Autor: Suad Avdiu
Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosova, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Në mesazhin e tij, të publikuar nga presidentja Vjosa Osmani, Trump ka uruar qytetarët për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për zgjerimin e partneritetit me Kosovën, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët. Ai ka nënvizuar gjithashtu gatishmërinë e Uashingtonit për të punuar krah Kosovës në forcimin…
BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u lokal”, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? Sepse korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arber Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të…
Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në autostradën Kumanovë-Kriva Palankë, në vendin e quajtur “Smilçinci”. Nga SPB Kumanovë njoftojnë se automjeti “Volkswagen Golf” i drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Nerav, Kriva Palankë, ka goditur një qen endacak, pas së cilës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet “BMW” të drejtuar nga F.J. (27) nga fshati Dllaboçicë. “Në aksident, lëndime të rënda kanë marrë të dy shoferët dhe pasagjerët e automjetit “BMW”, A.S. (20) dhe S.J. (53), të dy nga…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot vazhdon seanca e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka sot edhe një orë e gjysmë kohë për të përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, të cilën e ka nisur të premten. Aiden Ellis, i cili përfaqëson Jakup Krasniqin, ka thënë të premten se, sipas provave, nuk është vërtetuar që klienti i tij të ketë pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat. Sipas mbrojtjes, në dosjen e Prokurorisë thuhet se Krasniqi ka pasur përgjegjësi parësore për komunikatat…
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se në të kaluarën Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE kishin tentuar të diskreditonin partinë e tij, por sipas tij u përballën me kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e PDSH-së në qeveri, raporton Zyrtare. Duke folur në një takim me strukturat partiake në Haraçina, Thaçi kujtoi një episod nga periudha kur, sipas tij, ish-kryeministri Gruevski kishte sulmuar PDSH-në përmes një shkrimi në TV Sitel, duke e paraqitur partinë si të parëndësishme. “Njëherë ka provuar VMRO e Nikola Gruevskit me ne, direkt Gruevski se nuk ia mbante me ne. Më kujtohet atëherë e bëri një artikull te…
Më 8 mars mbahen zgjedhjet në Zürich të Zvicrës, ku pas 17 vitesh pritet të zgjidhet një kryetar i ri, pasi kryetarja aktuale nuk rikandidohen. Sipas gazetarit Enver Robelli, dy nga katër kandidatët kanë më shume shanse të marrin drejtimin e Zurichit, Përparim Avdili nga Partia Liberale dhe Raphael Golta nga Partia Socialdemokrate. “Më 8 mars mbahen zgjedhjet në qytetin e Zürichut. Pas 17 vitesh ky metropol zviceran do të ketë një kryetar të ri. Kryetarja e deritanishme nuk do të kandidojë më. Dy kandidatë kanë shanse për të marrë drejtimin e Zürichut. Raphael Golta nga Partia Socialdemokrate (konsiderohet favorit…
Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes. “Përkundrejt përpjekjeve maksimale që bëjmë si Komunë,…
Këshilli Organizativ, në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës, familjarët e dëshmorëve dhe studentët e Universitetit “Nënë Tereza”, organizon sot një Akademi Përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të parë në krismat fillestare të luftës çlirimtare të UÇK-së, nga beteja e parë në Tanushë të Karadakut të Shkupit. Akademia i kushtohet përkujtimit të dëshmorëve Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifi dhe Elham Curri, të cilët, sipas organizatorëve, u bënë themeli i qëndresës dhe i shtrirjes së luftës në trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke mbetur simbol i përjetshëm i sakrificës për…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, janë regjistruar përmbytje në disa rajone të vendit, ndërsa situata më kritike është në rajonin e Pollogut dhe në Kërçovë. Në rajonin e Pollogut, në Gostivar, ekipet e zjarrfikësve ndërhynë gjatë gjithë natës. Fshati Forinë ishte më i prekuri. Zonat bujqësore në fshatrat Çajle, Turçane, Vrapçishtë dhe Belovishte u përmbytën gjithashtu. “Në rajonin Jugperëndimor, në Kërçovë, përmbytja më e madhe e shtëpive u regjistrua në rrugën Prilepska, ndërsa 220 persona u evakuuan dhe u vendosën në sallën sportive Hristo Uzunov. Në rrugën 29 Nëntori…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe vende më të larta kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore, ndërsa në vende të caktuara në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë. Në Shkup, moti do…
