Autor: Suad Avdiu

KUMTESË Lëvizja Besa: Kuvendi shkarkoi kryesinë e partisë, hap i rëndësishëm drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm. Kuvendi i Lëvizjes vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in. Me këtë rast, Kuvendi autorizoi kryetarin Bilall Kasami të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje…

Read More

Prof. Dr. Zehra Hajrulai-Musliu (Biografi ceremoniale për promovim akademik) Prof. Dr. Zehra Hajrulai-Musliu është një nga figurat e shquara të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë veterinare dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes, cilësisë dhe standardeve shkencore, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të respektuar akademike, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin institucional, shkencor dhe profesional të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Shkup. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Kimi, ndërsa studimet pasuniversitare…

Read More

KF  Vardari AD ka bërë të ditur se tre futbollistë nga Shkolla e të Rinjve e klubit kanë nënshkruar kontrata profesionale me ekipin e parë, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit të zhvillimit të talenteve të rinj. Bëhet fjalë për Bleron Bajramin (2008) ,Nikolla Ristevskin (2007), Hristijan Jevtoskin (2008) të cilët janë zotuar të qëndrojnë besnikë ndaj kuqezi­njve deri në vitin 2029. Me këto marrëveshje, Vardari konfirmon besimin në potencialin e brezit të ri që po rritet brenda akademisë së klubit. Si klubi më i trofeshëm dhe më i njohur në futbollin vendor, Vardari vazhdon të investojë në mënyrë të vazhdueshme…

Read More

Zvicra do të votojë këtë verë për një propozim nga partia e ekstremit të djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar popullsinë e vendit në 10 milionë banorë, një veprim që do të kërcënonte marrëveshjet kryesore me BE-në dhe, sipas kundërshtarëve, do ta dëmtonte rëndë ekonominë. Qeveria ka njoftuar të mërkurën se referendumi për iniciativën e SVP-së “Jo një Zvicër me 10 milionë” e cila kundërshtohet fuqishëm nga të dy dhomat e parlamentit si dhe nga komuniteti i biznesit dhe i shërbimeve financiare, do të mbahet më 10 qershor. Nëse miratohet, iniciativa do ta detyronte qeverinë dhe parlamentin zviceran…

Read More

Ministri Fillkov deklaroi se aktualisht nuk ekziston asnjë mundësi ligjore që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar debatin si “temë nacional-romantike” të politikanëve të shekullit të kaluar. Qëndrimi i tij bie ndesh drejtpërdrejt me deklaratat e kryeministrit Mickoski, i cili paralajmëroi përgatitjen e një Ligji të ri për zgjidhjen e kësaj çështjeje Ersan PAJAZITI Shkup, 12 dhjetor –  Përplasjet brenda pushtetit për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe po thellohen. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, jo vetëm që i hodhi poshtë akuzat e BDI-së për pengimin e provimit të jurisprudencës në shqip, por doli hapur…

Read More

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle, përcjell TV21. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018. Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028. Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj Bislimovskit, duke e akuzuar për keqpërdorim të…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media sot u pyet lidhur me spekulimet se nga Lëvizja BESA do të kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punës dhe Politikës, Fatmir Limani. Mickoski tha se ai nuk ka ndonjë informacion të tillë por se ai është i kënaqur me punën e ministrit Limani. “Mendoj se ai është vlerë e shtuar në ministrinë për punë sociale. Unë jam mandatar dhe unë e formojë Qeverinë”, tha Mickoski,

Read More

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk deshi t’i komentojë reagimet e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili pas deklaratave të Kasamit në Click Plus të TV21, tha se “Kasami mund ta shkarkojë kur të bëhet kryeministër”. Kasami tha se mbetet në qëndrimet që i tha në Click Plus dhe se në mbrëmje do të dalin me vendime pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të partisë. Në lidhje me: Kasami: Rikonstruimi i Qeverisë pritet ta përfshijë edhe Fillkovin! Po mundohet që dështimin e tij ta mbulojë duke e rikthyer çështjen te temat ndëretnike A do të largohet Fillkov nga funksioni i…

Read More

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka thënë se si VLEN janë të fokusuar jo te BDI, por te programi dhe premtimet ndaj qytetarëve. Thotë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte nisur për ta fituar, jo vetëm në Çair, “por Shkupi ra dhe BDI u çrrënjos nga kryeqendra, sepse këtu hy siç thotë edhe Saraji e Haraçina”. “Në BDI jam prej themelimit, e njoh mirë, por nuk është Pentagon. Nuk ka atje që bëjnë analiza aq të thella, u krijua një lloj miti, por për ta…

Read More

Komuna e Aerodromit në Shkup ka shqiptuar një gjobë prej 1.300 euro për një kompani ndërtimi dhe personin përgjegjës të saj, për shkak të shkeljes së Ligjit për Pastërtinë Publike. Gjatë një kontrolli të kryer në një kantier ndërtimi në afërsi të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov” në këtë komunë, inspektorët kanë konstatuar se mjetet e ndërtimit po qarkullonin me goma të papastruara, duke ndotur kështu sipërfaqet publike me baltë dhe mbetje të tjera. ​Nga Komuna e Aerodromit paralajmërojnë se do të ketë mbikëqyrje të shtuar inspektuese dhe theksuan se çdo shkelje do të sanksionohet ashpër. Fokus i veçantë do…

Read More