Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Abdixhiku për identifikimin e tre shqiptarëve të zhdukur në luftë: Kujtesa dhe drejtësia janë borxh ndaj tyre

22 Shtator, 2026

Isen Shabani: Pa zgjedhje nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë

21 Shtator, 2026

Aksident i rëndë, humbën jetën dy vajza të reja nga Sarajeva

21 Shtator, 2026

Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë

21 Shtator, 2026

Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti

21 Shtator, 2026

Ferati takon ambasadorin e Zvicrës, në fokus investimet dhe bashkëpunimi ekonomik

21 Shtator, 2026

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut po thellohet

21 Shtator, 2026

Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet lart në agjendë

21 Shtator, 2026

Aksion policor në Tetovë, bllokohet një ndërtesë

21 Shtator, 2026

Mevludin Avdija në takim me ministrin Serafimovski: në fokus bujqësia, fermerët dhe zhvillimi i tregut bujqësor

21 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 22 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

RMV në pritje të “testit fabrik”: Kur do të bëhen funksionale raketat franceze për mbrojtjen e ajrit?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk ka dhënë përgjigje të re lidhur me kontratën për sistemet raketore të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër Mistral 3, gjashtë muaj pasi ishte bërë e ditur se dorëzimi do të shtyhej për disa muaj. Megjithatë, edhe pse përgjigjja është e re, por informacionet janë të vjetra. Nuk ka të reja, nuk ka datë, e as nuk jepen arsye për vonesat, me pretekstin se kontrata është e natyrës së klasifikuar. Sipas Ministrisë, për pajisjet që pritet të arrijnë, prodhuesi ka planifikuar testin fabrik, pas të cilit do të ndodhë dorëzimi i sistemit. Ministria gjithashtu konfirmon se janë ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e pajisjes dhe se pagesa do të bëhet përmes një instrumenti ndërkombëtar vetëm pas konfirmimit të dorëzimit, shkruan Portalb.mk.

Në përgjigje nuk është bërë e ditur data e dorëzimit të sistemit, nuk ka informacion mbi fazat e dorëzimit dhe cilat janë realizuar deri tani, dhe nuk janë shpjeguar arsyet konkrete për vonesën apo nëse ato janë tejkaluar. Po ashtu, nuk ka detaje mbi masat teknike dhe infrastrukturore që duhet të jenë përmbushur para se sistemi të jetë funksional dhe i gatshëm për përdorim operativ.

Këto mungesa e bëjnë të paqartë se kur sistemi do të arrijë në vend dhe kur do të jetë i gatshëm për përdorim, edhe pse Ministria thekson se po zbatohet gjithçka sipas kontratës dhe procedurave të planifikuara.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju informojmë se për pajisjet që do të mbërrijnë, është planifikuar një test në fabrikë nga prodhuesi, pas të cilit do të vijë dorëzimi. Ministria e Mbrojtjes po zbaton të gjitha dispozitat e kontratës në lidhje me kushtet e infrastrukturës së kërkuara për vendosjen e pajisjeve. Lidhur me pagesën, ju informojmë se për zbatimin e kësaj kontrate përdoret një instrument ndërkombëtar pagese. Pagesa do të bëhet pas konfirmimit të dorëzimit. Duke pasur parasysh se kontrata është e natyrës së klasifikuar, nuk mund t’ju ofrojmë informacion më të detajuar”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar, Ministria për redaksinë tonë informoi se sistemi i mbrojtjes kundërajrore që pritej të dorëzoheshin nga Franca në gjysmën e dytë të vitit 2025, do të vonohet për disa muaj. Nga kjo Ministri, atëkohë thanë se marrëveshja me prodhuesin francez është në fazën përfundimtare të zbatimit, ndërsa “po merren masa intensive për të plotësuar të gjitha parakushtet për përdorim operacional”. Edhe atëherë na u tha se nuk mund të japin më shumë detaje mbi marrëveshjen sepse është e natyrës së klasifikuar.

Këto mungesa e bëjnë të paqartë se kur sistemi do të arrijë në vend dhe kur do të jetë i gatshëm për përdorim, edhe pse Ministria thekson se po zbatohet gjithçka sipas kontratës dhe procedurave të planifikuara.

