Autor: Suad Avdiu

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri tha se ka mbaruar procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradësh Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Zekolli Shaqiri thekson se po pritet përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një pjesë të kredisë, pas çka pritet të nisin punimet. Kalohen të gjitha procedurat e tenderimit. Ajo procedurë është kaluar me sukses, mandej pas procedurës së tenderimit, duhet të bëhet edhe evalvuimi, i cili është bërë nga ana jonë, pasi që për autostradën Shkup-Bllacë kemi një pjesë të grantit, por edhe një pjesë të kredisë që merret nga BERZH, gjithçka tani…

Read More

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në dhjetor 2025 arriti në 46.889 denarë dhe është 7.6% më e lartë se në dhjetor 2024, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Transport dhe magazinim me 13.4%, Bujqësi, pylltari dhe peshkim me 10.9% dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; Riparim i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsim me 9.7%. Një rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët: Transport dhe magazinim me 12.8%,…

Read More

Një aferë që dyshohet se “avulloi” mbi 100 milionë franga zvicerane, e ku në thelb është e përfshirë firma “Numarics” e kosovarit që publikisht paraqitet si ndërmarrës, Kristian Kabashi, tash ka hyrë nën hetim të Autoritetit Mbikëqyrës të Tregut Financiar Zviceran. Sic raporton finews.ch, më 17 tetor 2024, banka e goditur Radicant, filiale e Basellandschaftliche Kantonalbank (BLKB), shpalli bashkimin me Numarics. Qëllimi ishte t’u ofrohej klientëve privatë dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (KMU) një ofertë plotësisht e integruar për shërbime bankare, investime financiare dhe administrim. Por, llogaritë nuk dolën siç pritej. Radicant Bank u zhduk nga tregu në…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler, përcjell TV21. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të…

Read More

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal. Në një datë të saktë të papërcaktuar, në periudhën nga 27.01 deri më 12.02.2026, i dyshuari 25-vjeçar, në fshatin Çellopek, komuna e Staro Nagoriçanit, me paramendim dhe në mënyrë mizore e tinëzare, i ka marrë jetën viktimës, një gruaje të lindur në vitin 1947. Ai ka shfrytëzuar rrethanën që e dëmtuara jetonte e vetme, ishte e…

Read More

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se e ndjera shërbeu me nder në luftë dhe me përkushtim në paqe, duke dhënë një kontribut të çmuar si sekretare e OVL-UÇK në Mitrovicë. ​“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Read More

Mentor Mellova Ka emra që nuk shkruhen vetëm në dokumente të historisë, por mbeten në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të një kohe të tërë. Muzafer Haruni – për shumëkënd “Komandant Capi” – ishte një prej tyre. I lindur dhe i rritur në Serovë të Shkupit, ai u bë pjesë e historisë së konfliktit të vitit 2001 si në mesin e figurave të para që hyri në Haraçinë, duke e shpallur zonë të lirë, përcjell INA. Haruni veproi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), në Brigadën 114 “Fadil Nimani”, një njësi që mbante emrin e komandantit të njohur Fadil Nimani.…

Read More

Zyrtarët e policisë në të gjithë vendin arrestuan dje katër shoferë, dy prej të cilëve për vozitje pa leje drejtimi, një për vozitje kategorisë B dhe një person për vozitje të automjetit të paregjistruar. Një shofer në Kërçovë dhe Shën Nikollë drejtonte mjet pa leje drejtimi, një person në Shkup drejtonte mjet të paregjistruar dhe një shofer në Makedonski Brod drejtonte mjet pavarësisht se kishte ndalim drejtimi. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se “personat janë ndaluar në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.

Read More

Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend dështoi miratimi i propozim rezolutës për respektimin e standardeve të procedurave penale kundër ish krerëve të UÇK-së, shkruan Alsat. Deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen e komisionit duke pamundësuar miratimin e Rezolutës. Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Frontit Evropian, Vlen, ASH dhe deputeti Rexhep Ismail nga e Majta. Sipas deputetëve shqiptarë, mos prezenca e deputetëve maqedonas është i qëllimshëm. Debati është prolonguar në një kohë të pacaktuar. Vlen të theksohet se anëtar shqiptar me të drejtë vote në këtë komision janë deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Skender Rexhepi. Ilire Dauti është zv. anëtare që…

Read More

Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot. Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti. Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.TS

Read More