Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Deputeti Qoku: Serbia e Vuçiqit s’e do Maqedoninë e Veriut në NATO – por nuk pyetet më!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bekim Qoku

Si deputet i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, që është vend anëtar i NATO-s, më duhet t’i dënoj dy herë fjalët ofenduese që presidenti serb Vuçiq i drejtoi ndaj znj. Radmilla Shekerinska, e cila është bashkështetase e jona në MV e njëkohësisht zv.sekretare e NATO-s. Sulmet personale, retorika denigruese dhe insinuatat me ngarkesë shoviniste nuk kanë vend në komunikimin politik të një presidenti shteti. Fjalët e Vuçiqit synojnë denigrimin njerëzor e gjinor, duke shpërfaqur një tendencë për prapakthim në aspektin qytetërimor e demokratik të rajonit tonë, sepse me siguri politikat që ai përfaqëson ëndërrojnë kthimin pas me dekada apo edhe me shekuj, në kohët kur brutalitetet e agresionet ndaj fqinjëve e ndaj të ndryshmëve, mund të bëheshin pa u ndëshkuar. Fatkeqësisht për shovinistët, e fatmirësisht për shumicën e madhe të ballkanasve, koha nuk kthehet pas dhe vlerat njerëzore e civilizuese nuk do t’ia hapin më derën brutaliteteve e agresioneve.

Në një kohë kur siguria në Evropë nuk merret më si e mirëqenë, është normale madje e domosdoshme që shtetet fqinjë të forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje. Pra, deklarata e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk është pakt kundër askujt, por investim për më shumë koordinim, në frymën dhe standardet euroatlantike.

Aleancat që ndërtohen mbi këto vlera nuk janë kërcënim për askënd që s’ka synime destabilizuese. Përkundrazi, janë garanci për qytetarët e gjithë rajonit. NATO mbetet faktori më i madh i paqes në rajon. Falë saj, Kosova sot është e sigurt dhe rajoni nuk kthehet më në vitet e ’90-ta. Andaj, kush e quan këtë bashkëpunim provokim, në fakt po mundohet të mbulojë hijet e veta. Historianët, e jo vetëm ata, por edhe shumë nga ne që kemi jetuar këtu gjatë viteve ‘90, e dimë fort mirë se cilat forca e cilat besime politike kanë qenë shkaktare e nxitëse të dhunës, e cili vend i promovoi e i mbrojti ato.

Serbia e Vuçiqit, sikurse edhe ajo e Millosheviqit dikur, që e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë në 1999, nuk e do Maqedoninë e Veriut me NATO. Mirëpo, ajo nuk pyetet për këtë çështje nga askush më.

Është krejtësisht e palogjikshme të dëgjosh leksione nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ende mban nën mbrojtje politike njerëz si Millan Radojçiq, autor i sulmit terrorist në Banjskë, e kërcënuesi kryesor i komuniteteve shqiptare apo serbe dhe etnive të tjera që jetojnë në Kosovë. Ai që strehon kriminelë të tillë, nuk ka as autoritet moral, as kredibilitet politik të flasë për stabilitet, përderisa vazhdon me retorikë nxitëse.

Rajoni ka nevojë për lidership demokratik e humanist, që ndërton ura, paqe e zhvillim, e jo që hap plagë. Ka nevojë për përgjegjësi historike, respekt institucional dhe dialog të ndershëm. Andaj, gjuha e urrejtjes, relativizimi i krimeve dhe glorifikimi i dhunës nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të normalizohen.

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.