Autor: Suad Avdiu

Në Komunën e Likovës, lumi Sllupçankë ka dalë nga shtrati në fshatin Opajë, duke përfshirë një pjesë të fshatit, ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqeve të përmbytura janë toka bujqësore, ka raportuar Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton TV21. Dalje nga shtrati është regjistruar edhe në territorin e fshatit Orizare, ku janë përfshirë sipërfaqe bujqësore. Sipas informacioneve të deritanishme të QMK-së, nuk ka dëme të paraqitura nga banorët apo bujqit, përveç sipërfaqeve të përmbytura bujqësore./TV21

Read More

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për media pas mbajtjes së Kuvendit të 6-të të partisë, foli edhe për situatën aktuale politike në vendit, transmeton TV21. Taravari tha se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pa precizuar se kur. “Nuk mund ta them me siguri, e kam thënë çdo herë se kjo më së shumti varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka 58 deputetë për të shpallë zgjedhjet duhen 61 vota. Sipas asaj që e shohim, edhe pse deklarativisht kryeministri thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, intuita ime politike thotë se…

Read More

35-vjeçari Recep Cengiz vrau nënën e tij 57-vjeçare dhe vajzën 8-vjeçare me armë zjarri në lagjen Keçiören. Sipas informacioneve, R. Cengiz, i cili i la trupat e tyre në bagazhin e makinës së tij dhe shkoi në adresën ku jetonte gruaja e tij, e cila ishte në prag të divorcit, e vrau edhe atë, dhe më pas kreu vetëvrasje. Kanalet lokale të lajmeve “X” ndanë informacionin se R. Cengiz ishte liruar nga burgu me leje. Një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Çair ka njoftuar formimin e Sekretariatit për Parandalim dhe Anti-Korrupsion (SPAK), një mekanizëm që synon rritjen e transparencës, kontrollit dhe përgjegjësisë publike në funksionimin e institucioneve lokale Sipas njoftimit, SPAK do të përbëhet nga ekspertë vullnetarë të fushave të ndryshme dhe do të funksionojë si strukturë monitorimi për çështje që lidhen me ndërtimet, prokurimet publike dhe administratën komunale. Njoftimi i plotë: Sot duam të njoftojmë një hap konkret dhe të domosdoshëm për Çairin: formimin e Sekretariatit për Parandalim dhe Anti-Korrupsion – SPAK, pranë BDI-Çair. Ky Sekretariat është krijuar si përgjigje ndaj nevojës urgjente për kontroll,…

Read More

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Rama tha se kjo protestë është një çështje kombëtare dhe jo vetëm partiake, duke theksuar se duhet mbështetur përtej interesave politike. Ai shtoi se përveç pjesëmarrjes në protestë, do të sigurohet që trafiku urban të funksionojë pa pagesë gjatë asaj dite. “Pra ne përveç që kemi ndihmuar proceset edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet me i naltësu, përtej partive politike. Sepse kjo është…

Read More

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka publikuar pamje emocionuese të dajës Xhetan Ndregjoni të ribashkimit me mbesën e tij, Evën, 12 pas vitesh ndarje, pasi kjo e fundit u soll nga Siria. Në postim, Elezi bën të ditur se Eva ishte larguar nga vendlindja para 12 vitesh dhe kishte shkuar për në Siri, shkruan Insajderi. “Një përqafim që mbarti brenda vetes vite të tëra pritjeje, lotësh, dhimbjeje dhe shprese që nuk u shua kurrë. Vuajtjet që ajo ka përjetuar janë të vështira për t’u përballuar nga çdo njeri, por dashuria familjare mbeti më e fortë se çdo pengesë”, thuhet në…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih kritikoi zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke vlerësuar se një pjesë e deklaratave të saj “nuk kanë shumë kuptim” dhe nuk e pasqyrojnë realitetin. Pas kësaj LSDM-ja opozitare e Maqedonisë, e dënoi qëndrimin e Vuçiqit dhe e akuzoi për qasje shoviniste. Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës së Shekerinskës, në të cilën ajo theksoi se Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë të sigurt të NATO-s dhe kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke aluduar në bashkëpunimin e dy vendeve anëtare të Aleancës me Kosovën në fushën e…

Read More

**Kuvendi Vjetor i Lidhjes Futbollistike Komunale Likovë – Bashkë për Zhvillimin e Futbollit! ** Me sukses u mbajt Kuvendi i rregullt vjetor i Lidhjes Futbollistike komunale Likovë, ku morën pjesë perfaqësuesit zyrtarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM): Sekretari Gjeneral, z. Leonid Jandreoski dhe shefi i Sherbimit Juridik, z. Goranço Kostovski. Gjatë mbledhjes u diskutuan tema të rëndësishme si: – Funksionimi i përgjithshëm i Lidhjes, – Liga komunale dhe performanca e ekipeve, – Ekipet e Ligës së Tretë, – Shkollat e futbollit dhe zhvillimi i të rinjve. U paraqitën raporte të detajuara për aktivitetet deri tani, duke vlerësuar arritjet…

Read More

Po bëhen përgatitjet e fundit që gjatë muajit të Ramazanit, të vihet në funksion xhamia më e madhe në Maqedoni, xhamia e Tophanës. E quajnë “Bukuroshja e Shkupit” por në të vërtetë quhet “Xhamia e Tophanës”. Ezani i parë do të thirret në teravinë e parë të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit ndërsa xhamia në funksion do të jetë vetëm për Ramazan dhe për namazin e Bajramit. Më pas do të mbyllet derisa të përfundojnë të gjitha punimet. Vendi i planifikuar për adhurim do të jetë në dy nivele, përfshirë dhe hapësirë për gjininë femërore. Në katet e poshtme…

Read More

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot në Burojë të Drenicës nënën e Presidentit Hashim Thaçi, Hyrë Thaçi. Vizita u zhvillua në një moment vendimtar, kur procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën finale. Përfaqësuesit e platformës shprehën solidaritet dhe mbështetje të plotë për nënën Hyrë dhe familjen Thaçi, duke theksuar besimin e tyre në triumfin e drejtësisë. Gjatë takimit, ata e njoftuan gjithashtu për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një shprehje e mbështetjes popullore për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.…

Read More