vendin. Nga Sindikata thonë se shfaqja e zgjebes nuk është një rast i izoluar, por pasojë e një neglizhence shumëvjeçare. Sipas tyre, ushtarët profesionistë flenë në ambiente me lagështi dhe insekte, përdorin shtroje të vjetra dhe të papastra, jastëkë të përdorur edhe mbi dy dekada, ndërsa batanijet dhe çarçafët nuk janë ndërruar prej…
Opinionisti Avni Arifi ka shprehur kritika të ashpra ndaj Prokurorisë së Hagës gjatë paraqitjes së tij në Klan Kosova. Sipas tij, kjo prokurori nuk ka arritur ta bindë për paanshmërinë e saj, duke lënë të kuptohet se veprimtaria e saj ka prapavijë politike. Arifi theksoi se, në perceptimin e tij, Prokuroria e Hagës ka qenë krah i djathtë i Serbisë. “Prokuroria e Hagës, në sytë e mi, nuk më ka bindur për asgjë. Më ka bindur që është krejtësisht politike, që ka qenë krah i djathtë i Serbisë, në marrjen e argumenteve, të fabrikuara nga Serbia, qysh e njohim ne”,…
Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk ka statujë apo diçka që i kushtohet familjes Jashari. Kuvendi Komunal i Prishtinës, tashmë ka hapur konkurs në të cilin pret projekte për ndërtimin e memorialit kushtuar familjes Jashari. I njëjti planifikohet të ndërtohet mbi nënkalimin që do bëhet në rrugën “Agim Ramadani” Në mes të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Xhamisë së Gurit, planifikohet të ndërtohet një nënkalim për vetura e mbi memoriali përkujtimor kushtuar komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka hapur edhe njëherë një tender, që pret ofertues për projektimin…
“…gjatë muajit shkurt, Gjenerali Mihajlloviq pushtoi rrethet veriore shqiptare të Gucisë, Plavës, Beranit*, Rozhajës, Senicës dhe Pazarit të Ri (Novi Pazar). Gjatë këtij pushtimi, raportohet se trupat e tij dogjën pesëdhjetë e tri fshatra shqiptare dhe vranë të paktën 6 mijë e 400 shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë. Forcat italiane të stacionuara në këtë pjesë të vendit raportohet se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i rezistuar Gjeneralit Mihajlloviq”, shkruhet në raportin diplomatik nga Konsullata e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1943 NR. 290 (R-268) SHËRBIMI I JASHTËM I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS KONSULLATA E…
Sot nis faza përmbyllëse e procesit më të madh gjyqësor që është duke u zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të paraqiten duke filluar nga sot. Kjo seancë pritet të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 23:09 regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në territorin e Republikës së Kosovës, afërsisht 46 km në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter, M L 3.0. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Tetovë dhe zonën përreth me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Për momentin nuk janë raportuar dëme nga ky tërmet.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme që do të jenë më intensive në pjesët juglindore (mbi 15 l/m²). Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë në viset më të larta. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu…
Një incident ka ndodhur sot në stadiumin e fshatit Dobërshan të Kumanovës, gjatë ndeshjes miqësore mes GFK Kumanovo (Liga e Tretë-Veri) dhe Bashkimi 1947 U18, që ka sjell edhe ndërprerjen e ndeshjes, shkruan Open-TV. Sic njoftohemi nga sekretari i KF Bashkimi 1947, Faton Beluli, incidenti ka ndodhur në çastet e fundit të pjesës së parë, kur tifozët e skuadrës vendëse “Kumani”, filluan me fyerje dhe brohoritje antiqshqiptare, në atë çast përfaqësues të Bashkimit 1947-U18 kanë kërkuar nga vendësit që të ndalin fyerjet e tifozëve të tyre, ose në të kundërtën do të ndërpresin lojën. Situatën e tillë e kanë shfrytëzuar…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve. Duke përgëzuar strukturat për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, Mexhiti theksoi se fuqizimi i Lëvizjes Demokratike është fuqizim i drejtpërdrejtë i VLEN-it. Sipas tij, unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik po e shndërron këtë koalicion në forcë të vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Ai nënvizoi se organizimi nga baza dhe konsolidimi i strukturave…
Debati për pagën minimale në vend ka hapur sërish edhe çështjen e pagave të funksionarëve publikë. Në ditët e fundit është hedhur si propozim ideja që, nëse nuk rritet paga minimale, pagat e funksionarëve të ulen deri në 80 për qind. Megjithatë, kjo nismë ka nxitur reagime dhe pyetje në opinion, sidomos për faktin se rrallëherë paraqiten qartë shifrat aktuale dhe efektet reale të një uljeje të tillë. Sipas të dhënave zyrtare publike (shkurt 2026), paga neto e Kryeministrit është rreth 140.450 denarë (afërsisht 2.280 euro). Pagat e ministrave dhe drejtorëve të institucioneve qendrore sillen rreth 115.540 denarë (rreth 1.880…
