Autor: Suad Avdiu

Shkup, 12 shkurt – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në ditët në vijim, në kuadër të së cilës janë paraparë takime institucionale në nivel të lartë dhe aktivitete me karakter diplomatik, shkruan gazeta KOHA. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka bërë të ditur se, në emër të Presidentit Begaj, është përcjellë kërkesa për organizimin e një takimi në ambientet e Parlamentit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një veprim tërësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet e përzemërta për zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e saj në këtë funksion të rëndësishëm përfaqëson një përgjegjësi të madhe për avancimin e proceseve demokratike dhe parlamentare në Republikën e Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona karakterizohen nga respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe miqësia e sinqertë. Duke…

Read More

18-vjeçari S.S. është ndaluar pasi drejtoi makinën pa patentë shoferi dhe goditi për vdekje një grua në Kapishtec të Shkupit, më 9 janar. Sipas avokatit Zvonko Davidoviq, i cili publikoi informacionin, S.S. u kap në Serbinë fqinje, në qytetin e Vranjës. “Personi do të ekstradohet nga Serbia në Maqedoni. Me shumë mundësi, edhe babai i tij është ndaluar”, tha Davidoviq në podkastin “Petres so Landov”, i cili është avokati mbrojtës i të afërmve që transportuan babanë dhe djalin përtej kufirit. “Unë besoj se klientët e mi nuk e dinin se po transportonin një autor të një krimi kaq të rëndë.…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 14 gradë celsius. Në ditët në vazhdim moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Read More

Zv. kryeministri, Arben Fetari vlerëson se raporti i fundit i Transparency International për vitin 2025 ka sjellë një sinjal pozitiv për Maqedoninë e Veriut. Fetai, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky rezultat është fryt i hapave konkretë të ndërmarrë nga qeveria. “Raporti tregon se vendi është ngritur për katër pozita krahasuar me vitin e kaluar. Ky padyshim është sinjal pozitiv. Por vlerësimi me 40 pikë nga 100 na kujton se sfidat janë ende të mëdha dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi”, ka shkruar Fetai. Ai ka përmendur disa masa të ndërmarra. Miratimi i Planit akcionar të…

Read More

Kryetari i ASH, Arben Taravari ka paralajmëruar padi kundër kryetarit të LD-së dhe Çairit, Izet Mexhitit. “Dëshiroj të ndaj me të gjithë ju se nuk zgjedh më rrugë të tjera përveçse se asaj ligjore për të reaguar ndaj shpifjeve të rënda që po adresojnë sërish në emrin tim. Kështu z.Izet Mexhiti ka thënë se në kohën time paskam dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit dhe më quajti ministër Kanabisi. Unë do të ngre padi për shpifje dhe e tërheq vetëm nëse kërkon falje…falje publike.”, ka shkruar Taravari, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi që Mexhiti në një…

Read More

Aktori Fatmir Spahiu ka njoftuar se nuk do të bëhet ministër i Kulturës, pavarësisht se ishte propozuar në rastet kur Albin Kurti dhe Glauk Konjufca patën kërkuar votën për kryeministër gjatë bllokadës së vitit të shkuar. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë shkurt se nuk do të jetë ministër. “Te nderuar miq, Pergjigje per te gjithe ju qe me keni shkruajtur keto dite, e sidomos sot.Une nuk do te jem Minister i Kultures! Ju falemnderit per interesimin! Gjitha te mirat! Ju don Bufi”, ka shkruar ai. Kurti veçse pati lajmëruar se do të ketë ndryshime në emra.

Read More

Kryeparlamentarja e zgjedhur sot, Albulena Haxhiu, u zotua se detyrën e re do ta ushtrojë me “paanshmëri, integritet dhe përkushtim të plotë institucional”. Ajo foli për “dallime reale” ndërmjet subjekteve politike, por kërkoi që debatet të zhvillohen me respekt dhe çdo veprim të bëhet në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. “Ju ftoj që debatet t’i zhvillojmë me argumente, kritikat t’i shoqërojmë me përgjegjësi, dhe dallimet t’i mbajmë brenda respektit të ndërsjellë. Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj, por është domosdoshmëri të punojmë në të njëjtin drejtim: në shërbim të Republikës së Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të Republikës…

Read More

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot pesë nënkryetarët e rinj të këtij institucioni. Deputetët e pranishëm në sallë i kanë miratuar propozimet me 104 vota për, tre kundër dhe gjashtë abstenime. Nënkryetarët e votuar të Kuvendit janë: • Ardian Gola – Lëvizja Vetëvendosje • Vlora Çitaku – Partia Demokratike e Kosovës • Kujtim Shala – Lidhja Demokratike e Kosovës • Slavko Simiq – Lista Serbe • Emilija Rexhepi – përfaqësuese e komuniteteve pakicë joserbe Me këtë votim, përmbyllet procesi i zgjedhjes së strukturës udhëheqëse të Kuvendit.(INA)

Read More