Autor: Suad Avdiu

BDI sot ka kërkuar që të ndiqet penalisht ministri i Drejtësisë, Igor Filkov. Nga ate thonë se refuzimi për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është më vetëm shkelje administrative. Në këtë fazë, kemi elementetë përgjegjësisë penale. “Pengimi i zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe personave përgjegjës përbën bazë përpërgjegjësi penale për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, sipas Kodit Penal, kur një zyrtar publik, me vetëdije, nuk zbaton ligjindhe u mohon qytetarëve një të drejtë të garantuar. Gjithashtu, mosveprimi i qëllimshëm për zbatimin e ligjit dhe krijimi i…

Read More

Albulena Haxhiu me gjasë do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, pasi që tanimë për zgjedhjen e saj janë votat e sigurta, për dallim nga përbërja e kaluar ku dështoi që ajo të drejtoj këtë post. Vendimi është marrë sot gjatë një takimi që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me deputetin Dimal Basha dhe deputeten Albulena Haxhiu, ku është diskutuar situata aktuale politike dhe procesi i konstituimit të Kuvendit, sipas burimeve të Tëvë1. Haxhiu pritet të propozohet sërish për këtë post në seancat e ardhshme, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të…

Read More

Ende pritet epilogu për tri kallëzimet penale që janë ngritur ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Prokuroria Themelore Publike thotë se të gjitha rastet kundër Deharit janë në procedurë parahetimore. “Në të gjitha rastet veprohet me procedura parahetimore dhe prokurorët publikë nga Prokuroria Publike në Kërçovë lëshojnë urdhra për të ndërmarrë veprime”, thonë nga PTHP Kërçovë. Konkretisht, dy kallëzime penale janë ngritur kundër ish-kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në vitin 2025. Njëri është për shpërdorim të detyrës dhe autorizimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës së Kërçovës për 64,000 euro, dhe i dyti është për shpërdorim…

Read More

Komuna e Kumanovës ju bënë thirrje qytetarëve që t’i lagrojnë veturat e automjetet nga rrugët publike, të cilat janë të prishura e dëmtuar dhe nuk lëvizin fare. Kjo kërkohet nga qytetarët të bëhët, sipas Vendimit të Komunës për Rend Komunal. Organet kompetente komunale njoftojnë se pronarët e automjeteve të tilla janë të obliguar që së pari ato automjete t’i paraqesin tek Departamenti për çështje administrative, që gjendet në rrugën “JNA” pa numër. Pas marrjes së vërtetimit për ç’regjistrim, qytetarët duhet të drejtohen tek Sektori për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorat ky, pranë Komunës së Kumanovës në rrugën “Bratstvo Edinstvo” numër 18,…

Read More

Agjencia evropiane e statistikave Eurostat ka publikuar të dhëna për vitin 2025 se sa qytetarët, kryesisht të rinjtë, në vendet evropiane kanë përdorur mjete të inteligjencës artificiale (IA). Eurostat ka publikuar gjithashtu të dhëna për vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe kjo vlen në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij informacioni, 45.4 përqind e të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjeç në Maqedoninë e Veriut përdorin mjete të inteligjencës artificiale, që është nën mesataren evropiane prej 63.8 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndër vendet e rajonit tonë, IA përdoret nga 65.4 përqind e të rinjve në…

Read More

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të fundit, mori vendim për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup, duke mbyllur çështjet administrative që për dekada kanë penguar rregullimin e kësaj problematike. “Me këtë vendim po vendosim një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për një problem që ka prekur çdo ditë pacientët, familjarët dhe stafin mjekësor. Po mbyllim pengesat administrative dhe po hapim rrugën për realizimin e një projekti konkret dhe funksional”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi. Me vendimin e miratuar krijohet baza ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet…

Read More

Sa pension merrni nëse keni punuar 5 apo 15 vite në Gjermani? Nëse keni punuar në Gjermani dhe keni paguar kontribute në sigurimin pensional, shuma e pensionit varet drejtpërdrejt nga sa vite keni punuar dhe sa ka qenë paga juaj. Për ta kuptuar më thjeshtë, po marrim si shembull një person që ka pasur pagë mesatare mujore në Gjermani. Nëse keni punuar 5 vite Në sistemin gjerman, për çdo vit me pagë mesatare fitoni 1 pikë pensioni. Me 5 vite pune grumbulloni 5 pikë. Vlera e një pike (nga korriku 2025) është 40,79 euro në muaj. Pra: 5 × 40,79…

Read More

Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar përparim as këtë vit në luftën kundër korrupsionit. Sipas raportit më të ri të Transparency International Maqedoni vendi edhe këtë vit ka 40 pikë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit, që do të thotë se nuk është shënuar përparim thelbësor në krahasim me vitin e kaluar. Nga Transparency International thanë se, formalisht, jemi të pozicionit katër vende më lartë lartë këtë vit, megjithatë kjo është për shkak se vende të tjera kanë pasur rezultate më të dobëta. Problemet kryesore sistemike vazhdojnë të mbeten reformat e pasuksesshme dhe të papërfunduara në gjyqësor dhe prokurori, të…

Read More

VLEN e mbështet vendimin për kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjitha kompanive që posedojnë leje për kultivim dhe prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore. Nga koalicioni thonë se “kanabisi mjekësor është çështje serioze dhe e rregulluar me ligj, por nuk do të lejohet që pas “etiketës mjekësore” të fshihet prodhim i paligjshëm industrial dhe rrjedhje në tregun e zi, brenda dhe jashtë vendit”. “Afati prej 45 ditëve që institucionet të dorëzojnë raport është për t’u përshëndetur dhe është dëshmi se kontrollet këtë herë po merren seriozisht, me afat dhe me përgjegjësi. Alarmuese është që pas kaq shumë vitesh, Komisioni ndërinstitucional…

Read More

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga dy sulme të lidhura me njëra-tjetrën që kanë ndodhur në një shkollë dhe në një shtëpi në Kandanë perëndimore. Shtatë persona janë vrarë në Shkollën e Mesme Tumbler Ridge, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën në një banesën aty pranë. Autoritetet nuk kanë dhënë emrat ose moshat e tyre. I dyshuari është gjetur gjithashtu i vdekur nga një lëndim i vetëshkaktuar, sipas zyrtarëve, duke e quar numrin e të vdekurve në dhjetë. Autoritetet thonë se e dinë identitetin e sulmuesit, por nuk e kanë zbuluar emrin…

Read More