Autor: Suad Avdiu
Konkursi për drejtorin e Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) është bërë mollë sherri për fraksionin e ASH-së që mbeti pjesë e koalicionit VLEN. Konkursi është dashur të mbyllej sot, por është shtyrë për të hënën, mëson TV21, e kjo vetëm për arsye të mosmarrëveshjeve dhe madje edhe deri në kërcënime për lëshim të koalicionit. Krejt kjo për shkak se tre figura po e pretendojnë këtë post për njerëzit e tyre. Pretendentët janë Arben Fetai që aktualisht është zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë, Azir Aliu ministër i shëndetësisë dhe Mimoza Musa deputete. Të tre duan që emri që kanë propozuar të…
Në tokën ku rrënjët e pemëve ushqejnë jetën dhe djersa e fermerit është bekim për vendin, sot kemi një dëshmi të fuqishme se bujqësia është zemra e zhvillimit. 9.567 fermerë kanë përfituar mbi 338 milionë denarë mbështetje financiare, duke marrë frymë të re për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese dhe forcimin e prodhimit vendor. Ky sukses është rezultat i vizionit dhe angazhimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Albrim Hoxha, i cili me përkushtim të palëkundur po e transformon sektorin bujqësor në një motor zhvillimi për ekonominë vendore. Politikat e reja të VLEN nuk janë thjesht ndihmë financiare, ato janë përkushtim për dinjitetin…
Presidenti i shtetit nuk do të mund më të falë persona ndaj të cilëve vendimet gjyqësore nuk janë të plotfuqishme. Ky është një ndër ndryshimet në ligjin për falje, për të cilin u debatua në Fakultetin Juridik në Shkup. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se zgjidhjet ligjore gjithmonë duhet të krijohen duke pasur parasysh profilet e ndryshme të presidentëve, ndërsa e drejta diskrecionale e vendimmarrjes duhet të reduktohet në minimum. “Sepse në këtë veprim gjithmonë ka hapësirë për sjellje diskrecionale. Pyetja është si të reduktohet në minimum apo madje si të anulohet diskrecioni. Në një sistem politik demokratik nuk duhet…
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka bërë të ditur se subjekti që përfaqëson do ta mbështesë Propozim-rezolutën për gjykim të drejtë ndaj komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton Zyrtare. Në një reagim publik, Azizi thekson se, pavarësisht se sipas tij “dikush po bën politikë ditore me fatin e komandantëve”, VLEN do ta votojë rezolutën për të dëshmuar qëndrimin e vet në raport me çështjen. Ai ka drejtuar kritika ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar se në të kaluarën është mburrur për lobim në Kosovë në funksion të Gjykatës Speciale. Sipas Azizit, “asnjë rezolutë simbolike…
Shkup, 20 shkurt – Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka realizuar sot një vizitë zyrtare në pikën kufitare Bllacë, ku është njohur nga afër me organizimin e punës dhe dinamikën e përditshme në këtë pikë me rëndësi të veçantë për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave. Gjatë vizitës, Dauti bashkëbisedoi me stafin për sfidat konkrete me të cilat përballen dhe theksoi nevojën e vazhdueshme për koordinim, efikasitet dhe integritet në ushtrimin e detyrës. Ai vuri në dukje se një element i rëndësishëm i kësaj pike kufitare është sistemi One Stop Shop, i cili ka lehtësuar procedurat dhe ka përmirësuar…
Vuçiq: Ushtria e Kosovës është më e fortë se ajo e Maqedonisë dhe Malit të Zi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ditët e fundit ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, u ndal edhe te kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke vlerësuar se sipas disa indekseve amerikane ato janë më të fuqishme se ushtritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. “Nuk e them unë këtë, është këndvështrimi i tyre, jo i imi”, deklaroi Vuçiq, transmeton 4news.mk, duke shtuar se bëhet fjalë për vlerësime të bëra sipas analizave ndërkombëtare. Duke folur…
Ujësjellësi, kanalizimi dhe rrugët nuk janë thjesht projekte, ato janë jetë, janë kushtet elementare që përcaktojnë dinjitetin e çdo familjeje dhe mirëqenien e çdo vendbanimi. Pa ujë të pastër, pa menaxhim të ujërave atmosferike dhe pa rrugë të sigurta, nuk ka zhvillim, nuk ka perspektivë. Prandaj, me shumë mburrje njoftojmë se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe rikonstruksionin e rrugëve në fshatin Llaskarcë, një projekt i fituar nga thirrja e dytë e Qeverisë VLEN, që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve. Ky investim është dëshmi e qartë se VLEN nuk flet me premtime boshe,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot nga Dubai është ekstraduar në Maqedoni Florim Limani, përcjell TV21. Sipas MPB-së, ky është ekstradimi i parë që Maqedonia ka realizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë. “Sot (20.02.2026) nga Dubai në vendin tonë u ekstradua Florim Limani (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh për veprën penale “prodhim, posedim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 paragrafi 1 të Kodit Penal. Ky është ekstradimi i parë i realizuar…
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një postimi publik ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar se ende nuk e kanë nënshkruar Rezolutën për UÇK-në informon Tetovasot. “Paramendojeni, deputetët e VLEN-it ende nuk e kanë nënshkruar Rezolutën e UÇK-së. Për çfarë po presin? A ju nevojitet leje edhe për këtë gjë nga shefi i tyre?”, shkruan Ademi. Sipas tij, zvarritja e nënshkrimit të kësaj rezolute përbën mungesë vullneti politik dhe qëndrimi të qartë ndaj një çështjeje që, siç thekson ai, ka peshë të veçantë historike dhe kombëtare për shqiptarët. Reagimi i Ademit vjen në emër të…
Shkup, 20 shkurt – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende – vende do të ketë kushte për reshje të lehta të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e fuqishme nga veriu, që do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. Siç informojnë nga DPHM-ja, gjatë fundjavës do të fryjë erë e fuqishme nga veriu, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Nga e diela pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura ditore të larta. Java e ardhshme, temperatura minimale…
