Autor: Suad Avdiu

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ishte protagonist i një ngjarjeje të paprecedent. Ai gjatë një vizite në qytetin e Borit, e detyroi një banore që përballë një salle të mbushur plot me njerëz dhe në prani të fëmijës së saj me aftësi të kufizuara të zbulonte se i njëjti nuk ishte djali i saj biologjik. Sipas mediave serbe, gruaja po i tregonte Vuçiqit për vështirësitë që haste në marrjen e ndihmës sociale për të birin. Ndërkaq, presidenti i Serbisë e shtyu atë të fliste hapur për këtë çështje, gjë që e detyroi atë të tregonte se 13-vjeçarin nuk e kishte…

Read More

Sot u zhvillua inspektimi i punimeve në Korridorin 8, në segmentin Gostivar – Bukojçan, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, kryeministri Hristijan Mickoski, ekselenca e saj U.D. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, Koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku, si dhe shumë personalitete të tjera institucionale. Ky projekt nuk është thjeshtë një rrugë, por një arterie strategjike që lidh vendin tonë me rajonin dhe hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, bashkëpunim dhe integrim. Dinamika e punimeve po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, në përputhje me…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje, shkruan periskopi.  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje. Postimi i OVL UÇK’së: Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, në frymën e përgjegjësisë morale dhe…

Read More

Vardari e mposhti Bashkimin me rezultat 1-0 në kompleksin e FFM-së dhe e forcoi pozitën e parë në tabelë, por në qendër të vëmendjes mbetën skenat e tensionuara në fundin e ndeshjes. Gjyqtari Benjamin Kerimi i tregoi karton të kuq Rexhep Muratit, gjë që shkaktoi skena të pakëndshme dhe një përplasje fizike, ku u përfshinë futbollistët dhe të dyja pankinat. Stefan Cvetkoviq ishte autor i golit të vetëm në këtë ndeshje, shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë. Pasuan edhe fyerje dhe ofendime në baza nacionale nga ana e tifozëve të Vardarit, Komiti. Për më shumë ndiqeni videon……

Read More

Arbër Ademi: Dy incidente të rënda në futbollin tonë nuk janë rastësi, por janë pasojë direkte e mosndëshkimit dhe e inkurajimit të heshtur që u bëhet atyre që shkelin rregullat dhe nxisin urrejtje. Kur në një ndeshje mes Vardarit dhe Bashkimit tolerohet gjuhë e hapur e urrejtjes dhe madje përdoren njësi speciale kundër përfaqësuesve të klubit të Bashkimit, ndërsa loja vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur, atëherë mesazhi është i qartë: standardet nuk vlejnë njësoj për të gjithë. Kur në një tjetër ndeshje, në mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Prespës kërkohet largimi i flamurit shqiptar me arsyetimin se “ka…

Read More

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda shënoi një supergol në minutën e 11-të të ndeshjes Comos-Juventus. Ky ishte goli i dytë sezonal për Mërgim Vojvodën në Serie A. Në minutën e 61-të shënoi Maxence Caqueret pas një asistimi nga Da Cunha. Mergim Vojvoda

Read More

Ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka bërë të ditur se punimet në Korridorin VIII, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, po përparojnë me ritme të larta. Gjatë një vizite në terren në segmentin Gostivar–Bukojçan, ajo theksoi se ky projekt tashmë është një realitet që po merr formë çdo ditë e më shumë. Përmes një deklarate, Ministrja Zekolli Shaqiri nënvizoi rëndësinë e këtij aksi jo vetëm për lëvizjen e njerëzve, por edhe si një motor për rritjen ekonomike. Progres i dukshëm në terren Sipas Ministres, segmenti që lidh Gostivarin me Bukojçanin po avancon me një ritëm të qëndrueshëm, duke u…

Read More

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin saj të ndaj deklaratës së dhënë më 18 shkurt 2026 në Kanal 5 nga Таnja Каrakamisheva në të cilën kërkohet “zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në administratë”. Një deklaratë e tillë është e papranueshme, diskriminuese dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet kushtetuese të shtetit dhe me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë nuk është privilegj për askënd, por detyrim kushtetues dhe standard demokratik që garanton barazi reale në institucionet publike. Në një kohë kur të dhënat dëshmojnë se shqiptarët ende nuk e arrijnë përfaqësimin proporcional në shumë institucione…

Read More

Sot bëhen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, që solli për Shqipërinë një epokë të re. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Më 20 shkurt 1991, dhjetëra dhe mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Në…

Read More

“Maqedonia është viktimë e bullizmit klasik në procesin e integrimit evropian, sepse në vend të një sistemi meritor, vendi i nënshtrohet bilateralizimit të procesit të pranimit”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në konferencën kushtuar të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Unioni Pan-Evropian i Maqedonisë. Sipas tij, Maqedonia është ndoshta i vetmi rast në Evropë ku progresi nuk vlerësohet sipas kapërcimit të sfidave të reformave, por bazohet ekskluzivisht në çështje bilaterale, gjë që, siç thotë ai, minon besueshmërinë e Unionit, diçka për të cilën ai ka marrë konfirmim nga gjithnjë e më shumë politikanë në…

Read More