Autor: Suad Avdiu
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Reshje të lehta bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në rrugën Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit. Nga LAMM thonë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.…
Rekord solidariteti. Në më pak se 7–8 orë nga publikimi i njoftimit, janë mbledhur €21,656 nga €22,000 të nevojshme për Ermalin, një dëshmi e qartë e solidaritetit dhe humanizmit shoqëror. Ermal Aziri ka jetuar me sfida shëndetësore që nga lindja, përcjell TV21. Pavarësisht vështirësive, ai ka vazhduar të shpresojë dhe të ëndërrojë për një të ardhme më të mirë. Trajtimi mjekësor që i nevojitet kërkon mjete të konsiderueshme financiare, ndaj çdo kontribut, i vogël apo i madh, ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tij. Së bashku, po i mundësojmë Ermalit shpresën për një trajtim të duhur dhe perspektivë më të…
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në rajonet malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar (lokalisht deri në 60 km/h). Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të shkurtra me diell.
Ditë më parë Eva Dumani është rikthyer nga Siria në Shqipëri. Ajo për 12 vite kishte qëndruar në një kamp. Rreth 13 vjet më parë, 9 pjesëtarë të familjeje Korvafaj nga Kuçi i Vlorës u larguan drejt Sirisë. Vetëm tre anëtarë të kësaj familje janë kthyer në vendlindje. Ata janë 7 deri në 19 vjeç. Ndërkaq, për gjashtë anëtarët e tjerë të familjes akoma nuk dihet gjë. shqiptarSiri
Orhan Kurtishi Me zor mund t’ia marrësh pikët një skuadre — por me zor nuk mund ta bësh kampion. Ajo që ndodhi sot në ndeshjen mes KF Bashkimi 1947 dhe FFM Vardar Skopje nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli — ishte një njollë turpi për gjithë sportin në vend. E kuptojmë dëshirën për të nxjerrë dikë kampion, por kampionati nuk fitohet duke poshtëruar kundërshtarët dhe duke deformuar drejtësinë në fushë. Kartoni i kuq ndaj mbrojtësit të Bashkimit, i dhënë pa arsye të dukshme në lojë, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe ngriti dyshime serioze për paanshmërinë e gjykimit. Ndërkohë, veprime të…
Pas eliminimit nga gara për çmimin e madh, Benita sonte ka marrë rrugën për Tiranë. Postimi i menaxherit të saj ka ngritur dyshime te publiku se ish-banorja e BBVK mund të futet në Big Brother të Shqipërisë. Videoja është shoqëruar me mbishkrimin “Tiranë pritna…” dhe një emoji që simbolizon sekretin.
Nxënësi i shkolles tonë Leart Rexhepi, i cili ka shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare NEO Science Olympiad 2025–2026, e mbajtur më 7 shkurt 2026. FIZIKË Medalje e Artë – Vendi i dytë në rang global Renditje unike ndërkombëtare (vetëm një pjesëmarrës për vendin e parë, të dytë dhe të tretë). MATEMATIKË Medalje e Argjendtë I renditur në grupin e dytë të performancave më të larta. Në këtë olimpiadë morën pjesë mbi 1000 nxënës nga rreth 30 shtete të botës, çka e bën këtë arritje edhe më të vlefshme dhe domethënëse. Urime Leart për përkushtimin, punën e palodhur dhe rezultatet mbresëlënëse! Jemi…
Të mërkurën radioja publike gjermane Deutschlandfunk publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet radikale fetare kërcënojnë paqen sociale. Aty është edhe një deklaratë përçarëse e klerikut Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë. “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, ka thënë kleriku ndër të tjera në deklaratën e tij për radion gjermane. Deklarata e përkthyer është shpërndarë në shqip nga gazetari Enver Robelli. Shan Zefi kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe vite më parë, pas disa dhe komenteve fyese në drejtim të komunitetit mysliman.…
Kumanova radhitet ndër qytetet ku interesimi për vaksinimin e fëmijëve është në rënie të vazhdueshme. Kjo mbase prindërit ende po i nënshtrohen dezinformatave të ndryshme kinse për shkak të pasojave të ndryshme nga vaksinimi. Shtëpia e shëndetit në Kumanovë raporton se pavarësisht masave për të rritur ndërgjegjësimin tek prindërit dhe për t’i edukuar ata, përqindja e vaksinimit mbetet e ulët. Më e ulëta është 40 përqind për vaksinën kundër fruthit. Sipas mjekëve, prindërit refuzojnë t’i imunizojnë fëmijët e tyre për shkak të mungesës së informacionit. Statistikat tregojnë se fëmijët nën moshën pesë vjeç nuk janë të imunizuar. “Kjo përkon me…
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar dje Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prit nga drejtori i saj, Petrit Ajeti, si dhe nga stafi drejtues dhe zyrtarë të tjerë të institucionit. Vizita u zhvillua në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës dhe 17-vjetorit të themelimit të AKI-së. Me këtë rast u ndanë certifikatat për zyrtarët e rinj të agjencisë dhe u përurua një objekt i ri modern brenda kompleksit të saj. Kryeministri theksoi rëndësinë e inteligjencës në mbrojtjen e sovranitetit dhe marrjen e vendimeve të informuara, duke nënvizuar se AKI ka përfituar mbështetje të…
