Autor: Suad Avdiu

Vendimi për shpalljen e konkursit për kryetar të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës do të merret në seancën e ardhshme të Kuvendit. Shpallje pason pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Marko Bislimovski. Dorëheqja erdhi dy javë pasi Policia Financiare paraqiti kallëzim penal ndaj Bislimovskit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas kallëzimit, ai nuk ka vepruar me kohë në lidhje me marrjen e licencës së kompanisë “Triterol Petrol”, në pronësi të biznesmenit Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, edhe pse nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë energjetike.

Read More

Një politikan me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut synon të marrë drejtimin e qytetit të Zyrihut në zgjedhjet e ardhshme lokale. Bëhet fjalë për Përparim Avdili, i cili prej vitesh është aktiv në skenën politike të qytetit zviceran. Avdili, me rrënjë nga Llojani i Maqedonisë së Veriut, është kandidat për postin e kryetarit të Zürich, një nga qytetet më të rëndësishme në Zvicër. Kandidatura e tij ka tërhequr vëmendje të veçantë edhe në mesin e komunitetit shqiptar, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në këtë qytet. Nëse arrin të fitojë, ai do të bëhej një nga…

Read More

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gjyqtarëve në gjyqin e tij për krime lufte në Hagë të mërkurën se drejtësia nuk mund të vihet në vend duke “ndjekur penalisht të pafajshmit”. Thaçi dhe tre ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për persekutim, vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë të njerëzve gjatë dhe menjëherë pas kryengritjes së viteve 1998-99 që përfundimisht solli pavarësinë e rajonit me shumicë shqiptare nga Serbia, ka shkruar Reuters për procesin e sotëm gjyqësor në Hagë. Ata i mohojnë të gjitha akuzat. “Drejtësia për viktimat nuk mund të nderohet duke ndjekur penalisht të…

Read More

Televizioni News uron muajin e shenjtë të Ramazanit Televizioni News uron të gjithë besimtarëve musliman fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe paqe në çdo familje. Në këtë muaj të bekuar, që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe mëshirën, urojmë që sofrat tuaja të jenë të begata, zemrat të mbushura me dritë, ndërsa shtëpitë me harmoni e mirëkuptim. Falënderojmë shikuesit dhe lexuesit tanë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ju premtuar se edhe gjatë këtij muaji të shenjtë do të jemi pranë jush me përmbajtje cilësore, edukative dhe frymëzuese. Gëzuar dhe…

Read More

Zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedonia e Veriut sinjalizojnë një rikonfigurim të ri brenda spektrit opozitar. Sipas TV Gurra, në sipërfaqe së shpejti do dal subjekt i ri politik me në krye Fatmir Limanin, ministrin aktual të punëve sociale, rinisë dhe demografisë. Partia e re do mbaj emrin “LE – Lidhja Europiane”, që siç thuhet synon të ofrojë një alternativë të re me orientim euro-integrues, reforma të brendshme dhe përfaqësim më dinamik politik. Sipas burimeve, këto zhvillime pasojnë pas përplasjeve të fundit në Lëvizjes BESA. (INA)

Read More

Kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski në Click Plus të TV21 pati deklaruar se nuk jeton nga paga e funksionarit, por, siç tha ai, që nga viti 1998 merret me biznes, ka punuar jashtë vendit, ka investuar dhe ka reinvestuar… Në lidhje me: Dimitrievski: Jam i kënaqur me pagën time, sepse nuk jam i varur prej saj Edhe pse ai e prezanton veten si një biznesmen të suksesshëm, fitues dhe investitor, “Fokus” ka kryer kontrolle për të parë cilat kompani ka zotëruar Dimitrievski, por edhe çfarë pasurie ka fituar, kryesisht gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e kryetarit të komunës.…

Read More

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar ndryshime në organizimin e procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit. Ky ndryshim erdhi për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit. Mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa kohëzgjatja e mesndërrimit dhe pushimet e gjata janë reduktuar. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që dita mësimore të përfundojë më së largu deri në orën 17:00. “Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në…

Read More

Ministria e Transportit ka publikuar disa shpallje në faqen e Agjencisë për Administratë për plotësimin e 15 vendeve të lira të punës, duke kërkuar kandidatë që plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore si shtetësia e Maqedonisë së Veriut, njohja e gjuhës maqedonase, moshë madhore, aftësi shëndetësore dhe mungesë të ndalesave gjyqësore për ushtrim profesioni. Përveç këtyre, kërkohet arsim i lartë, njohje aktive e programeve kompjuterike dhe e njërës prej gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), si dhe provimi i administratës apo ai i jurisprudencës për pozita të caktuara. Pagat për këto pozita variojnë nga 30.174 denarë për bashkëpunëtorët e rinj…

Read More

Është thelbësore për integrimin evropian të vendit, veçanërisht në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik, që të gjithë aktorët politikë, veçanërisht Qeveria, të japin rezultate të prekshme në fushat kyçe, ndërsa në të njëjtën kohë BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të përmbushin detyrimet e tyre, ta mbështesin plotësisht vendin, përfshirë edhe përmes angazhimit aktiv diplomatik për ta ndihmuar atë të përparojë në përmbushjen e detyrimeve të veta, thekson raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti Thomas Waitz në draft-raportin vjetor të progresit për vendin, të cilin ai do t’ia paraqesë Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET)…

Read More

Të gjithë myslimanët anembanë botës nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Në thelb të agjërimit qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila, për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës, përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer…

Read More