Autor: Suad Avdiu

Dje më 08.02.2026, oficerët e Policisë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë privuan nga liria L.B. (23), M.R. (22), A.S. (19) dhe K.K. (23), të gjithë nga Kumanova, sepse në stadiumin e fshatit Dobroshanë në Kumanovë, në një ndeshje futbolli midis klubeve Bashkimi dhe Kumanovo, sulmuan me një mjet të fortë F.B., punonjës i klubit të futbollit Bashkimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse, thuhet në njoftimin e SPB-Kumanovë.

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në emisionin Click Plus duke folur për kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, theksoi se të drejtat e garantuara me Kushtetutë nuk kanë nevojë të përsëriten në çdo ligj apo rregullore, pasi ato duhet të zbatohen automatikisht nga institucionet. “Ne themi se duhet të respektohet Kushtetuta dhe nuk duhet të futemi në çdo ligj, apo në rregullore të institucioneve të ndryshme, ta shkruajmë gjithandej se duhet kjo kjo, për arsye se nëse në Kushtetutë është e shkruar diçka, gjithçka inkorporohet në praktikën e mëtutjeshme të institucioneve dhe do…

Read More

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke e goditur disa herë. Profesori i dyshuar është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë. Lajmi e ka konfirmuar për Insjaderin Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. “Po mund te ju konfirmoj se ai është ndaluar për 48 orë”, tha ai. Pamjet e momentit të incidentit.

Read More

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe historisë” kërkesën e kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, që ish-krerët e UÇK’së të dënohen me nga 45-vjet me dënim unik. Përmes një komunikate të publikuar në media, VV thotë se në Hagë nuk po gjykohen individë por vetë akti i çlirimit, shkruan Insajderi. “Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të…

Read More

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në Maqedoninë e Veriut, Faton Fazliu, ka njoftuar për avancimin e 15 punëtorëve në kuadër të Librave Amë. “Pas një periudhe të gjatë, sot pata kënaqësinë e veçantë të ndaj avancime për pesëmbëdhjetë (15) të punësuar në kuadër të Librave Amë. Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje institucionale, por edhe një vlerësim të merituar për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të secilit prej tyre ndër vite. Avancimet nuk janë thjesht tituj, por dëshmi konkrete se puna e ndershme dhe angazhimi i vazhdueshëm njihen dhe vlerësohen. Për mua personalisht, kjo është…

Read More

Kroacia po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve sezonalë dhe këtë vit pritet të ketë nevojë për rreth 65 mijë punonjës, kryesisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Sipas të dhënave dhe vlerësimeve të publikuara nga portali i punësimit “Moj Posao” dhe raportimeve të transmetuesit publik HRT, rekrutimi nis që në fillim të vitit, ndërsa punëtorë të huaj kërkohen që nga vjeshta për shkak të procedurave për leje pune. Rreth 50 mijë vende pritet të plotësohen nga punëtorë të huaj dhe rreth 15 mijë nga tregu vendas. Profesionet më të kërkuara janë kuzhinierë, kamerierë, recepsionistë, pastruese dhe shitës. Sipas…

Read More

Rrjetet sociale janë rikthyer në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri. Fansat kanë vënë re se ajo ka hequr Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga lista e personave që ndjek në Instagram. Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Read More

Në paraqitjen e fjalëve përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, është deklaruar prokurori James Pache. Ngjashëm me prokurorët paraprakë, edhe Pache u përqendrua në ato që Zyra e Prokurorit të Specializuar i quan “krime lufte”, që pretendohet se janë kryer nga ish-krerët e UÇK-së. Prokurori Pache pretendoi se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë keqtrajtuar personat e ndaluar. Gjatë argumentimit të tij, ai citoi një dëshmi ku pretendohet përfshirja direkte e ish-presidentit: “Thaçi vetë ka kërcënuar se do ta vriste një të ndaluar”, deklaroi prokurori para trupit gjykues.

Read More

Një aksident i pazakontë është regjistruar pak para mesnatës në pikën kufitare të Bllacës. Më datë 08.02.2026, rreth orës 23:55, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është denoncuar se në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme”, gjatë daljes nga shteti, shtetasi I.F. (40 vjeç) nga Republika e Kosovës ka humbur kontrollin mbi autobusin me targa të Kosovës dhe është përplasur me një kabinë. ​Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrjen ekipi i SPB Shkup. Si pasojë e këtij incidenti, shtetasit I.F. nuk i është lejuar dalja nga shteti, ndërsa policia i ka sekuestruar dokumentet për procedura të mëtejshme ligjore.

Read More

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin zyrtar të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë, të cilat do të mbahen më 17 shkurt 2026. Aktivitetet do të nisin në orët e hershme të mëngjesit me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë ditës janë paraparë homazhe dhe nderime në disa nga vendet më të rëndësishme historike të vendit. Sipas programit, do të bëhen homazhe te Monumenti i të Pagjeturve, pllakat përkujtimore të fëmijëve të vrarë, si dhe te varrezat e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi. Po ashtu, homazhe do të mbahen edhe në…

Read More