Autor: Suad Avdiu

Në brifing me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe, tha se Ligji për gjuhët duhet të respektohet dhe të sigurohet dygjuhësia në provim, shkruan Tv21. Në pyetjen nëse ndonjë nga grupet parlamentare ka dorëzuar iniciativë për interpelancë ndaj ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, ai u përgjigj se deri më tani nuk është dorëzuar një e tillë, por nëse së paku pesë deputetë e paraqesin, ajo do të vihet në rend dite të seancës.

Read More

Drejtësia ka dhënë fjalën e fundit për një nga ngjarjet më tronditëse në qytetin e Shtipit. Stojançe Zarkov, i njohur me nofkën “Grof”, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të nënës së tij. ​Sipas vendimit të gjykatës, 54-vjeçari Zarkov prognozohet fajtor për krimin e rëndë, të cilin e kreu duke përdorur një thikë ndaj personit që i dha jetën. Ky dënim maksimal vjen si pasojë e rrethanave të rënda të vrasjes që tronditi opinionin publik. I dënuari do të vuajë pjesën e mbetur të jetës pas hekurave, pa mundësi lirimi të parakohshëm në rrethana të zakonshme.

Read More

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove ka njoftuar se ne Kumanovë, 3 haraçinas e kanë sulmuar fizikisht katërdhjetëtetëvjecar (48), njofton portali “Kumanova Sot”, duke u thirrir ne kumtesen e Policise per opinion. Sipas SPB-së Kumanovë, sulmi fizik ndaj 48-vjecarit ka ndodhur më datën 6.2.2026 në ora 13:00 në rrugën “Done Bozhinov” Kumanovë, kur 3 personat nga Haraçina me iniciale Sh.E., S.E. dhe S.E. e kanë sulmuar fizikisht 48-vjecarin me ç’rast i kane shkaktuar lendime te renda trupore. Policia e Kumanoves momentalisht po i ndermerre masat ligjore per ndriçimin e rastit./Kumanova sot /SPB KUMANOVE

Read More

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës po përballet me një krizë serioze të personelit mjekësor. Aktualisht, ky institucion nuk ka asnjë anesteziolog të punësuar rregullisht, pasi brenda gjashtë muajve të fundit, të katërt specialistët e kësaj fushë kanë dalë në pension. Për të mos ndërprerë shërbimet jetike, spitali është detyruar të angazhojë specialistë me kontratë nga klinikat e Shkupit (KARIL, Gjinekologjia, “8 Shtatori” dhe “Shën Naum Ohri”) si dhe një mjek në pension. Situata aktuale: Mbulimi me turne dhe sfidat Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, ka bërë të ditur se ky është problemi më i madh i institucionit, ndonëse po arrijnë…

Read More

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komandantët më të spikatur të luftës çlirimtare të Kosovës, ka dalë në mbështetje të protestës së 17 shkurtit, e cila mbahet në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Përmes një postimi, Haradinaj theksoi: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”.

Read More

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “pas një jave të tërë nga njoftimi i sekuestrimit të 5 tonëve drogë nga Maqedonia në Serbi, nuk ka përgjigje për pyetjen kryesore: si kaluan 5 tonët drogë kufirin e Maqedonisë?”. Nga LSDM thonë se “si është e mundur që 5 tonë drogë të largohen nga qendra e Shkupit dhe “lehtësisht të padukshme” të kalojnë kufirin dhe të nisen për në Serbi”. “Ku janë kamerat e “Qytetit të Sigurt”? Ku ishte policia? Ku ishte Dogana Mobile? Pse nuk kishte kontrolle? Çfarë po bënin DSK dhe AR? Është e qartë…

Read More

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga kjo pozitë dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake, duke shënuar një ripozicionim të rëndësishëm në karrierën e tij publike. Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga kjo pozitë dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake, duke shënuar një ripozicionim të rëndësishëm në karrierën e tij publike. Ramadani thotë se në mbledhjen e  fundit ka qenë kundër dorëheqjes kolektive, ndërsa mendimi i tij nuk është pranuar. Ai ka njoftuar se tani do ti përkushtohet shkencës dhe zhvillimit.…

Read More

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së. Kjo u tha në seancën e fjalëve përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West. “ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, tha ajo.

Read More

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në kushte dimri. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…

Read More