Autor: Suad Avdiu

Parlamenti i Kosovës pritet të votoj Qeverinë e re Kurti 3 të kryesuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti. Me zgjedhjet e fundit, maxhoranca e re tashmë ka numrat stabil për të qeverisur. Siç mëson INA Qeveria “Kurti 3”, e cila do të ketë 19 ministri dhe tre zëvendëskryeministra. Në kabinetin e propozuar nga Kurti përfshihen tre zëvendëskryeministra dhe 16 ministra me portofol, si dhe dy ministra pa portofol të drejtpërdrejtë ekzekutiv. INA tashmë ka mësuar emrat e kabinetit të Qeverisë, që pritet të jetë final, edhe pse vijojnë akoma bisedime mes partnerëve të koalicionit. Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i…

Read More

Temperaturë më e ulët e mëngjesit prej -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ku ka edhe më së shumti borë 63 centimetra, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Përveç në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole, gjithkund në vend temperaturat janë mbi zero. Sipas sinoptikëve, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta në veriperëndim do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e…

Read More

Rezervat devizore në fund të janarit të këtij viti arritën në 5.600.5 milionë euro dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje për 675.3 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (74,8%), e ndjekur nga ari monetar (16,8%) dhe valutat dhe depozitat (8,4%).

Read More

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se ende nuk ka asnjë përgjigje se si 5 ton drogë, me vlerë të vlerësuar 40 milionë euro, kaluan kufirin e Maqedonisë dhe përfunduan në Serbi. Nga LSDM thonë se “heshtja nuk është rastësi, por tregues i qartë se ky skandal po çon në majën e qeverisë dhe se dikush po përpiqet ta mbulojë atë”. “Pa mbështetjen dhe logjistikën e strukturave në qeveri, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Doganat dhe institucione të tjera – një operacion i tillë kontrabande droge nuk do të kishte qenë i mundur. Për më tepër, informacioni i fundit i…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar vatra të reja të lisë te delet dhe dhitë në komunën e Likovës dhe njofton se po ndërmerren të gjitha masat e parapara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Deri më tani janë konfirmuar raste në tri ferma në fshatin Llopat, ndërsa kafshët e infektuara janë asgjësuar në mënyrë të sigurt. Është vendosur zonë mbrojtëse prej 3 kilometrash dhe zonë nën mbikëqyrje prej 10 kilometrash, si dhe ndalim për funksionimin e tregjeve të bagëtive dhe organizimin e ngjarjeve me kafshë të ndjeshme. Lëvizja e kafshëve lejohet vetëm drejt thertoreve të miratuara. Nga…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku dhe shpërthimi i zjarrit, mbrëmë bllokuan autostradën në hyrje të Shkupit. Një kamion dhe një makinë u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht. Trafiku u ndal plotësisht në segmentin pranë Hipodromit drejt kryeqytetit, dhe automjetet e djegura janë ende në vend këtë mëngjes. Aktualisht nuk ka informacione për këtë aksident.

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Reshje të lehta bore janë regjistruar në Kodrën e Diellit, të cilat nuk mbeten në rrugë. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës vërehet në qafat malore Pletvar deri në 100 metra, Strazhë deri në 80 metra dhe Krushevë deri në 30 metra. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, në viset më të larta reshje të shiut dhe dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare…

Read More

Grupi i këshilltarëve të AKI-së sot u takua me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, z. Denion Meidani. Në këtë takim, Ambasadori u informua për angazhimin tonë në Këshillin Komunal të Kumanovës, si dhe për shqetësimet serioze që lidhen me shkeljen e legjitimitetit dhe përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë nga pushteti lokal në Kumanovë. Po ashtu, u diskutua për gjendjen aktuale të zhvillimit ekonomik të qytetit dhe për politikat komunale të investimeve në infrastrukturë, të cilat mbeten larg nevojave reale të qytetarëve.

Read More

Drejtori i Institutit Sizmologjik, Shemsi Mustafa, në Edicionin Special, ka folur në lidhje me tërmetin e sotëm që goditi Kosovën. Ai tha se ky tërmet është i madhësisë së mesme, por shtoi se qytetarët janë frikësuar. “Tërmeti ishte i madhësisë 4.8 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte 22-23 km në Lindje të Prizrenit, afër Shtërpcës. Ishte tërmet me madhësi që krijoi panik dhe shqetësim për qytetarët e Kosovës, kishte madhësi mesatare, por qytetari mendon se është tërmet shumë i fuqishëm”, u shpreh Mustafa. Ai tha se zona e Prizrenit është zonë sizmike, e cila ka gjeneruar tërmete në të kaluarën,…

Read More