Autor: Suad Avdiu

Pesëmbëdhjetë shoferë u arrestuan dje për drejtim mjeti pa leje drejtimi, me ndalim aktiv për drejtim mjeti dhe nën ndikimin e alkoolit, dy prej të cilëve ishin të mitur. Ministria e Brendshme informon se dje, oficerët e policisë në të gjithë vendin arrestuan katër persona në Gostivar, dy në Tetovë dhe nga një në Veles, Kërçovë dhe Manastir për drejtim automjeti pa leje drejtimi. – Një i mitur nga Manastiri më parë kishte goditur një këmbësor me automjet dhe i ishte konfiskuar automjeti, ndërsa në Gostivar, një të mituri i ishte konfiskuar një moped i cili kishte goditur një oficer…

Read More

Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, deputeti shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Korab Rashiti ka folur për gjendjen politike në Kosovë. Ai ka bërë thirrje tek partitë politike dhe tek vetë qytetarët ta marrin nën kontroll udhëheqjen e duhur të Kosovës. Rashiti ka thënë se edhe ndihma ndërkombëtare për Kosovës është e nevojshme, por që nuk duhet të bëhet varësi. Ai ka folur edhe rolin e mërgatës në Zvicër dhe përfshirjen e saj pozitive në proceset politike të Kosovës. Bota sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale politike në Kosovë, pas formimit të institucioneve në vend? Korab Rashiti:…

Read More

LSDM ka dënuar ashpër sjelljen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e Sigurisë në Mynih 2026, duke i cilësuar deklaratat e tij ndaj Zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, si fyese dhe malinje. Pikat kryesore të reagimit: • Akuzat e pabaza: Vuçiq akuzoi Shekerinskën për lidhje me “secesionin” e një pjese të territorit të Serbisë (Kosovës), duke përdorur gjininë e saj në mënyrë poshtëruese. • Mizogjinia në politikë: Sipas LSDM-së, ky është një shembull i pastër i shovinizmit ku gratë në pozita të larta shënjestrohen për të zhvlerësuar arritjet e tyre profesionale. • Mbështetje e plotë: Partia opozitare…

Read More

Banorët e rrugës “Done Bozhinov”, në lagjen e njohur si “Permakove Njive” në Kumanovë, ankohen për gjendjen e keqe të rrugëve të lëna në baltë, pa asfalt apo pa begatona, të cilat u shkaktojnë vështirësi në lëvizje, sidomos gjatë reshjeve të shiut. Ata i bëjnë thirrje komunës që të ndërhyjë urgjentisht dhe ta rregullojë rrugën, pasi kalimi aty çdo ditë është bërë më i vështirë. Nga Komuna e Kumanovës theksuan se kjo rrugë nuk është përfshirë në programin vjetor të komunës, shkruan Portalb.mk. Banorët që jetojnë afër “Done Bozhinov” ankohen se gjendja e rrugës është e paasfaltuar dhe e mbushur plot…

Read More

Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e ri si kryeministër e nis në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike janë të brishta dhe sfidat gjeopolitike të reja. Ata që e vëzhgojnë, thonë se është thelbësore për Kurtin që ta rikthejë besimin e aleatëve dhe t’i shmangë hapat surprizë – në të kundërtën, rreziqet janë serioze. Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke marrë mbi 51% të votave dhe duke thyer rekordin e saj. Pas muajsh bllokade politike, për shkak se zgjedhjet…

Read More

Lëvizja BESA ka zhvilluar një takim me strukturat partiake në Kondovë të Sarajit, ku ka paralajmëruar vlerësim të performancës së funksionarëve dhe rikonstruktim të Qeverisë, raporton Zyrtare. Gjatë fjalës së tij, deputeti Adnan Azizi theksoi se ata që nuk i kryejnë detyrat dhe nuk i shërbejnë punës siç duhet, duhet të hapin krahun për t’u dhënë hapësirë atyre që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim. “Ata që nuk ja bëjnë hizmetin punës duhet ta hapin krahun dhe t’ua lirojnë vendin atyre që do ta bëjnë punën. Nga ky fillon vlerësimi i çdo funksionari nëse ai i ka përmbushur detyrat”,…

Read More

Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me pushtetin lokal, e cila garanton respektimin e plotë të dygjuhësisë si vlerë themelore demokratike dhe si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve shqiptarë. Falë angazhimit tonë, çdo pikë e rendit të ditës përkthehet dhe prezantohet në gjuhën shqipe nga përkthyesi i punësuar në komunë, duke e bërë shqipen pjesë të natyrshme të jetës institucionale. Ky hap historik është dëshmi e fuqisë së marrëveshjes VLEN dhe e vullnetit tonë për ta bërë barazinë gjuhësore realitet,…

Read More

Në drejtimin rrugor Kërçovë – Gostivar për shkak të një shembjeje të madhe afër fshatit Kolari prej orës 7 në mëngjes është vendosur qarkullim alternativ nëpër një korsi në gjatësi prej 30 metrave, informoi Qendra informative-dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë”. Për shkak të shembjes komunikacioni në rrugën Kërçovë – Gostivar prej orës 5:40 ishte ndërprerë tërësisht. LAMM informon se prej orës 5:45 në drejtimin rrugor fshati Lisec – Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve. “Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti…

Read More

Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të bollshme (mbi 20 l/m²). Kryesisht në rajonet lindore do të ketë kushte për shfaqjen e paqëndrueshmërisë me reshje shiu të rrëmbyeshme, stuhi dhe erëra të forta (mbi 70 km/h). Pasdite në male në pjesët veriore, reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore. Erëra mesatare deri të forta do të fryjnë nga jugu pasdite dhe veriu pasdite. Në Shkup, pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme. Në pjesë të luginës do të ketë kushte që reshjet të pasohen nga shfaqja e stuhive të rralla.…

Read More

Në takimin me strukturat në Saraj, Bilall Kasami deklaroi se VLEN po hyn në një fazë të re organizimi dhe fuqizimi politik, me synimin për t’u shndërruar në një subjekt të vetëm politik, raporton Zyrtare. “Po e nisim këtë rrugëtim për t’iu treguar të gjithëve se VLEN-i do të vazhdojë edhe më fuqishëm. VLEN-i do të vazhdojë edhe më i bashkuar, drejt një organizimi të vetëm, drejt një partie politike, sepse tani sfidat janë edhe më të mëdha se para dy vitesh kur u bëmë bashkë”, u shpreh Kasami. Ai theksoi se koha kërkon unitet, strukturim më të fortë dhe…

Read More