Autor: Suad Avdiu
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës me intensitet të lehtë vërehen në Mavrovë, por për momentin nuk paraqesin pengesa për zhvillimin e trafikut, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…
Qëllimet e vërteta të vrasjes së Hasan Prishtinës kuptohen tërthorazi dhe nga deponimet e vrasësit Ibrahim Çelo në policinë greke, ku sipas gazetës “Të reja nga Maqedonia”, ai deklaroi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë, Ahmet Zogun Nga Dorian Koçi Më datën 13 gusht 1933, agjencitë telegrafike të Ballkanit përcollën lajmin se në Selanik ishte qëlluar për vdekje ish-kryeministri i Shqipërisë dhe politikani Hasan Prishtina. Lajmi, ashtu si pritej, shkaktoi pështjellim në gjithë kancelaritë e…
Mungesa e specialistëve dhe subspecialistëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos në qytetet në brendësi të vendit, do të “plotësohet” nga mjekët që janë në pension. Ndryshimet e fundit të propozuara të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, të cilat janë publikuar në ENER për diskutim publik, tregojnë se për disa degë të mjekësisë ka një mungesë jashtëzakonisht të madhe të kuadrit për shkak të mungesës së planifikimit për dekada të kuadrit të nevojshëm specialist në vend, transmeton Portalb.mk nga Slloboden Peçat. Në vendin tonë ka vetëm rreth dyzet onkologë, ka mungesë të anesteziologëve dhe patologëve. Këta nuk janë i vetmi kuadër nga degët specialistike për të cilët ka mungesë…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në vend do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Do të ketë erëra mesatare, dhe përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga minus një deri në gjashtë, ndërsa maksimale do të arrijë nga katër deri në 12 gradë.
Më 19.02.2026, në ora 15:00, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën industriale në rajonin e komunës së Petrovecit, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt në ndërtim e sipër të një fabrike, një profil metalik ka rënë nga lartësia mbi personin E.A. (23) nga Velesi, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës, ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes…
Sot është publikuar një video ku shihet se prezantuesi i njohur, Alaudin Hamiti, është sulmuar fizikisht. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, vërehet momenti kur një person i afrohet dhe e godet në fytyrë. Deri më tani nuk dihet identiteti i sulmuesit, ndërsa nuk ka ende një deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen e moderatorit apo arsyet e incidentit, shkruan Kosovarja.
Sot u mbajt ceremonia solemne për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, një ngjarje që riafirmon rolin e gjuhës si themel i identitetit, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Dr. Arsim Idrizi nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, i cili theksoi se gjuha amtare mbetet shtyllë e rëndësishme e kohezionit shoqëror dhe e zhvillimit institucional. Gjatë ceremonisë u nënvizua posaçërisht nevoja për pasurimin dhe standardizimin e gjuhës shqipe, si dëshmi e zhvillimit të saj të vazhdueshëm ndër breza dhe në përputhje me sfidat bashkëkohore. Ngjarja u organizua nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, në kuadër…
Ndryshimi i fundit 23:23 20 Shkurt, 2026 Një incident që ka ndodhur në fshatin Gajre të Tetovës mes dy të rinjëve ka përfunduar tek MEMA. Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga TS policia ka qenë në ndjekje të një veture nga zona e Teleferikut deri te vendi i njohur si Mema. Si pasojë e ndjekjes, janë arrestuar dy persona nëna dhe motra e shoferit, ndërsa shoferi, përkatësisht djali i tyre, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Nuk ka pasur as të krisura e as tentim për sulme me kallashnikov. Dy të arrestuarat janë transferuar në spital për kontroll…
Më datë 19.02.2026, rreth orës 13:30, në pikën kufitare të Tabanocit, gjatë tentativës për të hyrë në shtet, zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin italian S.V. (45), pasi gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të tij me targa italiane u zbulua një sasi e konsiderueshme armatimi dhe municioni. Brenda mjetit u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë e kalibrit 22, tetë pajisje të improvizuara me gjilpërë aktivizimi për municion të panjohur, si dhe një sasi e madhe municioni e ndarë në disa paketime, përfshirë gjashtë kuti me nga 100 fishekë, një kuti me 200 fishekë dhe një tjetër me 60 copë.…
Lideri i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar për një prurje të re në strukturat e partisë. Ai bëri të ditur se doktoreshë Zyrie Arifi nga Komuna e Çuçer Sandevës i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar këtë si një vlerë të shtuar për organizatën. “Me doktoreshën Zyrie Arifin nga Komuna e Çuçer Sandevës, prurje e re në organizatën tonë. I urova mirëseardhje në Aleancën për Shqiptarët dhe suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari. Ai theksoi se subjekti që ai drejton mbetet i përkushtuar për forcimin e rolit të gruas në politikë, si pjesë…
