Autor: Suad Avdiu

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë paguar rreth 2.8 miliardë euro në kazino, bastore dhe klube aparatesh, tregon analiza e emisionit “Biznis Objektiv”. Kjo shumë përfaqëson një rrjedhje të madhe financiare drejt industrisë së lojërave të fatit dhe hap pyetje serioze për pasojat ekonomike dhe sociale, përcjell INA. Sipas analizës, bëhet fjalë për një shumë që është e krahasueshme me një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit, gjë që tregon se sa pjesë të madhe zë industria e bixhozit në rrjedhat financiare të vendit. Disa nga ekspertët paralajmërojnë se ky lloj shpenzimi ka ndikim të drejtpërdrejtë…

Read More

Mëngjesin e sotëm rreth orës 6 në vendkalimin kufitar “Bllacë” është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili kërkohej nga organet e rendit. Sipas njoftimit të MPB, i njëjti është privuar nga liria. “Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thonë nga MPB për TV21.

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri 2, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizin nga 9 deri 15 gradë celsius.Në ditët në vazhdim moti do të jetë i qëndrueshëm, përveç ditës së martë ku pritet të ketë reshje të shiut./Telegrafi/

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një i ri është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka tentuar vetëvrasje. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësitë e NJRSH-së si dhe emergjenca. Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në…

Read More

Pakistani ka kryer sulme ajrore gjatë natës ndaj Afganistanit, që sipas Talebanëve kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Qeveria e Pakistanit tha se sulmet kishin synuar shtatë kampe dhe strehimore të dyshuara të militantëve pranë kufirit, si një përgjigje ndaj sulmeve vetëvrasëse të fundit në Pakistan. Afganistani e ka dënuar aksionin, duke thënë se objektiva ishin shtëpi civile dhe një shkollë fetare. Ministria e mbrojtjes e Talebanëve tha se sulmet preknin zona civile në provincat Nangarhar dhe Paktika. Një nga sulmet ka vrarë rreth 20 anëtarë të një familjeje, përfshirë gra dhe fëmijë. Pakistani i ka…

Read More

Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë. Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë. Në iftar ta hapni me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash…

Read More

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë kontrollit, u vendosën gjithsej 15 masa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shtatë shoferë u sanksionuan për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor, dhe 18 të tjerë u privuan nga liria. Tetë shoferë u sanksionuan dhe u ndaluan të drejtonin automjete për drejtim nën ndikimin e alkoolit. Një person u privua nga liria për kryerjen e krimeve sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” dhe sipas nenit 383 “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, njoftoi Ministria e Brendshme. Mbrëmë,…

Read More

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj thirjeve raciste në ndeshjen e futbollit KF Bashkimi dhe KF Vardar ku për shqiptarët u kërkuan dhoma gazi dhe “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “vrisni shqiptarët”. Ahmeti në postimin e tij kërkon pëgjegjsi pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim dhe kjo është një tendencë për ta kaluar në heshtje edhe këtë. “A ka reagim dhe dënim për thirrjet skandaloze “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët”, “vrisni shqiptarët”, apo edhe kjo do të kalohet me…

Read More

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai thotë se, koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme “Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë. Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato. Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj…

Read More

Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr nga Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas incidenteve në ndeshjen mes FK Vardar dhe KF Bashkimi Kumanovë, duke e cilësuar ngjarjen si “turp dhe dëshmi të rrëshqitjes së rrezikshme të futbollit drejt dhunës dhe urrejtjes ndëretnike”. Në reagimin e saj, ASH thekson se përleshjet në fund të takimit dhe atmosfera e tensionuar në tribuna tregojnë dështim të organizimit, sigurimit dhe menaxhimit institucional. “Stadiumi nuk është vend për përleshje, provokime dhe thirrje që poshtërojnë qytetarë mbi baza etnike. Kjo nuk është tifozeri, por rrënim i rendit publik dhe nxitje e urrejtjes,” thuhet në reagim. ASH…

Read More