Autor: Suad Avdiu

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar një sulmi fizik dhe kërcënimi me armë në fshatin Gajre, pas çka, personat A.M. (43), E.M. (20) dhe një 16-vjeçar u arrestuan nga policia e Tetovës. Ata janë kapur në automjetin “Golf”, i cili nuk kishte ndaluar në shenjën e policisë. Policia vazhdon kërkimin e L.M., person gjithashtu i dyshuar për sulmin. “Më 20.02.2026 në SPB Tetovë, personi Z.I.(39) nga fsh. Gajre ka denoncuar se rreth orës 20.00 në fsh.Gajre është ndaluar nga personi L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë…

Read More

Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha thotë se nuk ka përplasje brenda Aleancës për Shqiptarët në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit në përcjell TV21. Agjencinë për Komunikime Elektronike. Hoxha siguron që procesi për përzgjedhjen e drejtorit në AKE po zhvillohet bazuar në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore. “Zërat që pretendojnë se ka pëplasje brenda ASH-së për poste janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Ne përfaqësojmë frymën autentike të Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit VLEN dhe kurrë nuk kemi lejuar as nuk do të lejojmë që të komprometojmë parimet tona apo integritetin institucional. Proceset e…

Read More

Diga e Likovës, nga e cila furnizohet me ujë qyteti i Kumanovës, është pothuajse plot me ujë dhe autoritetet po bëjnë plane për lirimin e kontrolluar të saj. Siç informoi për portalin “Kumanovski Muabeti”, drejtori Darko Zivkovski, në këtë moment ka 21 milion metra kub ujë, dhe ka vend për rreth dy milion të tjerë. – Po të mos ishin digat, do të kishim përmbytje në Kumanovë. Aktualisht, ka 21 milionë në digën e Glazhnjës, ky është informacioni nga ora tetë e mëngjesit. Shërbimet tona raportojnë se kemi ende 2 milionë metra kub ujë për t’u grumbulluar në digë. Jemi…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të brendshëm, duke shpallur emrat e rinj që do të udhëheqin degët në zona strategjike të vendit. Me vendim të drejtpërdrejtë të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, procesi i reformimit ka marrë formë zyrtare me emërimin e figurave që pritet të fuqizojnë prezencën e partisë në terren. Sipas njoftimit zyrtar, “pakoja e re” e drejtuesve përfshin: Dega Çashkë – Sedat Ahmeti Dega Veles – Mensur Adili Dega Petrovec – Tahir Livoreka Dega Studeniçan – Shefket Kadri Ky riorganizim shihet si një mesazh i qartë i unitetit…

Read More

Jemi të lodhur duke dëgjuar kërkimfaljet e ish-zyrtarëve dhe politikanëve evropianë për mënyrën se si u trajtuam padrejtësisht gjatë kohës së tyre. Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për mëshirë dhe falje post-festum, por zgjidhje në kohë dhe paraprake për të zhbllokuar integrimin tonë evropian. Qytetarët tanë e kanë merituar prej kohësh të jenë qytetarë evropianë. Vetëm në këtë mënyrë Unioni do ta pastrojë ndërgjegjen e tij ndaj qytetarëve të Maqedonisl dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këtë e theksoi Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në hapjen e Konferencës ndërkombëtare të unionit Pan-evropian të Maqedonisë, e cila u mbajt mbrëmë në kabinetin e…

Read More

Blerim Halimi | RTKlive Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj. Kështu ka theksuar presidentja Vjosa Osmani pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio. “Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”, ka…

Read More

Hoxhë Elvis Naçi ka ndarë me ndjekësit e tij një histori rrëqethëse që dëshmon besimin e palëkundur të ish-Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Sabri Koçit (Allahu e mëshiroftë), gjatë viteve të tij të vështira në burgjet e regjimit komunist. Iftari me një kokërr qepë Në këtë dëshmi, Sabri Koçi kujtonte periudhën kur agjëronte në vetmi të plotë, duke u mjaftuar me ushqimin minimal që mund të siguronte në qeli.”Isha i vetëm, agjëroja me atë që mund të gjeja: një kokërr qepë, një domate, një gotë kauçuku me kos dhe pak qumësht që më jepej si kundërhelm.” Qëndresa pas…

Read More

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e së premtes në Santa Vittoria d’Alba, në provincën e Cuneo, Itali. Trupi u zbulua në një parcelë toke buzë rrugës Chivola, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas mediave italiane, i riu u gjet pranë një automjeti tip “Lancia Ypsilon” me ngjyrë të zezë, që dyshohet se ishte në pronësi të tij. Ka qenë një drejtues mjeti që kalonte rastësisht në zonë ai që ka vënë re trupin dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes, por dyshimet e para flasin për një plagë…

Read More

Një 20-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës kishte kërcënuar përmes një rrjeti social se do të kryente një vrasje masive, ndërsa policia e Maqedonksë, pas një njoftimi nga Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një arsenal i tërë armësh. Është arrestuar edhe gjyshi i tij 89-vjeçar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. I riu do të përgjigjet për terrorizëm, ndërsa gjyshi për posedim të paligjshëm të armëve, raporton gazeta KOHA. “Sipas dyshimeve, K.H. (20), në fund të muajit janar të këtij viti, përmes aplikacionit social ‘Discord’ ka…

Read More