Autor: Suad Avdiu
BDI me pushtet plot 20 vjet nuk e ka kryer asnjë punë si duhet. Gjithmonë me stërkëmbëza, gjithmonë me gjysmë zgjidhje. Prandaj duhej të shkonin në opozitë, që shqiptarët ta shohin me sy se sa pa vullnet kanë qenë. Pushtet patën, vullnet jo. E njëjta histori edhe me provimin e jurisprudencës. Patën kryeministër teknik, kryeparlamentar, ministra të Drejtësisë, por nuk e zgjidhën të drejtën e studentëve që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. Pse? Sepse ishin të zënë me Soravinë dhe pazaret e tyre, jo me hallet e studentëve.
Nënkryetari i BDI-së, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë. “Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje. Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it: më mirë të mos shihen askund për një kohë”, ka shkruar Bujar Osmani.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me debatin për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke kritikuar përfaqësuesit e VLEN-it për, siç tha ai, përpjekjet për të fshehur pafuqinë politike përmes arsyetimeve dhe akuzave ndaj të tjerëve. Sipas Ademit, që nga fillimi i peticionit të studentëve, përfaqësues të këtij subjekti kanë tentuar të shpikin justifikime dhe madje kanë akuzuar edhe Ambasadën e Shqipërisë si “të painformuar” për statusin zyrtar të gjuhës shqipe.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, efektivët e policisë rrugore në Tetovë kanë ndaluar një mjet luksoz, veprim që ka çuar në arrestimin e drejtuesit dhe konfiskimin e automjetit. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 në bulevardin “Bllagoja Toska”. Gjatë një kontrolli rutinë të qarkullimit, policia ka ndaluar automjetin e tipit “Porsche” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga personi me iniciale R.I. (27 vjeç), banues në fshatin Trebosh.
Avion i Wizz Air që u nis mëngjesin e sotëm nga Shkupi drejt Parisit ka shpallur gjendje emergjente rreth dy orë pas nisjes. Fluturimi është devijuar dhe është ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin Charleroi në Bruksel. Shkaqet e emergjencës nuk janë bërë ende publike.
Viti 1993 mbetet një nga vitet më të vështira për shumë familje shqiptare në Maqedoni. Në atë vit ndodhën dy aksidente ajrore të mëdha, që morën jetën e rreth 200 personave. Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndodhi pranë aeroportit të Ohrit, ku humbën jetën 106 pasagjerë, shumica shqiptarë. Fluturimi i linjës Gjenevë–Shkup u detyrua të ndryshojë kursin për shkak të motit të keq. Aeroporti i Ohrit atëherë shërbente vetëm për emergjenca, dhe pas disa rrotullimeve rreth pistës, avioni u përplas me malin afër aeroportit. Por pyetja që ende mbetet: pse fluturimi nuk arriti të zbresë i sigurt? A ishte…
Këngëtari i njohur maqedonas Daniel Kajmakoski (43) është rrëmbyer mbrëmjen e kaluar në Beograd, bën të ditur media serbe “Kurir”. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur “Beton Hala”, ku autorë ende të paidentifikuar e kanë marrë me forcë këngëtarin. Sipas detajeve të para, autorët e kanë lidhur Kajmakoskin dhe e kanë transportuar me makinën e tij, duke i kërkuar një shumë prej 20,000 eurosh për lirimin e tij. Detajet e operacionit dhe arratisja Burime për “Kurir” bëjnë me dije se dyshohet që autorët të jenë shtetas të huaj, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jenë emigrantë. ”Ata…
Shkup, 8 shkurt – Ish-kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke mohuar pretendimet për lidhjen e tij me sekuestrimin e sasive të mëdha të kanabisit mjekësor në disa fabrika të vendit. “Publikisht kërkoj falje nga deputeti Petrushevski dhe nga partia VMRO-DPMNE për të gjitha ato gënjeshtra, shpifje dhe fyerje, përfshirë edhe keqpërdorimin e qëllimshëm të emrit tim në atë dramë të inskenuar rreth konfiskimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të ruajtjes dhe magazinimit të supozuar të papërshtatshëm”, shkroi Zaev. Ai i cilësoi si “gënjeshtra të pacipa” pretendimet se ka qenë i përfshirë në rastet…
Ambulanca mes fshatrave Llojan dhe Vaksincë, e cila ka funksionuar që nga vitet 90-ta, sot qëndron e mbyllur. Banorët kërkojnë rihapjen, pasi që për të marrë shërbime mjekësore ata duhet të udhëtojnë në Kumanovë ose Likovë. Nga ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë bëjnë të ditur se ambulanca u mbyll me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa nga kjo e fundit thonë se do punojnë në këtë drejtim, pa dhënë detaje konkrete, shkruan Portalb.mk. Banorët e fshatit Llojan dhe Vaksincë kërkojnë që kjo ambulancë të rihapet, pasi siç thonë nuk kanë as ambulancë publike dhe as private. Për të marrë shërbime mjekësore…
Ballkani po rikthehet në vëmendjen e politikës së jashtme të Turqisë, ndërsa në diskutimet diplomatike po përmendet edhe çështja e Kosovës dhe raporti i saj me Aleancën Veriatlantike (NATO). Sipas analistit të çështjeve ndërkombëtare Sokol Brahaj, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po e sheh rajonin si një hapësirë me rëndësi strategjike për Ankaranë, veçanërisht në kontekstin e sigurisë dhe zhvillimeve gjeopolitike. Brahaj vlerëson se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, po përpiqet që çështja e Kosovës të mbetet pjesë e diskutimeve në nivele të larta ndërkombëtare, duke e konsideruar stabilitetin e saj si element të rëndësishëm për gjithë rajonin. Një…
