Autor: Suad Avdiu
Ish-deputetja Duda Balje, përmes një njoftimi plot emocion, ka bërë të ditur se ekipi i saj i njohur si “Balje Ladies” ka përfunduar rregullimin dhe përgatitjen e hapësirave të xhamisë për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Fibau Fokusimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një mjedisi të ngrohtë dhe dinjitoz për besimtarët që do të kryejnë namazin e Teravive. Balje u shpreh se këto hapësira do të jenë pika e takimit të përditshëm për gratë dhe vajzat, duke forcuar kështu ndjenjën e komunitetit dhe unitetit. ”Lutem tek Zoti i Lartësuar t’i shpërblejë secilën prej nesh për përpjekjet…
Komuna e Çairit po vazhdon me realizimin e projektit për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë. Sot, në Fushë Topanë, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me drejtorin e NP “Higjiena Komunale”, Dragi Mitkovski, promovuan zgjerimin e këtij sistemi, i cili do të shtrihet në gjithë Çairin Njoftimi i plotë i Mexhitit: Në Çair po sjellim një standard të ri jetese. Sot në Fushë Topanë bashkë me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” Dragi Mitkovski promovuam edhe një nga projektet më moderne për pastërtinë dhe rregullin urban, vendosjen e kontinjerëve nëntokësorë, projekt i cili do të realizohet në gjithë Çairin.…
Çarja e tokës në Likovë nuk ka të ndalur. Pjesa shkëmbore që rrëshqet në hyrje të fshatit ka ngritur alarmin e evakuimit të disa shtëpive. Pamje apokaliptike nga hapja e tokës me disa metra të thella e të gjëra, shqetësojnë çdo ditë banorët e zonës. Në rrezik është edhe rruga regjionale. “Ka më shumë se dy muaj nga rrëshqitja e masivit shkëmbor ku në hyrje të fshatit Likovë mbeten të evakuara dy shtëpi, familjarët e të cilave ndihen në rrezik për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pasi që çarja e tokës vazhdon të zgjerohet nga hyrja e fshatit dhe…
Bekim Qoku Si deputet i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, që është vend anëtar i NATO-s, më duhet t’i dënoj dy herë fjalët ofenduese që presidenti serb Vuçiq i drejtoi ndaj znj. Radmilla Shekerinska, e cila është bashkështetase e jona në MV e njëkohësisht zv.sekretare e NATO-s. Sulmet personale, retorika denigruese dhe insinuatat me ngarkesë shoviniste nuk kanë vend në komunikimin politik të një presidenti shteti. Fjalët e Vuçiqit synojnë denigrimin njerëzor e gjinor, duke shpërfaqur një tendencë për prapakthim në aspektin qytetërimor e demokratik të rajonit tonë, sepse me siguri politikat që ai përfaqëson ëndërrojnë kthimin pas me dekada…
Garaf Uzairi ka njoftuar largimin e tij nga Aleanca për Shqiptarët, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar dhe emocional në jetën e tij politike. Në një postim drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe qytetarëve, Uzairi theksoi se vendimin e ka shprehur edhe në Kuvendin e partisë, duke e konsideruar si një pikë reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin e përbashkët. Ai u shpreh se gjatë gjithë angazhimit të tij është udhëhequr nga ideali që çdo veprim dhe vendim të jetë në shërbim të kauzës dhe mirëqenies së popullit. Uzairi rikujtoi se Aleanca për Shqiptarët lindi si një nevojë e kohës, nga…
“Kanali i parregulluar, për të cilin banorët paralajmëruan prej kohësh, vazhdon të shkaktojë dëme. Banorët janë të shqetësuar se, nëse reshjet e shiut vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Ndaj ata kërkojnë që të merren masa sa janë ende në kohë, sepse uji nuk pret premtime”. Rreshjet e dendura të sotme kanë sjellë veshtirësi në Hasanbeg, ku uji ka mbushur oborret e disa shtëpive, duke bllokuar daljen dhe duke krijuar rrezik për dëme të mëtejshme. Situata nxjerr në pah problemet me kanalet e parregulluara, ku thekson për të disatën herë nevojën për ndërhyrje urgjente para se dëmet të…
Sonte, në zyrat e Alternativës dega në Kumanovë, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Nëndegës së Lagjes Dardania! Prurjet e reja në periudhën e fundit, këtë nëndegë e kanë forcuar, duke i dhënë hapësirë kuadrove të reja profesionale, djem, vajza dhe të rinj të cilët duan që në mënyrë aktive të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme. Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për zgjedhjet e fundit lokale si dhe për zhvillimet e fundit politike në nivel lokal dhe qëndror. Kryetari i degë së Alternativës në Kumanovë, Orhan Kurtishi, falënderoi nëndegën e Lagjes Dardania për rezultatin e treguar në…
Blerta Kadzadej, ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, ka folur për riatdhesimin e Eva Dumanit pas 12 vitesh nga kampi Al-Hol në Siri. Ambasadorja ndau detaje nga operacioni i vështirë për ta nxjerrë të renë, e cila rrinte atje prej 12 vitesh. “Ju keni shumë të drejtë, ky ishte një rast njerëzor fundi i një kalvari të gjatë të dy fëmijëve, të cilët duhet të jetonin jetën fëmijërore sic i takon të gjithëve, por që patën një fatkeqësi”. “Kemi nisur në datën 5 për riatdhesimin e Evës nga Kampi Al-Hol dhe i kemi marrë nga Ministria për Evropën e Jashtme, e…
Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk do të jetë më kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pasi vendosi të mos kandidojë për këtë pozicion në zgjedhjet e brendshme të partisë që do të zhvillohen ndërmjet 20 shkurtit dhe 6 qershorit 2026. Ai sqaroi se vendimi i tij lidhet me kohe të gjatë që ka udhëhequr AAK-në, që nga themelimi i saj në vitin 2000, dhe me rezultatet jo të mira të partisë në zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, AAK arriti të fitojë vetëm gjashtë ulëse në Parlament. Haradinaj tha gjithashtu…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ka dërguar mesazhe të qarta, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, transmeton TV21. Mickoski mes tjerash potencon se Maqedonisë dhe rajonit nuk u nevojitet një proces pa fund, por siç thekson një e ardhme evropiane e merituar. “Sot, në Konferencën e Sigurisë në Mynih mora pjesë në tryezën e rrumbullakët “Derë e hapur apo fund i hapur? – Përmbushja e premtimeve për zgjerimin e BE-së”, ku paraqita qartë qëndrimet tona lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Mesazhi është i thjeshtë: Maqedonisë dhe rajonit nuk u nevojitet një proces…
