Autor: Suad Avdiu

Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe iftarit të pini mjaftueshëm ujë. Lëngjet natyrale si lëngjet e frutave dhe smoothies mund të ofrojnë energji dhe hidratim, por për të shmangur konsumimin e tepërt të sheqerit, këto duhen konsumuar në sasi të moderuara. Ushqimet e pasura me ujë, si supa ose jogurti, janë gjithashtu opsione të mira për hidratim dhe përplotësim të energjisë gjatë kohës së hapjes së agjërimit. Frutat e freskëta janë një mënyrë tradicionale për të hapur agjërimin në shumë kultura, dhe janë një opsion i shëndetshëm pasi ofrojnë fibrat, sheqerna natyrale, lëngje…

Read More

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar ndaj raportimeve që qarkulluan për largimin e flamujve shqiptarë gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija Haraçinë dhe Prespa, raporton SHENJA. Beqiri theksoi se gjatë ndeshjes së sotme, flamuri shqiptar – Shqiponja – ishte prezent, si gjithmonë, duke nënvizuar se ky flamur nuk është thjesht një simbol, por shpreh identitetin, krenarinë dhe përkatësinë e komunitetit. “Ky flamur ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent sa herë që luan Shkëndija, sepse për ne nuk është thjesht një simbol, por identitet, krenari dhe përkatësi. Askush nuk mund të na ndalojë ta shprehim atë që…

Read More

Mbrëmë rreth orës 23:00, policia e Tetovës arrestoi një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë, i cili po drejtonte një Mercedes me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Gjatë tentativës për kontroll në fshatin Neproshten, ai goditi një dollap elektrik të EVN-së dhe tentoi të aksidentojë zyrtarët policorë. “Më 21.02.2026, në ora 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setolë, zyrtarë policorë të Stacionit për Siguri në Trafikun Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po drejtonte automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Paraprakisht në…

Read More

Drejtësia në vend po varroset – gjyqësori dhe prokuroria po vihen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, reagon LSDM-ja. Nga LSDM akuzojnë se OBRM-PDUKM e ndërruan prokurorin publik për të vendosur një prokuror nën kontrollin e tyre. “Publikisht, në televizion, Mickoski eliminoi kandidaten e pavarur Ristovska, edhe pse ajo mori maksimumin 10 nga 10 pikë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Mickoski vendos vetë dhe zgjedh vetë një prokuror. Gruaja e një kryetari bashkie nga OBRM-PDUKM është emëruar anëtare e Këshillit Gjyqësor, këshilltare e Mickoskit në Gjykatën Kushtetuese, zëdhënësja e qeverisë i njeh vendimet e gjykatës për çështjet e…

Read More

Sezoni turistik dimëror në Rugovë po vazhdon me fluks të madh vizitorësh, ndërsa fshati Bogë mbetet destinacioni më i kërkuar, falë pistës së skijimit që ndodhet në këtë zonë. Gjatë fundjavave, sigurimi i akomodimit në hotele dhe bujtina është pothuajse i pamundur pa rezervim paraprak, ndërsa ditët e tjera të javës janë dukshëm më të qeta. E rrethuar nga male të larta dhe me kushte të favorshme natyrore, Boga vazhdon të jetë një vend tërheqës për pushime në çdo stinë, veçanërisht gjatë dimrit. Qendra e skijimit është e mbushur me vizitorë të të gjitha moshave, ndërsa organizimet e nxënësve dhe…

Read More

KUMANOVË – Një video e shpërndarë së fundmi nga hoxha i njohur Sadullah Bajrami ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në këtë video, shihet një i ri i kombësisë maqedonase i cili ka vendosur të pranojë besimin Islam, duke shqiptuar dëshminë e besimit (Shehadetin) në prani të hoxhës. Hoxhë Bajrami, duke e mirëpritur atë si “vëlla në besim”, ka theksuar se ky akt është një moment gëzimi, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah një realitet të hidhur sa i përket gjendjes sociale të besimtarit më të ri. Thirrje për solidaritet Pasi përfunduan procedurën fetare, hoxha u është drejtuar…

Read More

Ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk ka dhënë përgjigje të re lidhur me kontratën për sistemet raketore të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër Mistral 3, gjashtë muaj pasi ishte bërë e ditur se dorëzimi do të shtyhej për disa muaj. Megjithatë, edhe pse përgjigjja është e re, por informacionet janë të vjetra. Nuk ka të reja, nuk ka datë, e as nuk jepen arsye për vonesat, me pretekstin se kontrata është e natyrës së klasifikuar. Sipas Ministrisë, për pajisjet që pritet të arrijnë, prodhuesi ka planifikuar testin fabrik, pas të cilit do të ndodhë dorëzimi i sistemit. Ministria gjithashtu konfirmon se janë…

Read More

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një rikapitulim të aktiviteteve të tij për javën që lam pas. Rama në podcastin e tij dha detaje edhe për takimet me Osmanin e Kurtin, të cilat i cilësoi si “tejet pozitive”. E për këto takime, siç tha ai, sebep u bë miku i tij, ish-ambasadoti Ahmet Shala, i cili e ftoi në promovimin e librit të tij Ramën në Prishtinë. “Shumë e veçantë ka qenë vizita në Prishtinë, në vigjilje të festës kombëtare të pavarësisë së Kosovës pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën dhe poashtu pas votëbesimit të qeverisë së re…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dhënë një intervistë për emisionin Për dhe Kundër në TV Alfa. Gashi ka komentuar ngjarjet e fundit rreth VLEN dhe shndërrimit të saj në një parti politike. “Ne jemi duke folur për variacione të reja të zhvillimit të VLEN. Nuk jemi duke folur për të keq ose shkuarje prapa. Po flasim sa mund të ecim para. Dy elemente i kemi të rëndësishme. Shpejtësia dhe homogjenizimi. Duam të jemi sa më të bashkuar dhe sa më shpejtë. Sa mund këtë gjë ta realizojmë varet nga shumë faktorë. Por, mendoj…

Read More

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka bërë të ditur se Luna Parku që pritet të ndërtohet në Shkup nuk do të jetë vetëm për fëmijë, përcjell TV21. Gjorgjievski njoftoi se deri në qershor të vitit 2027, pret që të hapet zyrtarisht parku argëtues për të gjitha moshat. “Do të jetë një park argëtimi për të gjitha moshat. Më në fund, Shkupi do të ketë një Luna Park, dhe ashtu siç u kam premtuar qytetarëve, jam thellësisht i bindur se procedura do të ketë sukses. Tani jemi në fazën përfundimtare të tenderit.…

Read More