Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar. Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski. “Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe…

Read More

Në fillim, Fillkovi deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës bëhet kontrolli i njohjes aktive të gjuhës maqedonase, duke thënë shprehimisht në përgjigjen e tij ndaj peticionit të studentëve se: “Kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase.” Sot ai e ndryshon deklaratën dhe thotë: “Për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative.” Pra, çfarë është ky provim sipas tij? Test për njohje gjuhësore apo provim profesional? Sigurisht që është provim për kontrollin e njohurive profesionale të fituara…

Read More

Kosova është renditur ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit rajonal “SecuriMeter 2025” të publikuar nga Regional Cooperation Council. Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, 64% e qytetarëve deklarojnë se ndihen të sigurt, duke e pozicionuar vendin me perceptimin më të lartë të sigurisë personale në rajon. Raporti evidenton gjithashtu nivel të lartë besimi në institucione, me 70.6% besim në polici dhe 74.6% në ushtri. Po ashtu, 58.4% e qytetarëve e konsiderojnë Kosovën vend të sigurt për të jetuar, ndërsa 80.5% thonë se nuk kanë plan të emigrojnë. Raporti thekson edhe…

Read More

Ndryshimet kushtetuese mbeten thelbësore për vazhdimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, por përgjegjësia për ngërçin nuk i takon vetëm Shkupit, por edhe Brukselit, tha Thomas Weitz para Komitetit të Punëve të Jashtme gjatë prezantimit të draft-raportit vjetor të progresit për vendin, transmeton Portalb.mk. “Lidhur me ndryshimet kushtetuese – është shumë e qartë se të drejtat e pakicave për shprehje kulturore dhe vetëvendosje janë pjesë e legjislacionit tonë evropian dhe, rrjedhimisht, pjesë e kornizës negociuese dhe përfundimeve të Këshillit. Prandaj, ekziston nevoja për të përmbushur këtë kërkesë duke përfshirë pakica shtesë, gjegjësisht komunitetet e pranishme në vend, në Kushtetutë. Kjo është…

Read More

Arben Taravari dhe Izet Mexhiti. Foto nga profili i Mexhitit në Facebook Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij Abidin Abduli, ka dorëzuar dje padinë për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, transmeton Portalb.mk. Padia vjen pas deklaratave të bëra nga Mexhiti në një emision televiziv në Lajm TV, ku ai tha se gjatë mandatit të tij si ministër, Taravari ka dhënë shtatë licenca për fabrika për përpunimin e kanabisit. Sipas njoftimit, para dorëzimit të padisë ishte dhënë edhe afati ligjor për kërkim-falje publike, të cilin Mexhiti, thonë nga ASH, nuk e…

Read More

Sektori i Punëve të Brendshme në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, dy personave të tjerë dhe një kompanie private, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme që ka rezultuar me dëmtimin e buxhetit komunal për një shumë prej 1.457.205 denarësh. Sipas denoncimit zyrtar, i dyshuari kryesor – Fatmir Dehari nga fshati Sërbicë, në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, akuzohet se më datë 08.01.2025 ka miratuar një plan për furnizime publike në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Komunale, duke ia besuar mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra rreth ndërtesës së komunës një…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është siguruar nga ana e organeve të rendit dhe e gjithë procedura e mëtutjeshme është vendim i pushtetit gjyqësor. “I arratisuri është siguruar nga forcat e rendit. Çdo gjë tjetër është një vendim i një pushteti tjetër – pra gjykatës. Nuk ka të bëjë fare me Qeverinë. Por nënndërgjegjja është e çuditshme dhe tani secili prej tyre po vë në dyshim atë që di ky person. Dhe kjo i ‘stërvit’. Le të mos e zgjerojmë çështjen nga ‘Lotaria’, kështu që le të kalojmë te Shëndetësia ose ndoshta diçka që lidhet…

Read More

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, tha se kërkesa e votuesve dhe strukturave partiake është e qartë dhe se ata dëshirojnë bashkimin e VLEN-it. Ai tha se konform kësaj kërkesa liderët e partive janë duke vepruar. Ai përmendi veprimin e Besës për të shkarkuar organet e Besës, ndërsa tha se këtë po e bën edhe Fetahu dhe Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa, si dhe Ilir Demiri, për të cilin tha se është deputeti i radhës që i bashkëngjitet VLEN-it. “Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thirret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se në BDI ka filluar përplasja e brendshme. Sipas VLEN-it, Artan Grubi është arkiva e gjallë dhe lëvizëse e një skeme partiake që për vite me radhë u fsheh nga opinioni. “Asgjë nuk është më si më parë. Ka filluar përplasja e brendshme në BDI. Në njërën anë është Ali Ahmeti me grupin e ish funksionarëve që sot shtiren si të pafajshëm dhe të ndershëm, ndërsa në anën tjetër është Artan Grubi, të cilin po këta, sa ishte në arrati, e ngarkuan personalisht me të gjitha të këqijat politike dhe korruptive të…

Read More

Dje në Universitetin e Tetovës, ministrja Vesna Janevska zgjodhi që, përveç debatit për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, të hapë edhe një debat të panevojshëm mbi statusin e gjuhës shqipe, duke e relativizuar dhe nënçmuar atë publikisht. Deklarata se “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet”, si dhe kërkesa që gazetarët të përkthejnë për të, përbëjnë jo vetëm mungesë respekti ndaj shqipes, por edhe shpërfillje të realitetit kushtetues dhe ligjor që garanton përdorimin zyrtar të saj. Pas ministrit Fillkov, që po tenton të përjashtojë shqipen nga jurisprudenca dhe praktikat institucionale, tani edhe Janevska…

Read More