Autor: Suad Avdiu

Ndërsa Autostrada R6 (Prishtinë – Hani i Elezit) u ndërtua brenda pak vitesh dhe u përfundua në vitin 2019, me ura, tunele dhe vepra të mëdha inxhinierike, pala tjetër e kufirit ende përballet me zvarritje të pashpjegueshme, përcjell INA. Autostrada R6, që lidh Prishtinë me Hanin e Elezit, nisi punimet në vitin 2014 dhe përfundoi në 2019, duke realizuar një projekt kompleks me dhjetëra ura dhe tunele në terren malor. Sot ajo konsiderohet një nga investimet më strategjike infrastrukturore në Kosovë. Në anën tjetër, projekti i Autostrada A4, që duhet të lidhë Shkupin me pikën kufitare në Bllacë që është…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që permes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet. “Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin…

Read More

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi cili u dorëzua sot në mëngjes rreth orës 6 në pikën kufitare Bllacë, është vendosur në burgun e Shutkës me vetëm një të paraburgosur tjetër, maqedonas, për arsye sigurie. Pranë dhomës së tij të burgut ka siguri të posaçme 24-orëshe. Siç deklaruan për SAKAMDAKAZHAM.MK nga burgu “Shkup” në Shutkë, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi është pyetur nëse ndihet i pasigurt nga ndonjë prej të paraburgosurve, pra nëse ka dijeni se në burg ka persona nga të cilët ndjen rrezik, transmeton Zyrtare.net “Personi i paraburgosur Artan Grubi u përgjigj se nuk ndihet i sigurt. Në pyetjen konkrete nga…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet sot në ora 14:00 me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për pozitën e presidentit të vendit. Abdixhiku e ka thënë disa herë se duhet arritur marrëveshje në mënyrë që partia të cilën ai e udhëheq, LDK-ja, të jetë në sallë kur të votohet për këtë çështje. Kjo parti ia pati bërë kuorumin presidentes aktuale, Vjosa Osmani kur e ka fituar mandatin e parë, në prill të vitit 2021. Osmanit i skadon mandati 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë…

Read More

Gati 4.8 milionë euro publike kanë përfunduar në llogaritë e mediave gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoninë e Veriut. Partitë politike kanë vendosur vetë se sa para, cilës media do i ndajnë. Mbi 3.3 milionë euro kanë përfituar televizionet ndërsa portalet e internetit dhe gazetat kanë inkasuar rreth 377 mijë euro. Pjesa e parë e këtij hulumtimi paraqet shpenzimet për media dhe përfituesit kryesorë, ndërsa analizat e detajuara vijojnë në pjesët e ardhshme, shkruan Portalb.mk. Të dhënat janë siguruar në janar të këtij viti nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ), ku pas disa përpjekjeve arritëm të marrim një dokument voluminoz me…

Read More

A do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së? Pas ndalimit të Artan Grubit në pikën kufitare në Bllacë, sot kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN. Nga atje pyesin se a do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së? “Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Shumica e punonjësve që janë shqiptarë etnikë, ose 10.084, kanë arsim të lartë, 4.833 kanë arsim të mesëm, ndërsa 185 kanë titullin ‘doktor i shkencave’. Në nivel lokal është i dukshëm përqendrimi i të punësuarve sipas përkatësisë etnike , varësisht nga struktura etnike e komunës. Mosha mesatare e shqiptarëve të punësuar është 44,1%, ndërsa ajo e maqedonasve është 47,97 vjeç, shkruan analiza javore e Portalb.mk. Përfaqësim 100% i shqiptarëve në Haraçinë dhe Bogovinë, 100% maqedonas në Prilep, Pehçevë, Probishtip… Në nivel lokal është i dukshëm përqendrimi i të punësuarve sipas përkatësisë etnike , varësisht nga përfaqësimi i bashkësive etnike në komunën…

Read More

Pas 14 muajsh, Artan Grubi, sot ka vendosur te vet dorëzohet ne organet e rendit, pikërisht ne vendkalimin kufitar ne Bllace, gjë që dërgoi në arrestimin e tij të menjëhershëm. Grubi qe nga 11 dhjetori i viti 2024, ka ikur nga Maqedonia e Veriut, duke i paraprirë ngritjes se disa akuzave nga Prokuroria Publike disa ditë më vonë. Ai ikjen e tij e paralajmëroi në rrjetet sociale, ndërsa tha se po largohet nga jeta publike për disa punë profesionale. Ikja e tij rezultoi pak orë nga shpallja non-grata nga Departamenti Amerikan i Shetit. Grubi sipas të dhënave, ka qenë në…

Read More

Janë publikuar pamjet e para nga momenti i paraqitjes dhe dorëzimit të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, në vendkalimin kufitar Bllacë. Pamjet, të publikuara nga disa portale maqedonase tregojnë momentin kur Grubi paraqitet në hyrje të Republika e Maqedonisë së Veriut dhe më pas shoqërohet nga zyrtarët policorë, pas aktivizimit të masës “Arresto”. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai është privuar nga liria në orën 06:10 dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Grubi po përballet me akuza që lidhen me rastin e Lotarisë Shtetërore. Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me hapat e mëtejshëm proceduralë.(INA)

Read More