Autor: Suad Avdiu

Arben Fetai, njëri nga liderët e VLEN-it, thotë se shndrimi i këtij koalicioni në një parti bazohet në bazë të parimeve dhe se fokusi nuk është te kryetari i partisë. Fetai thekson se barabarësia mes katër partive është parim themelor, duke sqaruar se “hisja e VLEN ndahet në katër çerek”, përcjell “TV21”. “Aty janë disa parime. E para është barabarësia e katër subjekteve, siç e dini hisja e VLEN ndahet në katër çerek. Dhe ky për mua është parim bazë, kjo është formula realisht e suksesit të VLEN-it si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe lokale”, tha Arben Fetai. Skenari i…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, e cilësoi si “lajm të zymtë” kërkesën e prokurorisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin me nga 45 vjet burg të katër ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Komentet Rama i bëri gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” nga Prof. Dr. Ahmet Shala, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës. “Lajmi i zymtë nga tribunali në Hagë mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar me nga 45 vjet katër udhëheqësit e UÇK-së. E pata…

Read More

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë me dije majorja Ella Waweya do të bëhet zëdhënësja e ardhshme ushtarake për gjuhën arabe. Ajo e zëvendëson kolonelin hebre Avichay Adraee, i cili e mbajti këtë detyrë 21 vjet. Waweya do të avancohet në nëntoger-kolonel (gradekjo mes majorit dhe kolonelit) kur të marrë zyrtarisht detyrën javën e ardhshme. Emërimi u miratua gjatë një rishikimi të personelit të lartë brenda IDF-së dhe shënon një tranzicion të rrallë drejtimi në një nga postet më të spikatura ndërkombëtarisht të komunikimit në ushtri, njofton agjecia izraelite e lajmeve TPSIL, përcjellë Kosovapress. Zëdhënësi për gjuhën arabe…

Read More

Njëri nga eksponentët e lartë të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi i është drejtur ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, duke i shpjeguar atij, se Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e përcaktojnë qartë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë institucionet e pushtetit qendror si dhe atij lokal. “Z. Ministër, nuk i di kalkulimet tuaja politike, nëse doni të luani rolin e vojvodës apo të viktimës politike, kjo është çështja juaj, por Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Amendamenti V) dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (neni 2, paragrafi 2) qartë dhe pa mëdyshje përcaktojnë se PROCEDURAT ADMINISTRATIVE në…

Read More

Kreu i Kuvendit, ish kryetar i Alternativës në kohën kur u arrit marrëveshja e bashkëpunimit në VLEN, Afrim Gashi, thotë se do të mbështesë cilindo vendim eventual që Bekim Sali merr për funksionimin e mëtejshëm. Gashi në takimin joformal me gazetarët u pyet për qëndrimet e partisë së tij, rreth funksionimit eventual të VLEN-it me dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin, si dhe me ndarjen e pozitave partiake 70% për to dhe 30% të ndarë mes Alternativës, Arben Fetait dhe Bekim Qokut. Ai tha se qëndrimi personal i tij është që VLEN duhet të vazhdojë të funksionojë mbi parimin e baraspeshës…

Read More

Më 15.02.2026 në orën 19:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria 46-vjeçaren E.P. dhe 26-vjeçaren G.G., të dyja nga Republika e Greqisë. Ato dyshohet se më 14.02.2026 në periudhën prej orës 18:15 dhe orës 18:35 nga një pikë tregtimi në qendrën tregtare të zonës së komunës së Aerodromit kanë vjedhur disa produkte kozmetike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyjave do të ngrihet kallëzim përkatës.

Read More

Republika e Kosovës nesër feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me një seri manifestimesh solemne në gjithë vendin, të organizuara nga Zyra e Kryeministrit dhe institucionet shtetërore. Programi i manifestimeve nis që në mëngjes me ngritjen e Flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë në orën 07:00, e më pas vazhdon me mbledhje solemne të Qeverisë dhe nderime te Monumenti i të Pagjeturve, Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, si dhe homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi. Në orën 09:00 është parashikuar vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa në orën…

Read More

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se mbeten plotësisht të përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani, në përputhje me afatet ligjore, përcjell TV21. Përmes një komunikate, mohojnë zërat se i njëjti ligj do të shtyhet. “Aktualisht po finalizohet analiza e komenteve të pranuara nga debati publik në ENER, si dhe e qëndrimeve të dorëzuara nga palët e interesuara, institucionet dhe komuniteti i biznesit, pas së cilës javën e ardhshme versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë. Theksojmë se këto harmonizime nuk e ndryshojnë thelbin e ligjit. Qëllimet mbeten të qarta dhe të pandryshuara: parandalimi i pirjes së…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,69 % në raport me vendimin e datës 9.2.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,233 den/kg dhe…

Read More

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ahmet Shalës me titullin “Kur heshtja flet”. Ahmeti në fjalën e tij tha se ndaj ish-krerëve të UÇK-së por bëhet gjykim i padrejtë me akuza për vepra të pabëra. “Të gjithë e dimë se bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pa bëra vetëm pse ishim atdhetar, çlirimtar dhe organizator të rezistencës dhe luftës. Ne nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë guximshëm për të vërtetën”, tha Ahmeti. Ndërsa sa…

Read More