  • LEXO: Franca e shtyu afatin për dorëzimin e sistemeve kundërajrore për RMV-në, Ministria e Mbrojtjes: S’mund të japim detaje

Këto zhvillime vijnë pas njoftimeve të mëhershme se sistemi i mbrojtjes kundërajrore, që përfshin pajisje të përputhshme me standardet e NATO-s, do të dorëzohej në gjysmën e dytë të vitit 2026. Tashmë mbetet e paqartë kur saktësisht do të ndodhë dorëzimi, pasi siç duket as vendi nuk ka marrë datë nga pala franceze.

 

Ministria e Mbrojtjes filloi prokurimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës gjatë kohës që kjo ministri udhëhiqej nga Sllavjanka Petrovska, për të cilat në vitin 2022 është nënshkruar marrëveshje ndërmjet dy Qeverive. Marrëveshja është nënshkruar në vizitën zyrtare të ministres së Mbrojtjes në Paris në tetor të vitit 2022.

Sisteme të mbrojtjes kundërajrore, foto: NATO AIRCOM
Sisteme të mbrojtjes kundërajrore, foto: NATO AIRCOM

Pajisjet e mbrojtjes kundërajrore janë në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s, si dhe në përputhje me objektivat e kapaciteteve që Maqedonia e Veriut i ndërmerr si shtet anëtar dhe si pjesë përbërëse e sistemit kolektiv të mbrojtjes dhe sigurisë së NATO-s.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 5 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

Në kohën kur vendi përpiqet të arrijë 2 përqindëshin, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se anëtarët e aleancës së shpejti do të diskutojnë rritjen e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBB-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë, tha Rutte në një konferencë shtypi pas një takimi ministror të NATO-s në Bruksel. Rutte theksoi se nevoja për shpenzime më të larta të mbrojtjes tejkalon kritikat e mëparshme të presidentit të dikurshëm dhe të ardhshëm amerikan Donald Trump për kontributet e mbrojtjes të Evropës.

“Nuk ka të bëjë vetëm me Trumpin”, tha Rutte. “Unë besoj fuqishëm – dhe shumë aleatë pajtohen – se 2% thjesht nuk mjafton. Për momentin është e mjaftueshme, por nëse duam të ruajmë parandalimin efektiv në afat të gjatë, duhet të shpenzojmë më shumë”.

Kur u pyet nëse anëtarët evropianë të NATO-s duhet të përgatiten për të përmbushur një objektiv të mundshëm të shpenzimeve prej 3% të PBB-së, shifër e sugjeruar nga Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump – Rutte pranoi se presidenca e parë e Trumpit kishte bërë presion për shumë aleatë për të arritur pragun prej 2%. Lufta në Ukrainë shtoi urgjencën e mëtejshme.

“Tani për tani, ne mund të mbrohemi dhe askush nuk ka dëshirë të na sulmojë. Por duhet të sigurohemi që kjo të jetë e vërtetë në katër deri në pesë vjet”, shtoi ai.

Rutte sugjeroi që objektivat e ardhshme të shpenzimeve mund të përshtaten për vendet individuale, duke reflektuar nevojat e tyre specifike dhe boshllëqet në aftësi.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Isen Shabani: Pa zgjedhje nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë

Ferati takon ambasadorin e Zvicrës, në fokus investimet dhe bashkëpunimi ekonomik

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut po thellohet

Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet lart në agjendë

Aksion policor në Tetovë, bllokohet një ndërtesë

Mevludin Avdija në takim me ministrin Serafimovski: në fokus bujqësia, fermerët dhe zhvillimi i tregut bujqësor

Lajmet e fundit

Abdixhiku për identifikimin e tre shqiptarëve të zhdukur në luftë: Kujtesa dhe drejtësia janë borxh ndaj tyre

22 Shtator, 2026

Isen Shabani: Pa zgjedhje nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë

21 Shtator, 2026

Aksident i rëndë, humbën jetën dy vajza të reja nga Sarajeva

21 Shtator, 2026

Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë

21 Shtator, 2026

Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti

21 Shtator, 2026

Ferati takon ambasadorin e Zvicrës, në fokus investimet dhe bashkëpunimi ekonomik

21 Shtator, 2026

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut po thellohet

21 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.