Autor: Suad Avdiu
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekziston një opsion për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por pa të drejtë vote, gjë që, sipas tij, mund të ndodhë në vitin 2027, si pjesë e një skenari të lidhur me planin e paqes për Ukrainën. “Ekziston një ide që po diskutohet gjithnjë e më shumë në Bruksel dhe përreth, dhe lidhet me planin e paqes për Ukrainën, ku integrimi i Ukrainës, për qëllime të rindërtimit të ardhshëm, brenda BE-së do të bëhej me shpejtësi të madhe. Kjo do të ishte jo-parimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ekzistojnë dy skenarë. Është mirë që edhe…
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski njoftoi mbrëmë në një paraqitje televizive në TV 21 se janë ngritur kallëzime penale kundër dhjetë personave të dyshuar për lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogave narkotike, si pjesë e hetimit në lidhje me 40 tonët kanabis të sekuestruar. Ai theksoi se dy nga të dyshuarit janë tashmë në paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh, dhe hetimi i udhëhequr nga Ministria e Brendshme (MPB) në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) lidhet gjithashtu me drogat e gjetura në Serbinë fqinje, për të cilat ka indikacione…
Mëngjesin e sotëm, nga ora 6:50, për shkak të reshjeve të dendura të borës, është vendosur ndalim për trafikun e kamionëve mbi qafën malore Strazhë në rrugën Gostivar-Kërçovë. Ndalimi, sipas ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, vlen edhe për një pjesë të rrugës Mavrovë-Dibër, transmeton Portalb.mk. “Rrugët e Maqedonisë” thotë se reshje bore me intensitet të ndryshëm po ndodhin edhe në Kodër të Diellit dhe në Mavrovë. “Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, dhe në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu”, shton ndërmarrja. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM)…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, në vendet më të larta do të ketë kushte për reshje të borës. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore. Në vend do të fryjë një erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat më e ulët do të jetë -2, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë celsius.
Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë. Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë. Në iftar ta hapni me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash…
Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga ushqimi dhe pijet, besimtarët janë të thirrur të ruajnë edhe sjelljen, fjalën dhe veprat e tyre. Një nga gjërat që nuk duhet bërë asesi gjatë Ramazanit është përfshirja në debate, sharje apo ofendime. Agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e ushqimit, por edhe me vetëkontrollin dhe ruajtjen e qetësisë. Po ashtu, përgojimi, thashethemet dhe gjykimi i të tjerëve konsiderohen veprime që zbehin vlerën e agjërimit. Ramazani është kohë faljeje dhe mirëkuptimi, jo përçarjeje. Nuk rekomandohet as teprimi në iftar. Edhe pse pas një dite të…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase. Mickoski tha se nuk pret që Idrizi ta përsërisë këtë veprim. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase. Mickoski tha se nuk pret që Idrizi ta përsërisë këtë veprim. “Nuk e di ku ka paralajmëruar Stoilkoviq…Shikoni, nëse konkretisht mendoni për atë moment ku në suaza të Kuvendit, drejtori nuk…
Në emisioni “Debat në Shenja”, zv/kryeministri Arben Fetai tha se koalicioni VLEN nuk ka qenë më I bashkuar se kurë. “Gjatë javëve të fundit kemi patur takime intensive për të shkuar drejt shkrirjes drejt një subjekti dhe krijimi të një partie VLEN. Kjo është një hap kogja i madh dhe nëse ndodh kjo, do të ishte një hap gjigant, që është në përputhje edhe me vullnetin popullor të shprehur edhe me votë”, tha Fetai. Fetai tha shkrirja e VLEN-it do të jetë një hap gjigant, i paparë deri tani. Fetai tha se bashkimi në një parti nuk është proces i…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi publik se Dr. sc. Imrane Morina i është bashkuar angazhimit politik në kuadër të Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN. Sipas Kasamit, Morina është doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi, me një përvojë të gjatë në çështje publike dhe angazhim qytetar. Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Gjithashtu, Dr. Morina ka qenë kandidate për deputete si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë, duke dëshmuar përfshirje aktive në proceset politike në të dy vendet. “Kontributi…
Në përfundim të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, presidenti Donald Trump pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Nuk bëhen të ditura detaje konkrete nga diskutimi. Kujtojmë se Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta gjatë fjalimit të tij në kuadër të Bordit të Paqes, duke theksuar se disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kanë premtuar dërgimin e trupave dhe forcave policore në Gaza për të mbikëqyrur një proces paqeje.
