Autor: Suad Avdiu

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur Kosovën mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:09 sipas kohës lokale. Sipas të dhënave sizmologjike të EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra, çka e bën atë një tërmet të cekët, shkruan Insajderi. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Tërmeti konsiderohet i dobët dhe nuk paraqet rrezik për popullatën. /Insajderi.org/

Read More

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur. Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s. Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri…

Read More

Të hënën nis faza përfundimtare e njërit prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë etapë përmbyllëse, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe vetë të akuzuarit do të paraqesin për herë të fundit qëndrimet dhe argumentet e tyre para trupit gjykues. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po gjykohen për akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata vazhdimisht i kanë mohuar, duke i cilësuar si të pabazuara, njofton Dukagjini. Edhe ekipet mbrojtëse kanë kundërshtuar aktakuzën, duke theksuar…

Read More

Aksioni i Policisë dhe Prokurorisë me konfiskimin e rreth 40 tonëve kanabis është një goditje serioze. Kjo është ndër sekuestrimet më të mëdha që kemi parë deri më tani. Një sinjal i qartë se kjo Qeveri ka vendosur të prekë rrënjët e krimit, jo vetëm majat e tij. Sepse kur flasim për dhjetëra tonë drogë, nuk flasim për raste të izoluara, por për rrjete të tëra, të ngritura me vite. E përshëndes këtë aksion. Është mesazh se koha e paprekshmërisë po mbyllet dhe se shteti po vepron me vendosmëri. Shteti e ka për detyrë të mbrojë shëndetin, sigurinë dhe të…

Read More

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vijuar sot komunikimin e tij simbolik në rrjetet sociale, duke publikuar poezinë e njohur “Në mundsh” të autorit britanik Rudyard Kipling, në përkthim të Robert Shvarcit, përcjell agjencia e lajmeve INA. Postimi vjen pas disa ditësh me mesazhe të koduara nga ambasadori, të cilat kanë ngjallur reagime dhe interpretime të shumta në opinion, veçanërisht në kontekstin e debatit për pozitën e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Poezia “Në mundsh” përcjell vlera si durimi, vetëpërmbajtja, qëndresa përballë padrejtësisë, ruajtja e dinjitetit dhe besimi te vetja,…

Read More

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi ka njoftuar se është arritur marrëveshja për rritjen e pagave për rreth 11 mijë të punësuar në administratë, gjykata dhe prokurori. Sipas saj, rritja do të nisë nga muaji mars dhe paraqet hapin e parë të një procesi gradual që synon rritje deri në 40 për qind, përcjell tetova1 Azizi theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik, duke investuar në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe administrata. Postimi i plotë i Azizit: “Këtë të diel po vijmë me lajme të mrekullueshme! Arritëm marrëveshjen për…

Read More

Më 07.02.2026, në orën 23:45, në rrugën “Branko Bogdanski Gucman” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.O. (19) nga Kumanova, përcjell Televizioni FESTA. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga S.O., me ç’rast konstatuan se drejtonte automjetin pa patentë shoferi.

Read More

Me ligjin për shërbim të lartë udhëheqës, ministri i Administratës Goran Minçev, thotë se planifikohet shkurtimi i institucioneve shtetërore. Sipas tij, të punësuarit nga këto institucione që mund të pushojnë se ekzistuari nuk do të largohen por do të shpërndahen kurse me reduktimin e pozitave drejtuese, do të bëhet edhe departizimi i administratës. Minçev për Radion Evropa e Lirë, tha se ligji do të miratohet deri në fund të vitit. “Hipotetikisht, nëse janë 100, duhet të bëjmë një shkurtim prej 40%, duke lënë 60 institucione. Domethënë, nuk po centralizohen institucionet, por po shkurtohen shfrytëzuesit e buxhetit. Kemi institucione të cilat…

Read More

Një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup është kthyer në skenën e një përleshjeje fizike mbrëmjen e djeshme, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit. Incidenti, i cili ndodhi rreth orës 21:30, përfshiu dy gra që degraduan debatin mes tyre në dhunë fizike, duke prishur rendin dhe qetësinë publike në prani të vizitorëve të shumtë. ​Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Shkup, në konflikt janë përfshirë 32-vjeçarja me iniciale S.I. nga Shkupi dhe 28-vjeçarja me iniciale Xh.H. nga rrethina e Gostivarit. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, por policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të…

Read More

Rreth 11 000 administratorë të kenë rritje të pagave prej gati 40 për qind deri në vitin 2028, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e sindikatatave në Qeveri. “Kjo është një pako më e gjerë që do të përfshijë, së bashku me të punësuarit në gjykata dhe prokurori, rreth 11 000 të punësuar, dhe me këtë, Qeveria, si punëdhënësi më i madh, praktikisht krijon marrëveshje me kolegët e saj, dhe ajo marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2028. Paraprakisht kemi pasur marrëveshje të tilla edhe me të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe institucione të tjera, kështu…

Read More